Presidenti Olond nuk sheh krisje të aleancës franko-gjermane. Ish-kryeministri Prodi: Europa doli e humbur nga marrëveshja për borxhin grek

“Aleanca franko-gjermane nuk është krisur. Unë dhe kancelarja Merkel punojmë bashkërisht për të mirën e Europës. Këtë e tregoi si marrëveshja e Minskut për Ukrainën ashtu dhe arritja e një marrëveshje për Greqinë”. Kështu i ka komentuar presidenti francez Fransua Olond përshtypjet e krijuara se Gjermania dhe Franca kanë hyrë në një fazë rivaliteti në drejtimin e BE-së. Kreu i Elizesë është shprehur se e ardhmja e Eurozonës është e sigurtë dhe shpjegoi se ishte kundër referendumit grej, jo sepse është kundër normave demokratike, por sepse referendumi ishte i pavlefshëm për aq kohë sa u krye për një paketë që ishte tërhequr. Ndërsa ish-kryeministri Italian Romano Prodi thotë se nga marrëveshja ka dalë e humbur Greqia, por më e humbur ka dalë Europa. “Greqia ka humbur. Por më shumë ka humbur Europa. Ajo ka humbur shpirtin e saj dhe ka hipotekuar të ardhmen. Ka humbur shpirtin, pasi tashmë dominohet ekskluzivisht nga interesa elektorale të vendeve të veçanta dhe nuk sheh as interesat minimale të përgjithshme. Europa ka humbur sepse kur nis një rrugë të tillë, nuk mund të vihesh nën drejtimin e vendit më të fortë”.-thekson ish-kryeministri Italian. Prodi thotë kështu që Gjermania vendosi veton mbi marrëveshjen. “Pas rastit të Greqisë, do të jetë gjithnjë e më e vështirë që përpunohet një politikë e përbashkët e bazuar mbi një ekuilibër kompromisesh mes interesave të vendeve të ndryshme. Europa ka lindur si një Union i minorancës, në të cilën çdo qytetar hynte me të drejta dhe dinjitet të barabartë, në të cilin Komisioni Europian luante rolin e arbitrit. Dobësimi i Francës dhe dalja e mundshme e Britanisë së Madhe nga BE kanë ndryshuar natyrën e Unionit. Është e qartë që Gjermania ka marrë rolin e drejtuesit jo vetëm për shkak të dobësimit të vendeve të tjera, por edhe për shkak të vlerave të saj. Por në rastin e Greqisë ajo nuk arriti ta tranformonte forcën e saj në një lidership të aftë për t’u drejtuar nga intersat e përgjithshme”. Prodi thotë se kjo është edhe pasojë e krizës së dy kampeve më të mësha politike në Europë.“Është kriza e Partisë Popullore Europiane, nga ku nuk erdhi asnjë thirrje për solidaritet. Është edhe kriza e Partisë Socialiste Europiane, nga e cila nuk erdhi asnjë thirrje për pasojat e politikave që ndërmerren kundër më të dobtëve. BE mundi ta mbrojë euron, por e bëri duke hipotekuar të ardhmen e saj. Jemi më të lehtësuar se euro për momentin shpëtoi, por kuptojmë që duke vazhduar kështu, do të përfundojë keq”-thekson ish-kryeministri Italian.
l.m
Comments
Uou! Kush eshte ky presidenti
<p>Uou! Kush eshte ky presidenti Olond?!? Emri i atij qe eshte ne fotografi shkruhet Hollande....</p>
Shkruhet Hollande, por
<p>Shkruhet Hollande, por lexohet Olond. Shkruhet Byron, por lexohet Viron. Eshte ceshtje alfabeti.</p>
Po tamam or zoteri nqs
<p>Po tamam or zoteri nqs shkruhet Hollande sic thua edhe zotrote, perse e shkruajne Olond?!? </p>
Add new comment