Gruaja që mori vesh për vdekjen e burrit në Twitter.

Postuar në 13 Korrik, 2014 04:54

Një grua mori vesh se bashkëshorti i saj me profesion gazetar kishte vdekur në Kupën e Botës kur njerëzit nisën të shprehnin ngushëllimet e tyre në rrjetin social Twitter.

Veronica Brunati po qëndronte bashkë me të shoqin Jorge “El Topo”Lopez në Sao Paolo por nuk ishte me të kur ai pësoi një aksident automobilistik me pasojë vdekjen.

Përpara se autoritetet ta informonin, ajo lexoi një postim nga bosi i Athletico Madrid, 44- vjeçari Diego Simeone, i cili shprehte hidhërimin për humbjen e gazetarit.

Lopez po punonte për gazetën spanjolle në Brazil AS kur taksia me të cilën po udhëtonte u godit nga një makinë e vjedhur që po ndiqej nga policia.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.