Dafina Zeqiri, nudo pranë aparatit të Artan Humollit!

Postuar në 11 Qershor, 2014 05:55

Të lindësh i bukur është fat dhe njerëzit që të rrethojnë dashurohen me fytyrën, sharmin, trupin dhe shkëlqimin tënd.
Dafina Zeqiri është njëra prej tyre, një vajzë që ka thyer mitet duke treguar se bukuria që ajo trashëgoi, i ka shërbyer për të realizuar gjëra të bukura në jetë dhe për të kultivuar gjithashtu një shpirt të bukur që buron nga thellësia e saj.
E kompletuar me formatin e këngëtares, ajo po sjell një model të ri me profilin e saj, i cili padyshim që do të ndiqet me admirim nga fansat besnikë.
“Kam menduar një kohë të gjatë për fotot e tilla dhe, disi e lash paksa anash, sepse nuk ishte lehtë të gjeja një fotograf, i cili do ta kuptonte atë që dëshiroja unë të arrija. 
Pastaj, pas takimit me fotografin e dëshmuar Arton Humollin, u dakorduam që të realizojmë një projekt, i cili do të prezantohej edhe jashtë. Disi, planet tona u puqën, dhe ia dolëm”, thotë Dafina në një intervistë për Telegrafi.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.