Naked City

Alessandra Ambrosio “eksplozive” në rrugët e Rios

Postuar në 19 Korrik, 2014 12:27

Modelja seksi e Victoria’s Secret Alessandra Ambrosio është shfaqur me provokuese në kurrë në setin fotografik të realizuar në Rio. Më në formë se kurrë Ambrosio ka pozuar për aparatin e veshur me bikini.

Shakira, e para me 100 milionë fansa në Facebook.

Postuar në 19 Korrik, 2014 04:03

Këngëtarja kolumbiane, Shakira, ka festuar një sukses të jashtëzakonshëm të saj – ajo është njeriu i parë që ka arritur 100 milionë fansa në Facebook.
Shakira, e cila njihet për hitet e shumta të saj ka shfrytëzuar llogarinë e saj në Facebook për të falënderuar të gjithë fansat e saj.

Ajo ka publikuar një video, ku shihen momente me foto e postime të saj, që prej se u hap Facebook në vitin 2007.

I mbyllin Instagramin, për shkak të trashësisë.

Postuar në 19 Korrik, 2014 04:00

Ndoshta ju duket e pabesueshme, por një 19 vjeçareje i është mbyllur llogaria e saj në Instagram, pasi ajo nuk ishte estetikisht e bukur. Lidhur me faktin se ajo ishte e shëndoshë, një masë e rreptë është ndërmarrë menjëherë nga Instagrami, duke i bllokuar llogarinë.

Kjo gjë është përjetuar mjaft keq nga vajza, e cila ka theksuar se kjo është e pafalshme, dhe se nuk duhet të vendosen rregulla kaq penalizuese. Ky fakt ka prekur një pjesë të madhe të ndjekësve, të cilët kanë mbështetur të renë. Bëhet fjalë për 19 vjeçaren Sam Newman, e cila jeton e studion në Ohaio të SHBA.

"Bukuroshja e Fjetur", fle plotë 59 ditë.

Postuar në 19 Korrik, 2014 03:58

Imaarl Duprey ndryshe mund ta quajmë "Bukuroshja e Fjetur" pasi fle për gati 59 ditë, Ajo vuan nga një çrregullim tepër i rrallë neurologjik, siç është Sindroma Kleine-Levin.

Personat që vuajnë ky çregullim bien në një gjumë të gjatë sa mund të flejë për ditë me rradhë. Pacienti ndihet nervoz, sillet në mënyrë fëminore dhe ha shumë.

Kështu ndodh edhe me Imaarl, e cila ka arritur edhe të diplomohet në psikologji nga Universiteti Goldsmiths në Londër.

Vitin e kaluar Imaarl Duprey, vetëm 23 vjeç flinte pothuajse vazhdimisht për 59 ditë dhe sillej si fëmijë

9-vjeçari martohet me 62-vjeçaren.

Postuar në 19 Korrik, 2014 03:56

9-vjeçari martohet me 62-vjeçarenNjë djalë vetëm 9 vjeç është bërë dhëndri më i ri në moshë në botë pasi është rimartuar me një femër 53 vjet më të madhe se ai.

Disa fshatarë thanë se janë tmerruar kur Saneie Masilela, vetëm një fëmijë lidhi kurorë me 62-vjeçaren, Helen Shabangu.
Kjo nuk është hera e parë që çifti është martuar, pasi ata u martuan edhe vitin e kaluar në një ceremoni të ngjashme në Mpumalanga, Afrikë të Jugut.

MTV Video Music Awards, Beyonce merr 8 nominime

Postuar në 18 Korrik, 2014 12:37

Janë shpallur kandidaturat për MTV Video Music Awards për vitin 2014. Beyonce ka marrë 8 nominime duke përfshirë edhe videon më të mirë të vitit, artisten më të mirë femër dhe koreografinë më të mirë.

Eminem dhe reperja australiane Iggy Azalea kanë marrë nga 7 kandidatura. Eminem është kandiduar për artistin më të mirë mashkull, bashkëpunimin më të mirë dhe për artistin më të mirë Hip Hop. Ndërsa Iggy Azaela është në nominim për videon e vitit, artisten më të mirë femër dhe artisten më të mirë Pop.

Diskutime mbi daljen e albumit dhe nisjen e turit të Adele.

Postuar në 18 Korrik, 2014 12:34

Është një ndër albumet më të pritura për vitin 2014 dhe çdo lajm, që ka lidhje me të, bën xhiron e botës. Adele është gati për të nxjerrë albumin e saj, nën titullin “25”, brenda kësaj vjeshte.

Por, në një postim në Twitter të World Music Awards, WMA ka njoftuar se turi për albumin më të ri do të nisë në vitin 2015, pas publikimit të diskut. Lajmi duket të jetë fals, sepse më pas ky postim është fshirë.

Irina Shayk realizon edhe një ëndërr

Postuar në 18 Korrik, 2014 12:30

Supermodelja Irina Shayk ka vendosur të bëjë debutimin e saj në ekranin e madh të epikës së re greke, Herkulit të drejtuar nga Brett Radner dhe duket se ajo po flet për rolin që ajo e ka endërruar.

Irina në këtë rol luan si bashkëshortja e Herkulit, Megara në një version të ri të përrallës klasike greke.

Modelja duket më e përsosur se kurrë kur ajo prezanton rolin e saj./

Kim Kardashian topless për të marrë ngjyrë

Postuar në 18 Korrik, 2014 02:52

Kim Kardashian po shijon disa ditë në Meksikë dhe po relaksohet nën rrezet e diellit.
Por teksa punon për të marrë sa më shumë bronzaturë, ylli është munduar të tregojë edhe linjat e saj të bukura.
Ajo është shfaqur topless për tu larë në pishina dhe këtë e ka treguar edhe në Instagram duke bërë një foto të pasmeve për ta shpërndarë ndjekësve të saj.

Irina Shayk tregon të pasmet

Postuar në 17 Korrik, 2014 15:59

Irina Shayk padyshim që është një nga femrat më të bukura në botë. Bukuria e saj nuk fshihet vetëm në fytyrën e saj tejet të bukur.

Irina ka treguar në këtë foto të pasmen e saj briliante dhe të "parat" e saj tejet në formë. 200 mijë like dhe 4 mijë komente ishte bilanci i një ore në faqen e saj në Facebook.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City