Fiksimi i Kanye Westit për ngjyrën e bardhë.

Postuar në 09 Korrik, 2014 03:13

Burri i Kim Kardashian, reperi Kanye West është i fiksuar pas ngjyrës së bardhë dhe përveçse në të shumtën e rasteve vishet vetëm me të bardha, dëshiron që kudo që shkon të mbizotërojë e bardha.

Kanye West teksa ndodhej në Londër në Festivalin “Wireless” për të zëvendësuar kolegun e tij Drake, është tërbuar kur në dhomën e veshjeve ka gjetur rroba femrash ngjyrë të zezë.

Reperi ka kërcënuar organizatorët se nuk do të ngjitej në skenë nëse ato rroba nuk do të hiqeshin menjëherë.

Fiksimi i reperit për ngjyrën e bardhë është vënë re edhe më herët, ku përpara se të pranonte intervistën në “BBC” kishte kërkuar që të rrethohej nga “lule dhe perde të bardha”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.