Naked City

Jennifer Lopez hap ceremoninë e Botërorit në Brazil.

Postuar në 13 Qershor, 2014 03:44

Jennifer Lopez e ka nisur Kupën e Botës 2014 të enjten, kur ajo përformoj në ceremoninë e hapjes në Brazil.
Këngëtarja 44 vjeqare ka treguar figurën e saj të pabesueshme kur këndoj këngën zyrtare të FIFA 'We Are One (Ole Ola)', bashkë me reperin Pitbull dhe këngëtaren Claudia Leitte.

Ka pasur zëra që Jennifer Lopez e kishte braktisur këtë ceremoni, por performanca e saj energjike me të cilën u paraqit, nuk mund asesi ta largonte atë nga skena.

Florica Leonida ylli i gjimnastikës bëhet prostitutë.

Postuar në 12 Qershor, 2014 10:45

Florica Leonida është një sportiste shumë e mirë e cila tashmë është bërë prostitutë.Ajo është nga Rumania dhe po punon me pseudonimin Sascha Brown. 27-vjeçarja la profesionin e saj për t’u bërë prostitutë pasi nuk i mjaftonin paratë për të paguar faturat. Tani ajo fiton 3000 dollarë në natë dhe ndihmon edhe familjen e saj në Rumani me këto para. Vajza nga Rumania ka fituar medaljen e artë Junior European Championships në vitin 2002. Fillimisht nisi të punonte në Gjermani, ndërsa tani punon në Austri dhe jeton së bashku me një shoqen e saj në Vienë.

Cana shkëmben unazat me partneren.

Postuar në 12 Qershor, 2014 01:29

Futbollisti Lorik Cana dhe partnerja e tij Monika kanë shkëmbyer unazat të dielën në Romë në një ceremoni familjare.

BalkanWeb njoftonse tashmë zonjaCana kishte veshur fustan të bardhë me një kurriz të gjithin të zbuluar, me një pjesë fundore shumë të gjatë.

Ndërkohë që mbrojtësi i Lazios kishte veshur një kostum të zi.

Bashkimi mes futbollistit shqiptar dhe të fejuarës italiane, ishte deklaruar muaj më parë.

Dasma pritet të zhvillohet kah fundi i këtij muaji në Prishtinë, ku thuhet se do të jenë të ftuar shumë mysafirë. 

Trupi më i mirë i plazhit është Michelle Keegan.

Postuar në 12 Qershor, 2014 01:26

Ajo gjithmonë ka qenë në vendet e para në renditjet e femrave më të bukura dhe më SEX-i.

Por Michelle Keegan nuk e ka fituar kurrë medaljen e artë.

Tani ylli britanik është shpallur si femra më trupin më të mirë të plazhit, në një sondazh të organizuar në Britani.

Ajo ka lënë në vend të dytë Rihanna, kurse në vend të tretë vjen Kelly Brook.

Pas tyre është Kim Kardashian.

 

Përse Di Caprio urren Justin Bieber!

Postuar në 11 Qershor, 2014 13:09

Pas skandaleve të shumta të këngëtari 20-vjeçar Justin Bieber duket se edhe vetë njerëzit e famshëm nuk e durojnë dot.

Kjo ka ndodhur së fundmi me aktorin e famshëm Leonardo DiCaprio i cili ka refuzuar të bëjë një fotografi me këngëtarin Bieber.

Sipas Star Magazine të pranishëm në një festë të përbashkët, Bieber ka tentuar t’i afrohet aktorit për të bërë një fotogtrafi sëbashku, por ky i fundit ka refuzuar.

Fëmijët e Jackson nuk dinë ku t’i çojnë paratë.

Postuar në 11 Qershor, 2014 13:07

Nëse ka një gjë që fëmijët e yllit të popit Michael Jackson e kanë të përbashkët është shuma e parave që ata mund të shpenzojnë në mënyrë të barabartë.

“New York Post” ka raportuar një ditë më parë se fëmijët e Michael Jackson kanë të drejtë të shpenzojnë rreth 20.000 dollarë në muaj vetëm për të kënaqur tekat dhe kapriçot e tyre.

Askush nuk e di se sa është shuma e pasurisë së Michael Jackson, por tani të gjithë e dinë që fëmijët marrin 5 milionë dollarë vetëm për mirëmbajtjen e tyre. Para këto që as ata vetë nuk e dinë si t’i shpenzojnë.

Libër për Majkëll Xhekson: Dy vitet e fundit të jetës së Mbretit të Popit.

Postuar në 11 Qershor, 2014 13:05

Gjatë dy viteve të fundit të jetës së tij, 24 orë në ditë, pranë Majkëll Xheksonit qëndruan dy burra. Ata ishin truprojat e tij, Bill Whitfield dhe Javon Beard, të cilët deklarojnë se kanë parë gjithçka, kanë ditur gjithçka dhe kanë qenë aq besnikë ndaj superyllit të popit, që e quanin “Zoti Xhekson”, saqë qëndruan me të deri në fund, kur financat e tij ishin dëmtuar.

Akuzat për pedofili

Dafina Zeqiri, nudo pranë aparatit të Artan Humollit!

Postuar në 11 Qershor, 2014 05:55

Të lindësh i bukur është fat dhe njerëzit që të rrethojnë dashurohen me fytyrën, sharmin, trupin dhe shkëlqimin tënd.
Dafina Zeqiri është njëra prej tyre, një vajzë që ka thyer mitet duke treguar se bukuria që ajo trashëgoi, i ka shërbyer për të realizuar gjëra të bukura në jetë dhe për të kultivuar gjithashtu një shpirt të bukur që buron nga thellësia e saj.
E kompletuar me formatin e këngëtares, ajo po sjell një model të ri me profilin e saj, i cili padyshim që do të ndiqet me admirim nga fansat besnikë.

Lady Gaga fillon me eksperimente të reja.

Postuar në 11 Qershor, 2014 04:07

Ajo kohët e fundit po shfaqet me një parukë me kaqurrela prej viteve të 80-ta.

Dhe Lady Gaga tani kur e përfunduar si duket tërë zgjedhjen e veshjeve të saj, ajo ka filluar të bëjë eksperimente të reja.

Ylli 28 vjeqar ka treguar këmbët e saja më pantollona të shkurtër dhe një bluzë Kid Rock.

Lauren Goodger kopjon Rihannën.

Postuar në 10 Qershor, 2014 15:03

Prezantuesja televizive britanike, Lauren Goodger, ka postuar disa foto të sajat ne rrjete sociale veshur si Rihanna, gjatë prezantimit në çmimet CFDA, me një fustan shumë transparent.

Ajo ka komentuar ”Rihanna ka një trup të bukur, por format e saj duhet të jenë më të mbushura. Më përlqen më shumë trupi dhe gjoksi im i mbushur”

Nuk është hera e parë që Lauren kopjon veshjet e te tjerëve, muajin e kaluar ajo kopjoi modelin e një fustani nga një modele amerikane duke deklaruar në Twitter që dizenjoja e fustanit ishte ideja e saj.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City