Dikur shiste cigare, tani është mbretëreshë

Postuar në 16 Korrik, 2014 03:18

Ajo tani është Mbretëresha e Spanjës, por disa foto të publikuara së fundmi tregojnë se si Mbretëresha Letizia ishte një vajzë krejt e zakonshme, që përpiqej të fitonte para për të financuar studimet.

Letizia studioi fillimisht gazetari në universitet në Madrid dhe më pas bëri një master në Meksikë.

Fotot e publikuara tregojnë se ajo promovonte një markë cigaresh në rrugë, duke shitur paketa.

Fotot janë realizuar në mes të viteve ’90 në Universitetin Guadalajara në Meksikë.

Ajo shiste cigaret Boots.

Pasi mbaroi masterin, ajo u kthye në Spanjë, ku punoi si spikere e CNN.

Më vonë u bë spikerja kryesore e TVE, kohë në të cilën u njoh me të shoqin, Princin Felipe.

Ata u fejuan në vitin 2003 dhe u martuan në vitin 2004.

Muajin e shkuar, Felipe u kurorëzua Mbret i Spanjës, pas abdikimit të babait.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.