Naked City
Beyonce zbulon motrën e vogël të paligjshme.
Beyonce kaloi një periudhë të vështirë kur iu desh të pranonte që kishte një vëlla nga babai. Djali Nixon, 4 vjeç është lindur në vitin 2010 dhe mamaja e tij është aktorja Alessandra Wright.
Tashmë Mathew Knowles i paguan asaj një shumë mujore të madhe por, është zbritur për shkak se Marhew raportoi në gjykatë se ka më pak të ardhura.
Kjo ishte edhe arsyeja se pse u nda me bashkëshorten e tij Tina pas 31 vitesh martesë.
Watson, ambasadore e vullnetit të mirë e OKB-së.
Agjencia e OKB-së për barazi gjinore, “UN Women” ka njoftuar se aktorja britanike, Emma Watson, e njohur më shumë për rolin e saj në serinë e filmave “Harry Potter”, është emëruar ambasadore e vullnetit të mirë.
Ajo e ka për detyrë që të avokojë për fuqimin e rolit të femrave te reja.
“Kërkesa për të shërbyer si Ambasadore e Vullntetit të Mirë e OKB-së për këtë çështje është vërtetë nder i madh”, ka thënë aktorja 24 vjeçare përmes një deklarate.
Premtimi i bashkëshortes së Romeros.
Bashkëshortja e Sergio Romero, Eliana Guercio i ka bërë një premtim të veçantë Rihannas, pas komplimentave që këngëtarja kishte shkruar në “Twitter”për portierin e Argjentinës.
“Nëse fitojmë Botërorin do t’ia dhuroj për një javë Rihannas bashkëshortin tim”, ka thënë Guercio. Si do që të shkojë për Sergio Romeron, të paktën ai sërish do të ngushëllohet në krahët e një gruaje të bukur.
Emily Ratajkoski, pozon nudo në errësirë.
Emily Ratajkoski ka vendosur të zbuloj tërësisht trupin e saj për nëj simbol seksi duke xhiruar një set fotografik për revistën GQ xhiruar në një terren të lagësht.
Modelja 23 vjeqare e cila mori famë pasi mori pjesë në videon e Robin Thicke's Blurred Lines ka qëndruar lakuriq në nëj plazh të errët.
Në brendësi të revistës ajo fol për karrierën e saj dhe takimet e saja.
Rritet nga dy gra lesbike, ja rezultati.
Zach Wahls është një i ri amerikan si shumë të tjerë, por e veçanta e tij është familja. Zach është rritur nga dy gra lesbike, një familje krejt ndryshe nga ajo tradicionale.
“Unë jam rritur nga dy mama, por pavarësisht kësaj familja ime nuk është ndryshe nga të tjerat. Të dielën shkojmë bashkë në meshë, në verë shkojmë me pushime dhe shpesh zihemi. Ne nuk jemi ndryshe nga të tjerët”, janë këto fjalët e Zach në mbështetje të familjes së tij.
Lozonjarja Bar Rafaeli.
Kohët e fundit është ndarë nga i dashuri Adi Ezra, por duke parë këtë set fotografik është e padiskutueshme që Bar Rafaeli nuk do të qëndrojë për shumë kohë beqare.
Modelja e famshme nga Izraeli tregon format e saj për fushatën e re të markës Passionata duke pozuar në mënyrë provokuese pranë një modeli mashkull me kostum.
Në të gjitha fotot, ish-partnerja e Leonardo Di Caprios ka pozuar me të brendshme.
Dhëndri kërkon divorcin në natën e parë të martesës.
E madhe duhet të ketë qenë pendesa e këtij dhëndri të paidentifikuar i cili vendosi që nuk donte ta shtynte më tej martesën… disa orëshe.
Dhëndri nga Arabia Saudite veproi i shtyrë nga disa foto intime të bashkëshortes që i mori prej një ish të dashuri të saj. Ata po festonin martesën në hotel kur ai pa fotot. Ai vendosi të divorcohet menjëherë nga gruaja e tij. I dashuri i mëparshëm i nuses i kishte kërkuar asaj të vazhdonin lidhjen ose ndryshe do t’i publikonte fotot.
Bluza 'Nuk më nevojitet seksi, Qeveria më pallon për çdo ditë' është shitur për 573 euro.
Zagreb, - Bluza më e famshme në Kroaci me mbishkrimin në gjuhën anglez 'Nuk më nevojitet seksi, Qeveria më pallon për çdo ditë' është shitur për 573 euro.
Pronari i deritanishëm i bluzës, kameramani televiziv Ivan Cvirn, në fund të korrikut për shkak të mbishkrimi kontestues mbeti pa punë, pasi hidhëroi kryeministren Jadranka Kosor dhe anëtarët e Qeverisë.
Fëmija me sëmundjen e rrallë, mund ta vrasë në çdo moment.
Një bombë gati për të shpërthyer në trurin e tij, e cila mund ti kushtojë jetën. HarveyHawkins, është një fëmijë anglez 5 vjeçar, i cili është prekur nga një kancer në tru, i cili rrezikon që ti kushtojë jetën nga momenti në moment.
Bëhet fjalë për një tumor, i cili aktualisht është i paoperueshëm. Mjekët janë duke pritur që përmasat e tij të rriten në mënyrë që ta operojnë, mirëpo ndërkohë ekziston rreziku që tumori të “shpërthejë”, duke i shkaktuar vdekjen fëmijës.
Zac Efron dhe Michelle Rodriguez konfirmojnë lidhjen e tyre
Çifti është fotografuar gjatë pushimeve në Sardenjë, teksa shkëmbenin puthje dhe përkëdhelje e dukeshin shumë të lumtur. 26-vjeçari Zac Efron dhe 35-vjeçarja Michelle, tashmë e kanë konfirmuar lidhjen e tyre.
Fotot ekskluzive të çiftit të sapolidhur i publikoi faqja e internetit “Dailymail”. Ata kishin zgjedhur të shëtisnin në detin e Sardenjës me anën e një varke. Michelle dukej shumë e relaksuar dhe e lumtur, teksa shijonte hedhjet spektakolare në ujë.