Avokati i Popullit: Të realizohet një census i pakontestuar dhe i gjithëpranuar nga minoritetet

Në një Auditorium të Mbajtur në Gjirokastër në bashkëpunim me OSBE-në, Avokati i Popullit, Igli Totozani deklaroi se pavarësisht proceseve të regjistrimit të popullsisë të ndërmarra nga ana e shtetit, (përfshirë këtu censusin e vitit 2011), gjendemi para faktit të një debati mes deklarimit zyrtar të shifrave të popullsisë minoritare në vend dhe nga ana tjetër të mospranimit dhe kontestimit të tyre nga ana e vet minoriteteve. “Ky moment konstaton mungesën e të dhënave të sakta statistikore mbi popullsinë minoritare, të dhëna këto që të jenë të pranueshme nga të gjitha palët”, u Totozani. Sipas tij është i domosdoshëm realizimi i një procesi të regjistrimit të popullsisë (censusi), të pakontestuar dhe të gjithëpranuar edhe nga minoritetet dhe komunitetet e tjera, i cili do të jepte shifrat reale të popullsisë minoritare, apo edhe të komuniteteve të tjera. Totozani tha se minoritetet konsiderojnë se shteti nuk po bën sa duhet për ruajtjen e zhvillimin e kulturës, besimit fetar, gjuhës, traditave dhe trashëgimisë kulturore. Sa i takon përfshirjes së njohurive në tekstet shkollore shtetërore mbi minoritetet në vend, konstatohet se, përfshirja është e pakët dhe e pamjaftueshme dhe se, jo të gjithë fëmijët minoritarë marrin mësime në sistemin shtetëror arsimor, në gjuhën e tyre amtare. Shkollat me sistem dygjuhësh ekzistojnë, por jo për të gjithë minoritetet dhe ato janë të nivelit nëntëvjeçar.
l.m
Add new comment