Shkurtojnë gishtat e këmbëve për të veshur më mirë taka.

Postuar në 23 Qershor, 2014 06:59

Të shkurtosh gishtat e këmbëve për të veshur më mirë këpucët me taka. Është kjo kërkesa e re dhe e frikshme për kirurgji estetike.

Duket se për disa femra veshja e takave të larta është kthyer në një detyrim dhe domosdoshmëri, gjë që shpesh bëhet torturuese.

Në mënyrë të veçantë disa gra në Britaninë e Madhe, kanë shkurtuar gishtat e këmbëve, veçanërisht gishtin e dytë i cili shpesh qëllon të jetë më i gjatë, për të pasur këmbë më të bukura dhe për të veshur këpucët e ëndërruara.

Mediat britanike kanë publikuar fotografi të këtyre ndërhyrjeve, për të treguar sakrificat të cilat një femër i nënshtrohet, për të treguar sa më bukur këmbët e saj.

Ndonëse kanë kaluar jo pak dhimbje, pas rezultatit ato femra të cilat kanë kryer ndërhyrje, janë deklaruar vërtetë të lumtura.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.