Naked City
Ja pse u ndanë Rita Ora e Calvin Harris.
Ata flisnin për dashurinë e tyre njëvjeqare të patëmetë, e cila përfundoj kohët efundit.
Derisa deri më tani nuk dihej arsyeja e ndarjes së DJ Calvin Harris nga këngëtarja shqiptare, Rita Ora, tashmë është bërë e ditur që ishte vetë DJ skocez që i dha fund lidhjes për shkak se e dashura e tij, Rita Ora bëri një udhëtim të fshehtë në Los Anxhelos.
Dj ka thënë se ishte habitur kur e kishte parë vendndodhjen e të dashures së tij, e cila ka udhëtuar për një takim të veqantë, për të cilin ai nuk ishte në dijeni.
Elvana Gjata nudo siç nuk e keni parë asnjëherë.
Këngëtarja e talentuar Elvana Gjata është treguar gjithmonë konservatore dhe mjaft e kujdesshme për të mos treguar shumë nga hiret e saj.
Madje për tu admiruar mbetet fakti se ajo gjithmonë i ka shpëtuar syrit kureshtar të fotografëve.
Ndërsa ‘Zathur’ kësaj here ja ka dal të shkëpus pak nga format perfekte të trupit të këngëtares, deri më tani, të pa eksploruar nga sytë e admiruesve të zërit apo edhe trupit të saj.
Edhe siç shihet nga fotot, Elvana nuk skuqet para objektivit, aq më tepër nga njerëzit që ka përreth.
S’i do meshkujt mendjemëdhenj.
Candice Swanepoel tashmë ka bërë emër në fushën e modës, kjo për faktin se është njëra nga supermodelet me trupin më seksi në botë, por edhe me pamje magjepsëse me të cilën rrezaton në revytë e modës dhe ballinat e revistave më të njohura në botë.
Ajo nuk e ka zakon që të flasë shumë rreth jetës së saj private, por këtë herë e ka bërë një përjashtim, duke zbuluar detaje mjaft të nxehta rreth asaj se çfarë kushtesh duhet t’i plotësojë një mashkull, në mënyrë që të ketë sukses me të në fushën e dashurisë.
Arta Bajrami kopjon Jennifer Lopez.
Këngëtarja, Arta Bajrami, ka postuar në rrjetet sociale një foto ku duket qartë së është munduar të kopjojë Jennifer Lopez gjatë performancës së saj në “American Music Awards”.
Gjithashtu njofton se së shpejti do të publikojë këngën e saj më të re “Diamant”.
Aida Yespica topless në pishinë.
Bukuroshja nga Venezuela, Aidia Yaspica, shijon rrezet e diellit topless në një pishinë në Ibiza.
Fotografinë topless ajo e ka postuar në rrjetin e saj Instagam ku tregon linjat e saj të tonifikuara.
North mbush 1 vjeç, dhurata e majme e Kim Kardashian për të bijën.
Harrojini arushët dhe lepurushët, pasi North West ende pa mbushur një vjeç, përdor diamantë. Nëna e saj Kim Kardashain 33 vjeç dhe i ati Kanye West 37 vjeç, i kanë dhuruar për ditëlindjen e saj të parë një palë vathë diamanti, të voglës së tyre.
Ata janë fotografuar duke ecur në rrugë si një familje e lumtur në Manhattan, ku ranë në sy vathët e shtrenjtë të së voglës. Vathët kombinoheshin më së miri me gurin e madh prej diamanti të unazës në gishtin e nënës së saj Kim.
Makina e ëndrrave për të shkuar në dasmën tuaj.
Të gjitha femrat e ëndërrojnë që kur të martohen të mbërrijnë në dasmën e tyre me një mjet transporti elegant. Kësaj kërkese i është përgjigjur “Chrysler”, i cili ka nxjerrë në treg në Rusi, një limuzinë të veçantë, për një moment të tillë.
Makina, një PT Cruiser tërësisht e bardhë, është modifikuar me forma të rrumbullakosura, të cilat të sjellin në mendje karrocat e ëndrrave. Pjesa e çatisë është ngritur, në mënyrë që t’ju lejojë të sapomartuarve, të ngrihen në këmbë. Në pjesët anësore ka dekorime me lule.
Seksi "bardhë e zi" Elvana.
Pas kopertinës së revistës ndërkombëtare “Velvet”, është vetë stilisti i famshëm italian i getave, Emilio Cavallini që ka pranuar një bashkëpunim me artisten në një setfotografik, pjesë e promovimit të albumit të ri të Elvanës që pritet të dalë së shpejti.
Edhe në këtë projekt, Elvana ka bashkëpunuar me fotografin shqiptar, Eugeni Qose që është edhe fotografi zyrtar i stilistit italian.
Funerali i pazakontë për një grua.
Një funeral vërtetë i veçantë për një grua në New Orleans të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Familja Burbank, pas vdekjes së gjyshes Miriam 53 vjeç, vendosën që ta organizonin funeralin e saj në një mënyrë vërtetë unike, pa arkivol dhe pa ceremoninë klasike.
Miriam, ose më saktë trupi i saj u pozicionua në një karrige e ulur në një tavolinë brenda shtëpisë së saj.
Rita Ora thyen heshtjen, flet për ish të dashurin.
Rita Ora dhe Calvin Harris mbeten në ato historitë me një fund jo të mirë, ku përdorën rrjetet sociale për tu ndarë nga njëri-tjetri.
Këngëtarja e cila ishte çuditur nga xhesti që kishte kryer Calvin, ka deklaruar në një intervistë se të gjitha kujtimet që kanë përjetuar, do t’i ruajë si një thesar.
Pas shumë kohësh, Rita Ora ka shkruar në Twitter për herë të parë pas ndarjes së saj me Harris: “Kujtimet e bukura që kam me Calvin, do t’i ruaj si thesar. E kam lënë prapa krahëve këtë histori të bukur, jeta vazhdon dhe unë shoh me kokën përpara, jo mbrapa”.