Naked City
Vajza i dërgon babait gabimisht selfie nudo në celular.
Kujdes me selfiet nudo që mbani në telefon! E themi këtë sepse gabimisht mund t’ia coni, babait tuaj. Një vajzë me emrin Nyjah Cousar ngatërroi adresë dhe një selfie nudo me buzë të fryra dhe gjoks të zbuluar ia nis padashur babait të saj. Ishte një ëndërr e keqe tha ajo teksa ndante këtë problem me miqtë në Twitter. Sigurisht që babai nuk është krenar që për atë që pa nga e bija. Madje i kërkoi të fliste në telefon por vajza nga turpi nuk e hapi.
Miley-t i zbulohet i dashuri “sekret”
Ai është një producent ekzekutiv, ndërsa ajo një këngëtare, e cila ka publikuar tashmëalbumin e 4 të saj në studio, Bangerz. Por, nga sa është zbuluar, duket se Mike Will Made It mund të ketë qenë i dashuri sekret i Miley Cyrus gjatë 9 muajve të kaluar.
“Kushdo në qarkun e saj të shoqërisë e dinë mirë se ata kanë qenë bashkë gjatë gjithë kësaj kohe”, ka thënë një burim i Daily Mail. “Ata flasin dhe i shkruajnë mesazhe njëri-tjetrit gjatë gjithë ditës, në përditshmëri”.
Pamela Anderson divorcohet sërish.
Aktorja e famshme Pamela Anderson ka vendosur të divorocohet për herë të dytë nga i njëjti burrë.
Pamela dhe Rick Salomon u martuan për herë të parë në vitin 2007 dhe vetëm disa muaj më vonë u divorcuan, por asnjëherë nuk i ndërprenë kontaktet.
Ndërsa në janar të vitit 2014, çifti u martua për herë të dytë, por as këtë herë martesa nuk ka funksionuar, pasi nuk bëhet fjalë thjesht për një zënkë, por Anderson ka dorëzuar kërkesën për divorc në një gjykatë në Los Angeles.
Ambrosio e harron humbjen e Brazilit.
Ajo ndihej e shkatërruar kur Brazili i saj ra në dy gjunjë nga ndeshja që kishte me Gjermaninë për Kupën e Botës, të martën në mbrëmje.
Ndonëse ekipi i saj i zemrës humbi keq me një rezultat 7 me 1, duket se modeljaAlessandra Ambrosio ka lënë futbollin në njërën anë dhe filloj një nismë bamirësie në Nju Jork City.
Braziliania 33 vjeqare u bashkua me shoqet e saja nga Victoria Secret Angel për të siguruar mjete për organizatën jo fitimprurëse Pelatonia.
George Clooney 1, gazeta “Daily Mail” 0.
Faqja e internetit të gazetës britanike fshiu një artikull në lidhje me Clooney, të fejuarën e tij Amal Alamuddin, si dhe nënën e kësaj të fundit Baria, të mërkurën, pasi Clooney tha se artikulli ishte “tërësisht një trillim” dhe tepër i “rrezikshëm”.
Për pasojë, websajti kërkoi më pas falje dhe tha se “kishte nisur një hetim të plotë”.
“Kaubojsja” Karlie Kloss topless për koleksionin e Mellon.
Kur ishte në krye të “Jimmy Choo”, Tamara Mellon tregoi me prova se e dinte ekzaktësisht se çfarë donin gratë dhe krijimet e saj u bënë aq të dashura, sa që u veshën edhe nga Victoria Beckham apo Princesha Diana.
Pasi u largua nga firma luksoze të themeluar prej saj dhe të menaxhuar nga viti 1996 deri në vitin 2011, duke shitur aksionet e saj prej rreth 82,5 milionë paund, Mellon ka zbuluar tashmë koleksionin e saj të veshjeve, si dhe të këpucëve.
Kinë, fiton 1.8 mln euro nga lotaria, shfaqet i maskuar.
I përqafuar nga fati pasi fitoi një shumë të madhe në lotari, një person nga provinca e Shanxit në Kinë nuk ka dëshiruar që të zbulojë identitetin përpara gazetarëve të pranishëm.
Fituesi fatlum i një shifre marramendëse prej 1.8 milionë euro nuk ka dëshiruar që të identifikohej për publikun. Ai është shfaqur i maskuar përpara gazetarëve.
Ky nuk është rasti i parë pasi edhe në të shkuarën ka ndodhur që pas fitimit të shumave kaq të mëdha janë paraqitur të maskuar si Power Rangers, disa të tjerë të veshur si panda.
Rita pozon për Roberto Cavallin.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është fytyra e koleksionit të ri tëRoberto Cavalli Vjeshtë- dimër 2014-2015.
Rita duken joshëse në stilin të cilin na kujton ikonën Marilyn Monro.
Në njërën nga fotografit këngëtarja qëndron e shtrirë në një shtrat dhe në këmbë duke luajtur me pëlhura të lehta të një fustan.
Ashley përton të vishet.
Këngëtarja Ashley Roberts ka befasuar të pranishmit në Ibiza, ku është duke pushuar, teksa është shfaqur topless.
32-vjeçarja e Pussycat Dolls duket në një formë fantastike dhe super seksi.
Fiksimi i Kanye Westit për ngjyrën e bardhë.
Burri i Kim Kardashian, reperi Kanye West është i fiksuar pas ngjyrës së bardhë dhe përveçse në të shumtën e rasteve vishet vetëm me të bardha, dëshiron që kudo që shkon të mbizotërojë e bardha.
Kanye West teksa ndodhej në Londër në Festivalin “Wireless” për të zëvendësuar kolegun e tij Drake, është tërbuar kur në dhomën e veshjeve ka gjetur rroba femrash ngjyrë të zezë.
Reperi ka kërcënuar organizatorët se nuk do të ngjitej në skenë nëse ato rroba nuk do të hiqeshin menjëherë.