Makina e ëndrrave për të shkuar në dasmën tuaj.

Të gjitha femrat e ëndërrojnë që kur të martohen të mbërrijnë në dasmën e tyre me një mjet transporti elegant. Kësaj kërkese i është përgjigjur “Chrysler”, i cili ka nxjerrë në treg në Rusi, një limuzinë të veçantë, për një moment të tillë.
Makina, një PT Cruiser tërësisht e bardhë, është modifikuar me forma të rrumbullakosura, të cilat të sjellin në mendje karrocat e ëndrrave. Pjesa e çatisë është ngritur, në mënyrë që t’ju lejojë të sapomartuarve, të ngrihen në këmbë. Në pjesët anësore ka dekorime me lule.
Në brendësi, çifti mund të rehatohet në s’dilet prej lëkure, në të cilat shkruhet “limo esclusive”, e cila është stampuar vetëm për ta. Dyshemeja është prej druri dhe ndriçimi prej neoni. Në dispozicion të çiftit është edhe një bar me disa pije të cilësisë së lartë. Fotot e disa limuzinave të këtij tipi janë postuar në rrjet nga ata që kanë përfituar shërbimin. Për më shumë, klikoni në galerinë e mëposhtme.
Add new comment