Carla Bruni sa e lumtur para skandalit.

Ish-Zonja e Parë e Francës, Carla Bruni kohët e fundit kishte publikuar në rrjetin social “Instagram” foto përkrah burrit të saj Nikolas Sarkozi, me mbishkrime për dashuri të përjetshme.
Por qetësia dhe lumturia e çiftit u trazuan pas arrestimit të ish-Presidentit të Francës, Nikolas Sarkozi për akuzën e korrupsionit.
Edhe Carla Bruni është përfshirë në hetimet e policisë franceze, ku edhe pritet të dëshmojë përpara organeve kompetente.
Tashmë pas “tërmetit” në familjen Sarkozi, edhe llogaritë në rrjetet sociale të ish-modeles dhe këngëtares kanë ngelur pa u rifreskuar.
Add new comment