Naked City

S’i pëlqente ushqimi i mamit, 14-vjeçari bëhet kryekuzhinier.

Postuar në 23 Qershor, 2014 10:40

Një adoleshent amerikan ka arritur të bëhet kuzhinier në një nga restorantet më tëmira në Beverly Hills.

14- vjeçari Flynn McGarry, ka gatuar për më shumë se 120 njerëz dhe ka një kurs ku jep leksione për gatimin. Dhe për dijeni, të gjitha vendet janë të zëna.

Ushqimi që djaloshi gatuan cilësohet si progresiv amerikan dhe ofron eksperimente të shijshme.

Gjithçka nisi në moshën 11- vjeçare.

14- vjeçari thotë se u frymëzua për të gatuar pasi nuk i pëlqente ushqimi që i jepte mamaja e tij, Meg.

Shkurtojnë gishtat e këmbëve për të veshur më mirë taka.

Postuar në 23 Qershor, 2014 06:59

Të shkurtosh gishtat e këmbëve për të veshur më mirë këpucët me taka. Është kjo kërkesa e re dhe e frikshme për kirurgji estetike.

Duket se për disa femra veshja e takave të larta është kthyer në një detyrim dhe domosdoshmëri, gjë që shpesh bëhet torturuese.

Në mënyrë të veçantë disa gra në Britaninë e Madhe, kanë shkurtuar gishtat e këmbëve, veçanërisht gishtin e dytë i cili shpesh qëllon të jetë më i gjatë, për të pasur këmbë më të bukura dhe për të veshur këpucët e ëndërruara.

Angelina Jolie: Serbët janë kriminelë.

Postuar në 23 Qershor, 2014 06:57

"Si mundet njerëzit të jenë aq të pamëshirshëm ndaj grave? Si mundet dikush t’uakthejë shpinën atyre krimeve të bëra në Bosnje ndaj muslimanëve?", ka thënë Jolie.
Filmi “In the land of blood and honey” të aktores hollivudiane Angelina Jolie në të cilin serbët janë paraqitur si kriminelë, ndërsa myslimanët si viktima të pafajëshme, për regjisoren nuk ka treguar sa duhet për atë që kanë përjetuar boshnjakët.

Miley Cyrus, më në fund paqe me vetveten.

Postuar në 23 Qershor, 2014 04:37

Ajo ka kaluar gati muaj nëpër turne në gjithë Evropën, kështu për herë të dytë duke organizuar turneun e saj Bangerz Tour.

Por Miley Cyrus duket se tashmë është në paqe me vetveten, më në fund.

Ylli 21 vjeqar të dilën kishtë dalë për të parë ndeshjen finale në Ziggo Dome nëAmsterdam. Ajo kishte një pamje shumë të freskët e pa grimosur.

Letra emocionuese e vajzës së një punonjësi të Google. Si reagoi kompania.

Postuar në 22 Qershor, 2014 16:04

Google i madh me zemër të butë. Pasi kompanisë Google iu dërgua një letër nga vajza e njërit prej punonjësve, kolosi i Mountain Views vendosi t’iu bëjë një dhuratë që të dyve.

Një javë pushim për të kaluar me vajzën, pasi kjo e fundit shkroi dhe bindi nëpërmjet letrës së saj, eprorin e të atit.

Kështu punonjësi i Google do të ketë shtatë ditë pushim, për të festuar ditëlindjen e tij bashkë me të bijën Katie.

Turqit vjedhin emrin e Monica Bellucci-t.

Postuar në 22 Qershor, 2014 13:31

Monica Bellucci ka hedhur në gjyq sipërmarrësin turk, Arafat Yazici, i cili ka regjistruar në vitin 2003 një produkt tekstil me emrin “Monica Bellucci”, pa marrë më parë autorizimin e yllit të kinemasë italiane.

Mashtrimi ka dalë në pah kur Bellucci ka dashur të regjistrojë me emrin e saj një produkt në Turqi dhe i është mohuar e drejta për shkak të përdorimit të këtij emri nga dikush tjetër më parë.

Rita Ora performonte vetëm disa hapa para Calvin Harris.

Postuar në 22 Qershor, 2014 08:43

Rita Ora deri më tani sa herë vishej më të kuqe, shkelqente pranë të dashurit të sajCalvin Harris, por lidhja e tyre u ndërpre përmes një njoftimi në Twitter.

Por të shtunën Rita ora sërish ishte veshur me të kuqe derisa performonte në CapitalFM në stadiumin Wembley.

Këngëtarja kujdeset me çdo lëvizje që bëntë, derisa qëndronte vetëm disa hapa në skenë para ish të dashurit të saj, Calvin Harris.

Shpallet mashkulli më i bukur i planetit.

Postuar në 22 Qershor, 2014 03:55

Tashmë mashkulli më i bukur në botë quhet Nicklas Pedersen. Ai është vetëm 23 vjeç. Me profesionin marangoz, i bukuri Pedersen jeton në Brondy, pranë Kopenhagen-it.

Ajo që e konfirmoi bukurinë e tij të pakrahasueshme (të paktën në këtë planet), ishte juria e Mister Botës, e konkursit ndërkombëtar i cili organizohet çdo vit nga MissWorld Organization, në këtë rast dedikuar meshkujve.

Romancë mes James Packer dhe Miranda Kerr?

Postuar në 22 Qershor, 2014 03:47

Supermodelja Miranda Kerr ka kaluar disa ditë pushimi në jahtin e miliardierit James Packer duke shijuar bregdetin e Qipros.

“Sydney Morning Herald” raporton se supermodelja Miranda Kerr dhe miliardieri James Packer kanë disa muaj që shoqërohen me njëri-tjetrin. Supermodelja ka kaluar disa ditë pushimi në jahtin e tij duke shijuar bregdetin e Qipros.

Revista britanike “Velvet" zgjedh Elvana Gjatën në kopertinë.

Postuar në 21 Qershor, 2014 13:19

Nuk ndodh shpesh të shikosh figura publike shqiptare në kopertina revistash të njohura në botë. Vetëm pak ditë më parë, mediat britanike dhe rrjetet sociale kanë fabrikuar imazhin e këngëtares mjaft të suksesshme Elvana Gjata, e cila shfaqet e magjishme në një numër veror të revistës britanike “Velvet”. Elvana vjen në një setfotografish të realizuara nga drejtori i fotografisë Eugenio Qose, në qytetin turistik Follonica, në provincën e Grossetos, në Toscana të Italisë.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City