Naked City

Shfaqet më në fund edhe Scarlett Johansson shtatëzënë

Postuar në 15 Korrik, 2014 10:25

Ajo ka qenë pothuajse tërësisht e mbyllur që prej shpalljes së shtatëzanisë së saj në mars.

Por Scarlet Johansson nuk do të mund të rrijë e mbyllur gjatë tërë kohës për të fshehur barkun e saj të madh. Ajo u pa tek doli nga banesa e saj në Nju Jork.

29 vjeqarja dukej elegante me një fustan të shkurtër ngjyrë të kuqe dhe një xhaketë lëkure ngjyrë krem.

Jessica Alba sërish me bikini

Postuar në 15 Korrik, 2014 10:22

Se familja vjen e para për Jessica Alben, ajo këtë e tregoi duke kaluar pjesën më të madhe të kohës në plazh në Kankun gjatë të martës bashkë me familjen e saj.

Aktorja e Sin City dukej shumë e lumtur pranë bashkëshortit të saj Cash Warren dhe vajzës së saj të madhe Honor, kur ata u futeshin në det.

Jessica 33 vjecare dukej mahnitëse me një bikini ngjyrë gështenjë dhe të poshtme të zeza.

Përpjekja e një babai për të realizuar ëndrrën e vajzës së tij.

Postuar në 15 Korrik, 2014 03:14

Për çdo baba, vajza e tij është një princeshë dhe këtu përjashtim nuk bën as Jeremiah Heaton, një amerikan nga Virxhinia.

Kur ishte gjashtë vjeç dhe mjaftueshëm e zgjuar për të kuptuar se çfarë ndodhte rreth e rrotull saj, vajza e tij, Emily e pyeti: “A mund të jem ndonjëherë një princeshë e vërtetë?”

Pa u menduar dy herë ai u përgjigj “po”. Pak muaj pas pyetjes së vajzës së tij dhe premtimit të dhënë, Jeremiah u gjend në një udhëtim në pjesën jugore të shkretëtirës sahariane, pikërisht në kufirin mes Egjiptit dhe Sudanit.

Kritikohet Gwyneth Paltrow në fushatën e re publicitare.

Postuar në 14 Korrik, 2014 17:10

Aktorja Gwyneth Paltrow është kurorëzuar gruaja më bukur në botë për vitin 2013, por ky ishte një titull që ngjalli shumë debate.

Tashmë, Paltrow është kritikuar për imitimin e ikonës së stilit, Audrey Hepburn, në fushatën e re publicitare të kompanisë së kozmetikës, ‘Max Factor’.
Në foto 41-vjeçarja pozon me flokë të mbledhura, fustan të zi dhe një varëse me perla sikurse Hepburn në imazhet e saj klasike. Në “Twitter” kanë vërshuar një lumë kritikash për faktin se ishte zgjedhur Gwyneth për të rikthyer imazhin e Hepburn.

Gratë e futbollistëve të Gjermanisë festojnë fitoren.

Postuar në 14 Korrik, 2014 17:09

Futbollistët e Gjermanisë pas fitimit të trofeut filluan të festonin në stadiumin e Marakanasë, por nuk mund të rrinin pa iu bashkuar festës të dashurat dhe bashkëshortet e tyre, që ishin të pranishme në shkallët e stadiumit.

Të gjitha zbritën në fushë duke përgëzuar partnerët për këtë fitore të madhe në ndeshjen më të rëndësishme të jetës së tyre, ku u kurorëzuan edhe mbretërit e botës në futboll.

Andre Schurrle ishte i lumtur për prezencën e të dashurës së tij, Montana Yorke.

Në fushë edhe Lena Gercke, e dashura e mesfushorit të Real Madridit, Sami Khedira.

Gabriel Garko feston 40 vjetorin.

Postuar në 14 Korrik, 2014 04:41

Aktori italian, Gabriel Garko sot feston 40 vjetorin. I rritur në provincën e Torinos në vitin 1991 ai merr titullin Mister Italia, por që e refuzon. Vit pas viti karriera e tij pësoi vetëm ngjitje saqë ai u kthye në sex simbolin e fiction-ave në Itali. Për të patur këtë karrierë të admirueshme Garkon e ka ndihmuar edhe pamja e tij fizike.

Filmi i fundit ku Garko ishte protagonist u shfaq në Festivalin e Kanës me regjisor Asia Argento. Ai numëron një numër të pafundëm serialesh dhe filma në kinema .

Rihanna tifoze e Gjermanisë.

Postuar në 14 Korrik, 2014 04:39

Rihanna nuk ka munguar në aktivitetin më të rëndësishëm të futbollit në Kupën e Botës. Këngëtarja e ndodhur në Brazil natën e mbrëmshme ka shijuar në stadium ndeshjen Gjermani-Argjentinë.

E lumtur për fitoren e Gjermanisë bukuroshja ka treguar me gëzim fanellën e kombëtares gjermane por nuk kanë munguar as pozat provokative kur ajo ka hequr bluzën duke treguar gjoksin e saj.

Por argëtimi nuk ka fund për Rihannën teksa është parë të lahet në det me shoqërinë e saj në një festë të çmendur.

Kylie Minogue dhe lufta e saj me kancerin.

Postuar në 14 Korrik, 2014 04:37

Në një intervistë të mbushur me emocione dhe kujtime të trishta, këngëtarja australiane, Kylie Minogue ka folur me lot në sy për sëmundjen që e preku 10 vjet më parë.

Në intervistën 60 minutshe për televizionin australiane “Channel Nine”, këngëtarja foli për mënyrën se si ia doli me kancerin e gjirit.

Kylie tregoi se ishte vetëm 37 vjeçe kur u diagnostikua me kancerin e gjirit, ndërsa shpërtheu në lot kur solli ndërmend vështirësitë që ka hasur gjatë gjithë asaj periudhe dhe se gjatë gjithë këtyre viteve sëmundja i ka dhënë vetëm leksione.

Naomi Campbell pozon me topin e artë.

Postuar në 14 Korrik, 2014 04:34

Ata kanë fituar titullin e tyre të pestë në Kupën e Botës dhe tani Gjermania është e gashme për të marr në shtëpi Jules Rimet.

Për ekipin gjerman është një tjetër kupë e artë, dhe skuadra kësaj radhe mori një kupë prej 24 karat ari.

Për të shënuar këtë moment modelja Naomi Campbell e veshur e tëra në arë, ka pozuar bashkë me një topi prej ari.

Gruaja që mori vesh për vdekjen e burrit në Twitter.

Postuar në 13 Korrik, 2014 04:54

Një grua mori vesh se bashkëshorti i saj me profesion gazetar kishte vdekur në Kupën e Botës kur njerëzit nisën të shprehnin ngushëllimet e tyre në rrjetin social Twitter.

Veronica Brunati po qëndronte bashkë me të shoqin Jorge “El Topo”Lopez në Sao Paolo por nuk ishte me të kur ai pësoi një aksident automobilistik me pasojë vdekjen.

Përpara se autoritetet ta informonin, ajo lexoi një postim nga bosi i Athletico Madrid, 44- vjeçari Diego Simeone, i cili shprehte hidhërimin për humbjen e gazetarit.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City