Revista britanike “Velvet" zgjedh Elvana Gjatën në kopertinë.
Nuk ndodh shpesh të shikosh figura publike shqiptare në kopertina revistash të njohura në botë. Vetëm pak ditë më parë, mediat britanike dhe rrjetet sociale kanë fabrikuar imazhin e këngëtares mjaft të suksesshme Elvana Gjata, e cila shfaqet e magjishme në një numër veror të revistës britanike “Velvet”. Elvana vjen në një setfotografish të realizuara nga drejtori i fotografisë Eugenio Qose, në qytetin turistik Follonica, në provincën e Grossetos, në Toscana të Italisë. E kuruar nga artistja italiane e make up-it Bianca Alinghieri, si kurrë më parë, plot sharm duke qenë një nga figurat më eminente të Shqipërisë. Është numri i qershorit i revistës dhe përpos fotove, mësohet se në shkrimin kushtuar këngëtares shqiptare, vlerësohet si një nga popstaret më me famë në Shqipëri.
Shkrimi tregon pjesë nga sukseset e saj në eventet muzikore të vendit, duke i cilësuar se këngët e saj pothuajse të gjitha shndërrohen në hite. Gjithashtu, Elvana vlerësohet dhe për pamjen e saj fizike përherë në formë. Lajmin se do të jetë kopertina e qershorit të revistës britanike “Velvet” e ka bërë të ditur dhe vetë këngëtarja Elvana Gjata, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetin social twitter, ka konfirmuar dhe shprehur falënderimet e saj për ekipin e revistës “Velvet” për këtë mundësi të dhënë. Në numrin e këtij muaji “Velvet magazine” shfaq Elvana Gjatën në një set fotosh me rroba banjo, të realizuara nga drejtore artistike, gjithashtu dhe stiliste Ameni Shafik. Ky vit ka qenë i suksesshëm për Elvana Gjatën, pasi së fundmi ne e kemi parë të shfaqet si imazhi kryesor i një kompanie. Por viti 2014, do ketë surpriza të tjera për Elavana Gjatën dhe nuk përfundon me vëmendjen e një reviste me famë botërore, dedikuar popstarit shqiptar.
Add new comment