Naked City
Fognini pozon nudo, të ardhurat ndihmë për bamirësi.
Tenisti italian, Fabio Fognini nuk është vetëm një nga emrat më të lakuar të këtijsporti në Gadishullin Apenin, pasi shpesh herë ai është konfirmuar edhe si një figurë e botës së modës, citon Supersport.
Pas eliminimit nga turneu i Wimbledon, Fognini ka nxituar të pozojë nudo, por këtë herë një veprim të tillë e bën për bamirësi.
Tenisti nga rajoni i Ligurias, shfaqet i zhveshur në faqet e revistës prestigjioze “Cosmopolitan. Qëllimi i këtyre fotove, është mbledhja e fondeve për të financuare kërkimet për parandalimin e sëmundjes së kancerit.
Shfaqet nudo nëse triumfon Kolumbia.
Aktorja kolumbiane, Lucecita Ceballos e ka bërë një premtim mjaft interesant dhe të veçantë. Në rast se Kolumbia e fiton Botërorin, ‘show-girl’ kolumbiane do të zhvishet e tëra, duke e shfaqur prapanicën e saj të bujshme. Kolumbia do të luajë sonte me Brazilin, në ndeshjen çerekfinale dhe kolumbianët shpresojnë që ekipi i tyre të fitojë, për ta parë aktoren e famshme, të zhveshur.
Lucecita e ndjek rrugën e kilianet Marlen Doll, e cila për dallim prej saj, ofronte seksdisaorësh, për çdo fitore që e arrinte Kili.
Nicki Minaj: Nuk ia kam inatin Iggyt!!!
Reperja amerikane, Nicki Minaj, ka përgëzuar Iggy Azalean për suksesin e fundit me hitin “Fancy”.
Reperja Nicki, e cila këtë vit ka rënë nga piedestali i më të mirës në hip hop skenën amerikane, ka përgëzuar Iggyn dhe thotë se femrat duhet të aspirojnë për më shumë.
Raul Bova lidhje të “komplikuara”
Disa muaj pas divorcit me Chiara Giordano, aktori i njohur Raul Bova po përjeton një romancë me aktoren spanjolle, Rocío Muñoz Morales e cila thuhet se është shtatzënë, por lajmi as nuk është mohuar dhe as nuk është pohuar nga asnjëri.
Thuhet se lidhja e dashurisë mes Raul Bovës dhe bukuroshes Morales karakterizohet nga ulje-ngritje, ku ditët e fundit ata kanë pasur një zënkë të fortë, madje në praninë e një mikut të tyre.
Burri 116 vjeç: Nuk kam bërë asnjëherë seks.
116 vjeçari Grigoriy Nestor pretendon se nuk ka kryer asnjëherë në jetën e tij marrëdhënie seksuale me një femër dhe kjo është një nga arsyet e jetëgjatësisë së tij.
I moshuari nga Ukraina është shprehur se feja e tij, ajo kristiane, i ndalon çdo individi, e aq më tepër besimtarëve, të kryejnë marrëdhënie seksuale paramartesore dhe ai nuk ishte martuar me asnjë femër.
"Njerëz si unë që nuk u martuan kurrë jetojnë më shumë kurse ata që janë të martuar zihen gjithnjë me bashkëshortin dhe kjo nuk është mirë për shëndetin,” tha Grigoriy.
53 vjeçarja e famshme tregon trupin “bishë”, lakuriq në Ibiza.
Është i njëjti plazh, i njëjti det dhe e njëjta zhveshje tërësore. Alba Parietti mbush 53 vjeç dhe është zhveshur tërësisht këtë herë, siç ka bërë edhe më parë. Format e saj të përsosura, pa bark, me vithe të kolme, me gjoks të bëshëm dhe trup të tonifikuar bëjnë që ta xhelozojë edhe një adoleshente.
A është ndarë Beyonce nga Jay-Z?!
Ajo ka qenë duke postuar fotografi familjare në Instagram disa ditë me radhë, në drejtim të atyre që kanë bërë thashetheme për fundin e martesës së tyre.
Por këngëtarja Beyonce vazhdoi t’i tregoj botës se martesa e saj me reperin Jay-Z ende është e fortë.
32 vjeçarja ne fotografitë e postuara shihej si një sirenë që notonte në oqean, para set’i kapte dorën burrit të saj.
Michelle Keegan e kanë zili të gjitha femrat e botës.
Me stilin e saj të veqantë, Michelle Keegan e kanë zili të gjitha femrat nëpër botë.
Ajo së fundi teksa ka promovuar koleksionin e fundit te markës Lipsy ka bërë edhe njëherë një paraqitje të saj mahnitëse.
E tëra kjo vjen pas një pune prej disa muajsh.
“Dua të të varrosim si hero i dashuri im”
Ish- Zonja e Parë e Filipineve, Imelda Marcos, festoi 85- vjetorin e lindjes me një vizitë solemne te trupi i të shoqit, ish- diktatorit Ferdinand Marcos.
Ajo puthi arkivolin e qelqtë ku është i shtrirë trupi i të shoqit me xhaketë të bardhë.
Ish- lideri i Filipineve është i pavarrosur që pas vdekjes së tij në vitin 1989 dhe mbahet në një arkivol me temperaturë të kontrolluar në një mauzoleum.
Imelda përsëriti sërish dëshirën e saj, që i shoqi të varroset si një hero, edhe pse kjo kërkesë i është kundërshtuar vazhdimisht nga qeveria.
Carla Bruni sa e lumtur para skandalit.
Ish-Zonja e Parë e Francës, Carla Bruni kohët e fundit kishte publikuar në rrjetin social “Instagram” foto përkrah burrit të saj Nikolas Sarkozi, me mbishkrime për dashuri të përjetshme.
Por qetësia dhe lumturia e çiftit u trazuan pas arrestimit të ish-Presidentit të Francës, Nikolas Sarkozi për akuzën e korrupsionit.
Edhe Carla Bruni është përfshirë në hetimet e policisë franceze, ku edhe pritet të dëshmojë përpara organeve kompetente.