Raul Bova lidhje të “komplikuara”

Postuar në 04 Korrik, 2014 06:02

Disa muaj pas divorcit me Chiara Giordano, aktori i njohur Raul Bova po përjeton një romancë me aktoren spanjolle, Rocío Muñoz Morales e cila thuhet se është shtatzënë, por lajmi as nuk është mohuar dhe as nuk është pohuar nga asnjëri.

Thuhet se lidhja e dashurisë mes Raul Bovës dhe bukuroshes Morales karakterizohet nga ulje-ngritje, ku ditët e fundit ata kanë pasur një zënkë të fortë, madje në praninë e një mikut të tyre.

Ndoshta diferenca e moshës, Raul Bova 42 dhe ajo 26-vjeçe, bëjnë që të kenë një lidhje të tensionuar dhe nuk e përmbajnë dot veten as në prani të të tjerëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.