Funerali i pazakontë për një grua.

Postuar në 16 Qershor, 2014 03:49

Një funeral vërtetë i veçantë për një grua në New Orleans të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Familja Burbank, pas vdekjes së gjyshes Miriam 53 vjeç, vendosën që ta organizonin funeralin e saj në një mënyrë vërtetë unike, pa arkivol dhe pa ceremoninë klasike.

Miriam, ose më saktë trupi i saj u pozicionua në një karrige e ulur në një tavolinë brenda shtëpisë së saj.

Në krah të saj u vendos birra e preferuar dhe cigaret të cilat i pinte çdo ditë. Nga ana e familjarëve të saj dhe kryesisht mbesave, u tha për mediat se ky funeral i pazakontë u organizua në formë feste, pasi Miriam pëlqente festat dhe kërcente shpesh në diskotekë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.