Selfie në koncertin e Beyonce, shfaqet Michelle Obama me vajzën

Postuar në 26 Korrik, 2014 15:41

"Zonja e parë ishte pas meje”. Me këto fjalë modelja Yesenia Herrara komenton fotografinë e saj selfie, ku shfaqet Michelle Obama dhe vajza e saj Sasha, në koncertin e Beyonce dhe Jay-Z.

Vajzat e Presidentit Barack Obama, janë prej kohësh fanse të këngëtares e cila këndoi edhe në shtëpinë e bardhë me rastin e ditëlindjes së zonjës së parë.

Fotografia u realizua gjatë koncertit të Chicago, dhe bëri që brenda pak orësh, modelja jo shumë e njohur, të shfaqet në televizionet më të mëdha amerikane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.