Naked City

Zbulohen detaje trondiste për Angelina Jolie.

Postuar në 03 Korrik, 2014 03:39

Ndonëse njihet në masë si njëra ndër fytyrat publike më humane në botë, e po ashtu edhe si një grua dhe nënë e mirë, duket se e kaluara e aktores Angelina Jolie ka qenë pak problematike. Sipas magazinës amerikane “Natinal Enquirer”, aktorja ka kaluar nëpër një rini të errët. Në numrin e ri të kësaj magazine do të zbulohen disa fshehtësi të errëta e problematike të aktores.

Modelja që masakron luanë e elefantë.

Postuar në 03 Korrik, 2014 03:35

Një modele 19-vjeçare amerikane është vënë në qendër të kritikave të ambientalistëve për pasionin e saj për gjuetinë dhe vrasjen e kafshëve në zhdukje në Afrikë.

19-vjeçarja Kendall Jones nga Teksasi është mjaft aktive në rrjetet sociale duke postuar foto nga trofetë e saj që variojnë nga elefantë e deri tek gazelat.

Ky është beqari më tërheqës në botë.

Postuar në 02 Korrik, 2014 09:37

Joe Manganiello është një aktor tërheqës pas të cilit shumë femra “e humbin” kokën, ndërsa tani është shpallur si beqari më tërheqës në botë. Shikimi në stomakun e tij të ndërtuar, dëshmon se ai vërtetë e ka merituar këtë titull. “Adonisi” i Hollivudit ka vizionin e tij për femrën e përkryer dhe ka zbuluar se është në kërkim të femrës së vërtetë.

Tre bombat Nicki Minaj, Jessie J, Ariana Grande me një bashkëpunim.

Postuar në 02 Korrik, 2014 09:31

Tre yjet e muzikës Nicki Minaj, Ariana Grande dhe Jessie J kanë lajmëruar në Twitter për ardhjen së shpejti të klipit të tyre të ri.
Ato do të vijnë në një bashkëpunim me emrin Bang Bang i cili përfundon më 29 korrik.

Të trija vajzat kanë dhënë një mbishkrim për bashkëpunimin duke thënë që ky singledo të jetë i madh.

Trendi i që zëvendëson “selfiet” në dasma: Shoqërueset e nuses tregojnë prapanicat!

Postuar në 02 Korrik, 2014 03:02

Shikimi i këtyre fotove për dikë mund të duket interesant. Por, a mund të “shijohen” ato me prindër e fëmijë!?
Prirjet e reja po zëvendësojnë “selfiet tradicionalë”. Fjala është për diçka që quhet “Wedding flashing”, ku në vend të ngritjes së velit në altar, ngrihen fustanet.

Përcjellëset e nuses kështu nxisin meshkujt në dasma, po ju si do të ndiheshit nëse ky trend - si “selfiet” - përhapet edhe tek ne?!

I hap krahët shqipja në Brazil.

Postuar në 02 Korrik, 2014 02:58

Në mesin e mijërave tifozëve në Botërorin në Brazil, ishte edhe Blerim Destani. Aktori i njohur shqipëtar publikoi foto me flamurin kuq e zi gjatë ndeshjes Zvicër-Argjentinë.
Destani ka shkuar atje për ti ndjekur nga afër shqiptarët e Zvicrës, duke qenë krenar me ta, por i zhgenjyer me fundin e ndeshjes.

​I burgosuri simpatik po synon HollyWood’in.

Postuar në 02 Korrik, 2014 02:56

Me publikimin e fotografisë së tij të arrestimit në faqen e Facebook të policisë, Jeremy Meeks arriti të bëjë mijëra fansa në gjithë botën.

Atij tashmë i është ofruar një kontratë në vlerën e 30 mijë eurove si model.

Por ai tashmë thuhet se ka angazhuar një agjent i cili do t’i ndihmoj të arrij sukses nëHollywood.

Robin Williams hyn në rehabilitim.

Postuar në 02 Korrik, 2014 02:54

Robin Williams është futur në një qendër rehabilitimi në Minesota pasi aktori i famshëm i komedive i është kthyer problemeve të tij me alkoolin.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja ‘TMZ’ që shton se Williams do të qëndrojë në klinikë për disa javë.

Edhe në vitin 2006 aktori 62-vjeçar u fut në një qendër rehabilitimi në Oregon, ndërsa vetë ai ka pranuar se në vitet ’70-’80 konsumonte shumë kokainë.

Sa fiton Beyonce?

Postuar në 01 Korrik, 2014 06:50

Sikur të mos mjaftonte kurora e celebritetit më të pasur për këtë vit, ajo është edhe pjesë e çiftit më potent.

U bë prostitutë pas një përdhunimi, tregon se ka shkuar me 10 mijë meshkuj.

Postuar në 01 Korrik, 2014 06:40

Gwyneth Montenegro, është një ish-prostitutë amerikane, e tërhequr para tre vitesh nga seksi me pagesë. Në 15 vite karrierë, Gwyneth ka bërë një jetë të shfrenuar, të dominuar nga droga, seksi dhe alkooli.

Tashmë ajo ka vendosur të bëjë publike historinë e saj, duke publikuar një libër në të cilin tregon se ka shkuar me më shumë se 10 mijë meshkuj, (10.091 për saktësi) dhe se ka nisur të prostituohej pasi u përdhunua në moshën 18 vjeçare.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City