Romancë mes James Packer dhe Miranda Kerr?

Supermodelja Miranda Kerr ka kaluar disa ditë pushimi në jahtin e miliardierit James Packer duke shijuar bregdetin e Qipros.
“Sydney Morning Herald” raporton se supermodelja Miranda Kerr dhe miliardieri James Packer kanë disa muaj që shoqërohen me njëri-tjetrin. Supermodelja ka kaluar disa ditë pushimi në jahtin e tij duke shijuar bregdetin e Qipros.
Në një foto të postuar në Instagram ku modelja punon në lap-top sfondi duket i njëjti me jahtin e miliardierit . Pak kohë më parë në një video që u bë publike shiheshin dy biznesmenë duke u rrahur me njëri-tjetrin dhe objekti i sherrit ishte pikërisht, Miranda Kerr.
“Ne kemi folur sigurisht. Ne jemi miq”, thotë ajo për “Sun Herald” muajin e kaluar.
Thashethemet për një romancë mes Mirandës dhe Jamas-it filluan në dhjetor të vitit të kaluar pas raportimit në revistën “Woman's Day”, ku miliardieri i kishte thënë miqve të tij se kishte filluar të shoqërohej me supermodelen.
Kerr u nda nga bashkëshorti i saj, Orlando Bloom në tetor gjithashtu edhe Packer tashmë është “single” pas ndarjes pas 7 vitesh martesë nga bashkëshortja, Erica Baxter.
Add new comment