Naked City
Neymar harron dhimbjet, pushon me të dashuren në plazh
Ai mungoi në dy ndeshjet e fundit të Brazilit në Kupën e Botës, pas një dëmtimi në çerekfinale.
Megjithatë duket se e dashura e Neymar, Bruna Marquezine e ka ndihmuar atë që t'i harroj problemet e tij të fundit, duke kaluar një të shtune bashkë në plazhin Formentera.
Futbollsti kishte shkaktuar një tronditje në mesin e pushuesve kur arriti në vendin e pushimit, derisa shoqëruesja e tij kishte veshur një fustan të shkurtër të thurur me grep.
Selfie në koncertin e Beyonce, shfaqet Michelle Obama me vajzën
"Zonja e parë ishte pas meje”. Me këto fjalë modelja Yesenia Herrara komenton fotografinë e saj selfie, ku shfaqet Michelle Obama dhe vajza e saj Sasha, në koncertin e Beyonce dhe Jay-Z.
Vajzat e Presidentit Barack Obama, janë prej kohësh fanse të këngëtares e cila këndoi edhe në shtëpinë e bardhë me rastin e ditëlindjes së zonjës së parë.
Fotografia u realizua gjatë koncertit të Chicago, dhe bëri që brenda pak orësh, modelja jo shumë e njohur, të shfaqet në televizionet më të mëdha amerikane.
Amy Childs ‘çmend’ fansat e saj
Ylli televiziv anglez, Amy Childs është dukur shumë tërheqëse në pushime, duke i ‘çmendur’ kështu fansat.
Amy Childs njihet si njëra ndër femrat me një stil tejet të veçantë.
Ajo është duke i kaluar pushimet në Spanjë, aty ku u duk shumë tërheqëse.
Me një palë bikini mjaft ‘ekzotike’ dhe me trupin e saj joshës dhe tërheqës, Amy padyshim që ka çmendur shumë fansa anë e mbanë botës.
E thërrasin “derrkuce” në shkollë, pas disa vitesh kurorëzohet miss
Një vajzë e kurorëzuar si mbretëresha e bukurisë ka treguar për të kaluarës e saj, dhese kur ishte adoleshente shokët e shkollës e tallnin duke e quajtur derrkuce.
Danni De Bear 21 vjeçe nga Dorchester që tani është një bukuroshe e kurorëzuar, e ka vuajtur kohën e gjimnazit aq shumë saqë ka tentuar edhe të vrasë veten pasi ka rënë në depression.
Brunja jetonte në një fermë bashkë me familjen dhe nga kjo nxënësit e shkollës i vinin epitete të shëmtuara.
“Nuk kisha qetësi. Qaja gjithë ditën dhe jam mërzitur aq shumë sa doja ti jëpja fund jetës”-ka thënë vajza.
Megan Fox, një 'seksi' mama
Ajo solli në jetë djalin e saj të dytë Bodhi vetëm pesë muaj më parë, por ju nuk mund ta gjykoni Megan Fox si një femer që sapo ka lindur, nëse e shikoni mirë atë.
Aktorja 28 vjecare ka treguar trupin e saj të hollë me një veshje të ngjitur pas trupit kur ajo arriti në Comic-Con International në San Diego, Kaliforni gjatë të enjtes.
Ajo dukej shumë e lumtur kur arriti në konventen komike në San Diego për të dale në një panelë për filmin e saj të ardhshëm Teenage Mutant Ninja Turtles.
Miranda Kerr bëhet gati për 15 minuta
Miranda Kerr është zgjuar e tillë. Pothuajse e tillë ishte.
Modelja 31 vjecare dhe nëna e saj kanë shkruar në blogun e saj Kora Organics që asaj i merr kohë vetëm 15 minuta që të ngrihet të vishet, të rregullohet dhe të dal në derë.
"Unë zakonisht marr më pak kohë në mëngjës, sidomos prej që jam nënë. Kështu me disa hapa të thjeshtë të lëkurës dhe të fytyrës më merr vetëm 15 minuta të dal tek dera" ka shpjeguar ajo në blogun e saj.
Do të martohen, por ja cila është dëshira e tyre e veçantë
Për martesën e tyre, Eva Mendes dhe Ryan Gosling kanë një dëshirë të vetme. Ëshrë disi e çuditshme, por ata nuk duan të kenë asnjë të ftuar. Çifti VIP, të cilët janë shoqëruar me njëri-tjetrin që prej vitit 2011 kanë në plan të martohen brenda fundit të vitit dhe sipas thashethemeve, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
“Gjëja më e rëndësishme për ta është që të mos kenë asnjë të ftuar në ceremoni. Ryan nuk i ka fare qejf festat e mëdha dhe duan që gjerat mes tij dhe Evës të jenë tërësisht intime dhe private”, shkruhet në revistën Britanike Heat.
Calvin Harris përpiqet të shmangë Rita Orën
Dj skocez Calvin Harris, që pas ndarjes është munduar ta mënjanojë ish të dashurën e tij Rita Orën.
Daily Star shkruan se Calvin i cili ka rezidencën e tij në Las Vegas, gjatë gjithë kohës pyet miqtë e tij për të ditur vendodhjen e saj në mënyrë që ta shmangë atë.
Një burim i Daily Star shkruan "Calvin mundohet ta shmangë atë me çdo kusht për të mos u takuar".
Çifti i cili kishte më shumë se një vit së bashku, lajmëruan për ndarjen e tyre përmes një postimi në Twitter në Qershor.
Kardashian dhe West në prag ndarje?
Thashethemet janë duke qarkulluar kudo dhe ato thonë se Kim Kardashian dhe Kanye West janë në prag divorci. Ata janë martuar më 24 maj të këtij viti në Firence të Italisë, në një dasmë madhështore dhe kanë një fëmijë bashkë.
Sipas revistës InTouch thuhet se marrëdhënia mes tyre ka marrë fund pas 58 ditësh dhe se Ëest nuk shfaq më interes për bashkëshorten e tij që pas përfundimit të muajit të mjalti.
Disa kg më shumë edhe për Di Caprio-n!
Di Caprio në Saint Tropez organizoi një mbrëmje bamirësie dhe më pas vendosi të kalojë disa ditë pushimi me të dashurën, Toni Gram.
Leonardo Di Caprio është fotografuar në Saint Tropez teksa fondacioni i tij organizoi një mbrëmje bamirësie. Ai mblodhi yjet e botës së shoëbizz-it, të cilët ishin të pranishëm në këtë mbrëmje gala. Fondacioni i tij arriti të mbledhë rreth 18 milionë euro.