Lajme
Bie premtimi i Bazhdarit që dëmshpërblimin e gjyqit ndaj Berishës t’ia dhuronte një shkolle të komunitetit egjiptian. Gjobitet 400 mijë lekë pasi nuk u paraqit në seancë
Keti Bazhdari nuk është paraqitur në gjyqin ndaj Sali Berishës dhe për këtë pasojë gjykata e ka pushuar çështjen,raporton “Lapsi.al.” Madje gjykata ka ngarkuar Bazhdarin me pagesën e shpenzimeve gjyqësore prej 400 mijë lekësh të vjetra. Bazhdari ishte shprehur se paratë që do merrte si dëmshpërblim, do t’i dhuronte për një shkollë të komunitetit egjiptian. Por ndodhi e kundërta. Ajo kishte ngritur padi ndaj ish-kryeministrit Berisha, pas deklaratave të tij në Kuvend.
Siguria nga kriza/ Rezervat valutore të Shqipërisë arrijnë rekord, mbulohen importet për më shumë se 5 muaj
Shqipëria ka valutë sa për të përballuar 5.5 muaj importe. Sipas “Monitor” rezervat valutore të vendit arritën në një nivel rekord në fund të vitit 2014, sipas statistikave të publikuara së fundmi nga Banka e Shqipërisë. Sa më të larta rezervat, aq më e mbrojtur është ekonomia shqiptare ndaj goditjeve të papritura të jashtme. Rezervat valutore mbahen kryesisht në dollare, euro dhe ar. “Monitor” thotë se ky është dhe niveli më i lartë i arritur ndonjëherë, jo vetëm në vlerë absolute, por edhe në muaj importe.
Basha në Vjenë denoncon standardet e zgjedhjeve: Vota u blenë masivisht me lekë, ushqime e veshmbathje
Lulzim Basha, i shoqëruar republikani Mediu dhe një delegacion i opozitës, u takuan në Vjenë me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier dhe me përfaqësues të Këshillit të përhershëm të ambasadorëve të OSBE-së.
Prishtinë/ Përcaktimi etnik në letërnjoftime, Komisioni për Integrime Evropiane kthen projektligjin. Deputetët: Mënyrë primitive, jashtë praktikave evropiane
Komisioni për Integrime Evropiane ka kthyer në Komisionin për Punë të Brendshme Projektligjin për letërnjoftimet për shkak se kanë kundërshtuar një amendament, i cili përcakton përkatësinë etnike në letërnjoftim, raporton “Koha Ditore” Deputeti i Vetëvendosjes Ilir Deda tha se në asnjë mënyrë nuk duhet të pranohet ky amendament, pasi është jashtë praktikave evropiane. Ai e ka quajtur mënyrë primitive dhe të prapambetur një gjë të tillë. Kundër këtij amendamenti ka dalë edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Luljeta Veselaj-Gutaj.
A qëndron pretendimi i PD-së për pasojat e ndarjes territoriale në zgjedhje?
Disa ditë pas zgjedhjeve, ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, shkruante për pasojat e reformës territoriale në rezultatin e procesit elektoral të 21 qershorit. Berisha e shihte ndarjen e re në funksion të pastër elektorale, në favor të mazhorancës, me vota dominuese në Jug. Dhe për këtë sillte një përllogaritje të thjeshtë: sipas tij, një kandidat i opozitës ka fituar me mesatarisht 48 mijë vota, kurse një kandidat i mazhorancës me afërsisht 48 mijë vota.
Të dhënat e Indeksit Europian, Shqipëria vendi më i palumtur në Evropë. Një nga shkaqet sociale: bombardimi me lajme
Nuk do shumë për të kuptuar se shqiptarët edhe pse jetojnë në një vend plot diell e resurse të tjera natyrore, nuk janë të lumtur aq sa mund të mendohej. Dy vendet e Evropës Juglindore, Shqipëria dhe Bullgaria janë listuar si shtetet më të palumtura në kontinent. Shqipëria me një popullsi që llogaritet në rreth 3 milionë banorë ka marrë pikët më të larta, që në renditje nënkupton vendin e fundit ( 29). Ky është përfundimi i arritur sipas të dhënave të Indeksit evropian të Lumturisë për vitin 2015 (Happiness Equality Index Evropë 2015) publikuar në 2 korrik 2015.
Mark Frroku refuzon të japë deklarime para prokurorëve shqiptarë, kërkon ekstradimin në Belgjikë
Për akuzën e vrasjes në Belgjikë të një bashkëkombësi në vitin 1999, deputeti Mark Frroku ka refuzuar të japë deklarime para prokurorëve shqiptarë. “panorama” raporton se prokurorët e çështjes nga organi qendror i akuzës kanë shkuar dje në qelinë ku mbahet Mark Frroku dhe kanë kërkuar t’i marrin deklarime në lidhje me ngjarjen dhe me akuzën e ngritur ndaj tij. Burime nga organi i akuzës kanë thënë se deputeti Mark Frroku u ka thënë dje hetuesve se “nuk dëshiron të flasë para Prokurorisë shqiptare në lidhje me këtë ngjarje”.
Bashkia e Tiranës reagon për shtatoren e Rugovës: Rama nuk lejon vendosjen në rrugën që mban emrin e tij
“Në një akt të turpshëm dhe të paprecedentë, kryeministri Edi Rama ka urdhëruar moslejimin e vendosjes në Tiranë të shtatores së presidentit Ibrahim Rugova”. Kështu deklaroi sot gjatë një konference për shtyp nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi. “Shtatorja e Ibrahim Rugovës tashmë e përfunduar me kontributet vullnetare të qytetarëve të Tiranës, siç dhe kishte premtuar kryetari i Bashkisë Lulzim Basha do të vendosej në rrugën që mban emrin e tij përballë parkut Rinia.
Nis “furtuna” pas humbjes, Basha pezullon 53 kryetarët e degëve, shpëtojnë deputetët dhe koordinatorët
“Sot” informon se kryetari i PD-së Lulëzim Basha ka pezulluar 53 kryetarët e degëve pas humbjes së zgjedhjeve të 21 Qershorit. Sipas “Sot” përpos duelit mes Bashës dhe Topallit, në Partinë Demokratike po përvijohet një konflikt tjetër, mes kupolës drejtuese dhe krerëve të degëve të partisë. “Sot: thotë gjithashtu se menjëherë pas zyrtarizimit të humbjes dramatike, në Partinë Demokratike kanë nisur lëvizjet, për t’i ikur përgjegjësisë së humbjes, për të akuzuar palët e tjera, për t’u shfajësuar, sajuar alibi, insinuata etj.
Rama ftesë kryebashkiakëve të rinj për konsultë. Të zgjedhurit e PD përçahen; Voltana Ademi ngre supet, Mziu nuk pranon
Një takim konsultues për pushtetin vendor të gjithë kandidatët fitues në 61 njësitë e reja vendore. Këtë ka kërkuar së fundmi kryeministri Edi Rama. Sipas “Panoramas” Rama ka ftuar në Kryebashkiakët e rinj të cilët janë njoftuar që takimi do të zhvillohet në selinë e Kryeministrisë ditën e hënë, në orën 12:00.