Motrat binjake refuzojnë seksin “tresh” me talentin anglez.

Postuar në 23 Qershor, 2014 17:15

Talenti 18-vjeçar i Anglisë Luke Shaw bën të flitet për veten. Por jo për paraqitjet në Botëror. Janë dy modele binjake si Carla e Melissa Howe, që zbulojnë një prapaskenë pikante në lidhje me anësorin anglez. Ai duhet t'u ketë shkruar "sms" shumë të nxehta në natën (rreth orës 03:00) mes të enjtes dhe të premtes së javës së kaluar, ose më saktë disa orë pas humbjes së rëndë të Anglisë kundër Uruguajit.
Mbrojtësi duhet t'i ketë propozuar Carlës një natë seks të shfrenuar bashkë me motrën binjake. "Mendoja se do të donte të niste një marrëdhënie dashurie me mua dhe e mora si një kompliment - tregon Carla -. Mirëpo kur më pas më propozoi një treshe me motrën time, mbeta e fyer... Në fund të fundit, edhe ai është si të gjithë futbollistët!". Për t'u kujtuar është fakti se Carla në të kaluarën ka pasur raporte edhe edhe lojtarë si Patrice Evra, apo Ashley Cole.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.