Zac Efron dhe Michelle Rodriguez konfirmojnë lidhjen e tyre

Postuar në 07 Korrik, 2014 11:48

Çifti është fotografuar gjatë pushimeve në Sardenjë, teksa shkëmbenin puthje dhe përkëdhelje e dukeshin shumë të lumtur. 26-vjeçari Zac Efron dhe 35-vjeçarja Michelle, tashmë e kanë konfirmuar lidhjen e tyre.

Fotot ekskluzive të çiftit të sapolidhur i publikoi faqja e internetit “Dailymail”. Ata kishin zgjedhur të shëtisnin në detin e Sardenjës me anën e një varke. Michelle dukej shumë e relaksuar dhe e lumtur, teksa shijonte hedhjet spektakolare në ujë.

Çifti u shfaq për të treguar edhe se Michelle nuk shoqërohej më, me modelen Cara Delevigne. Michelle dhe Zac duket se kanë sy vetëm për njëri-tjetrin, teksa qeshnin dhe bënin shaka nën shoqërinë e miqve të tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.