Naked City
Bleona tërësisht nudo
Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti kohëve të fundit nuk e ka ndërmend të vishet. Kohë pas kohe Bleona po shfaqet nudo duke provokuar në rrjetet sociale. Ajo së fundmi ka postuar edhe një foto nudo në rrjetin e saj social Facebook. Në një vaskë ku këngëtarja po relaksohej, dukej trupi i saj seksi teksa ajo i ka mbuluar me dorë gjoksin e saj dhe pjesët intime.
“#Spa day! Enjoying a #royal #24k #gold #rosepetals bath ! #iwokeuplikethis”, ka shkruar ajo në foto
Eliza Dushku ndahet nga Rick Fox
Aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, është ndarë nga i dashuri Rick Fox.
Çifti ishte në lidhje që nga viti 2009, mirëpo tash Eliza e ka konfirmuar ndarjen nga ish-basketbollisti.
Po ashtu, ajo ka treguar se është kthyer të jetojë në Massachusetts, pasi jetoi për 22 vjet në Los Angeles.
“Rick është një djalë nga L.A., ndërsa unë jam një vajzë nga Bostoni... Më shumë preferoj të kem fizikisht ftohtë këtu, sesa emocionalisht në L.A”.
“Më ka munguar qyteti im dhe familja ime”, ka deklaruar Dushku për The Boston Globe.
Kur Miley “shqetësohet” gjatë një koncerti...
Miley Cyrus ishte duke dhënë një koncert të sajin në Amsterdam, gjatë orëve të vona të së dielës, ndërkohë që diçka e çuditshme nisi të dilte mes këmbëve të saj: një banane gjigante e mbushur me ajër…
Mund të duket befasuese, por Miley ndoshta ka dashur t’u japë një mesazh fansave, që e ndiqnin teksa këndonte: Pse jo, Miley është e lumtur të takohet me ju! Një fundjavë tepër eksituese...
Kim Kardashian feston ditëlindjen e parë të vajzës
Kim Kardashian dhe Kanye West si një familje e lumtur, vetëm pak javë pas martese organizuan festën e ditëlindjes së parë për vajzën e tyre, North.
Ata kishin organizuar një festë me miq dhe të afërm, ku të voglës së tyre i kishin vendosur edhe një kurorë me lule në kokë.
North dukej e përhumbur mes turmës, ndërsa ndodhej përpara tortës së dekoruar me luledele sipër të cilës ishte vendosur qiriri që tregonte se e vogla mbushte 1 vjeç.
Momente nga festa Kim i publikoi në profilin e saj në Instagram, duke shkruar, “Festa e ditëlindjes së parë për të voglën tonë”.
Irina që të lë pa frymë
Në 50 vjetorin e revistës së madhe ndërkombëtare Sport Ilustrated kanë pozuar modelet më të bukura të botës. Mirëpo ajo që ka rënë në sy si zakonisht është e dashura e Christiano Ronaldos, Irina Shayk e cila ka shkëlqyer në pamjen dhe trupin e saj në plazhet e bukura të Hawait.
A ishte Taylor Swift shkaku i ndarjes së Kerr dhe Bloom?
Orlando Bloom dhe Miranda Kerr janë ndarë në vitin 2013 dhe që prej atëherë është bërë një lirikë për ndarjen dhe divorcin e tyre, për miqësinë e tyre dhe thuhej se ata po punojnë bashkë për të rritur djalin e tyre Flynn.
Megjithatë, ani pse kishte shumë thashetheme për ta, ata nuk janë bashkuar sërish, as nuk dihet sigurt shkaku i ndarjes së tyre.
Por si do të ndihej Miranda Kerr nëse ish bashkëshorti i saj Orlando Bloom i ka dërguar mesazhe 24 vjeqares Taylor Swift?
Miss "prapanica" rikthehet në skene
Andressa Urach është një prej vajzave më të njohura në Brazil, që kur fitoi titullin kombëtar e "Miss të Pasmet 2012". Urach u rikthye të godiste përsëri këtë të enjte, teksa ndërsa shumica prej nesh po përgatiten për muajt e ftohtë që janë në ardhje, missi u rikthye në "habitatin" e saj të preferuar, në plazhet e Rios.
Shkurtojnë gishtat e këmbëve për të veshur më mirë taka.
Të shkurtosh gishtat e këmbëve për të veshur më mirë këpucët me taka. Është kjo kërkesa e re dhe e frikshme për kirurgji estetike.
Duket se për disa femra veshja e takave të larta është kthyer në një detyrim dhe domosdoshmëri, gjë që shpesh bëhet torturuese.
Në mënyrë të veçantë disa gra në Britaninë e Madhe, kanë shkurtuar gishtat e këmbëve, veçanërisht gishtin e dytë i cili shpesh qëllon të jetë më i gjatë, për të pasur këmbë më të bukura dhe për të veshur këpucët e ëndërruara.
Motrat binjake refuzojnë seksin “tresh” me talentin anglez.
Talenti 18-vjeçar i Anglisë Luke Shaw bën të flitet për veten. Por jo për paraqitjet në Botëror. Janë dy modele binjake si Carla e Melissa Howe, që zbulojnë një prapaskenë pikante në lidhje me anësorin anglez. Ai duhet t'u ketë shkruar "sms" shumë të nxehta në natën (rreth orës 03:00) mes të enjtes dhe të premtes së javës së kaluar, ose më saktë disa orë pas humbjes së rëndë të Anglisë kundër Uruguajit.
Zhvishen tërësisht yjet e WImbledonit.
Venus Williams ndoshta nuk mund të jetë dominuese në grand Slam Champion siç ishte ajo një kohë, por 34 vjeqarja ende mban në formë trupin e saj.
William kishte fituar në finalen e Wimbledon ndaj finalitet Tomas Berdysh në vitin 2010, e që tash të dy kanë pozuar nudo për revistën ESPN The Magazine Body që do të dalë në shitje më 11 korrik të këtij viti.