North mbush 1 vjeç, dhurata e majme e Kim Kardashian për të bijën.
Harrojini arushët dhe lepurushët, pasi North West ende pa mbushur një vjeç, përdor diamantë. Nëna e saj Kim Kardashain 33 vjeç dhe i ati Kanye West 37 vjeç, i kanë dhuruar për ditëlindjen e saj të parë një palë vathë diamanti, të voglës së tyre.
Ata janë fotografuar duke ecur në rrugë si një familje e lumtur në Manhattan, ku ranë në sy vathët e shtrenjtë të së voglës. Vathët kombinoheshin më së miri me gurin e madh prej diamanti të unazës në gishtin e nënës së saj Kim.
Vogëlushja topolake ishte veshur me një fustan të bardhë të thjeshtë, ku teksa qëndronte në krahët e nënës së saj e zuri gjumi. Ndërkohë vetëm Kim duke postuar në Instagram një fotografi të vajzës dhe të shoqit Kanye West, duke fjetur në divan, i ka cilësuar ata si kuptimin e jetës së saj.
Add new comment