Pushime mëse të merituara

Postuar në 17 Korrik, 2014 09:25

Goli i shënuar në minutën e 113 ndaj Argjentinës i dha titullin e katër kampion bote Gjermanisë dhe atë e shndërroi në një hero kombëtar në vendlindje.

Kjo u vërtetua edhe në pritjen e organizuar në Berlin ku e gjithë skuadra u brohorit nga mijëra gjermanë që kishin dalë në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit për të pritur e përshendetur heronjtë e tyre.

E pas festimeve të stërzgjatura dhe të lodhshme mbërrin koha e pushimeve. Mario Goetze u fotografua në plazhet e Ibizas me të dashurën e tij modelen gjermane Ann Kathrin Bromel.

Çifti dukej në një formë të mirë teksa thithnin rrezet e diellit Mesdhetar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.