Lajme
Grusht rektorit të universitetit të Vlorës, agresori pinjoll i “oxhakut Cakrani”
Një person e ka goditur me grusht rektorin e Universitetit të Vlorës Albert Qarri, në sallën e teatrit “Petro Marko”, ku do të organizohej një aktivitet ku i ftuar ishte edhe presidenti Bujar Nishani. Efektivët e Gardës kanë neutralizuar agresorin Kujtim Cakrani, por e kanë lënë më pas të lirë. Cakrani e ka fyer dhe më pas e goditi rektorin. Policia e ka shpallur në kërkim. Cakrani që i vë emrit të tij titullin e avokatit, është pasardhës i familjes së Cakranëve të Mallakastrës dhe disa herë në shtyp u ka bërë avokatinë paraardhësve të tij të njohur.
Disa rregullime të kryeministrisë që “koinçidojnë” me vizitën e Merkel në Tiranë. Salla e protokollit me fotografi të një artisti të shquar gjerman
Në kryeministri po u jepet dora e fundit punimeve që do ta kthejnë katin e parë në një qendër arti dhe dialogu. Kështu është thënë të paktën zyrtarisht nga stafi i kryeministrit Rama, i ngarkuar me mbikqyrjen e punimeve. Përveç të tjerash në sallën e protokollit ose thënë ndryshe pragun e shtëpisë u tha se do të vihen fotografi të spikatura të një fotografi të shquar gjerman. Falma Fshazi drejtore e Komunikimit dhe Hulumtimit në kryeministri zbuloi për publikun këtë detaj domethënës nga përgatitjet që në fakt qeveria dhe kryeministri në veçanti po bëjnë për të pritur kancelaren gjermane.
Digjet nga maskat autobusi i linjës së Liqenit. Konkurrencë për biznesin apo hakmarrje?
Një autobus i linjës Liqeni i Thatë - Qendër në Tiranë është djegur pas mesnate dhe zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme, njofton A 1 Report. Autobusi ka qenë i parkuar në vendparkimin e urbanëve të kësaj linje në Liqenin e Thatë. Autobusi me targa AA 613GN në pronësi të personit me iniciale S.D është djegur nga dy persona, të cilët sipas rojës kanë qenë me maska. Ai thotë se ata e kanë kërcënuar dhe më pas i kanë vënë flakën autobusit. Roja është ndaluar nga policia. Po hetohen dy pista: Zjarrvënie për motive të konkurrencës ose djegie nga vetë stafi i linjës.
a.k
Beppe Grillo frymëzohet nga Athina: Do bëjmë referendum popullor në Itali për të dalë nga zona euro!
Edhe pse kryeministri Cipras deklaroi se ky nuk ihste një referendum për qëndrimin ose jo në euro,
Një vrasës që del nga burgu “për shkak” të gjykatës. Gjykimi i parë i Sokol Mjacajt
“Mapo” publikon sot një shkrim ku zbardhet dinamika e dosjes penale dhe dënimit të Sokol Mjacajt, autor i deklaruar i dy turistëve çekë. Gazeta publikon rrjedhën e ngjarjeve që e nxorën atë nga burgu, pas bashkëpunimit në vrasjen e një fëmije 13 vjeç disa vite më parë. Dhe përgjegjësia sipas gazetës shkon tek Gjykata e Apelit që ka ndryshuar masën për tre të akuzuarit, duke çuar në përleshje mes palëve në sallën e gjyqit. Një histori tipike në këtë vend, ku provohet edhe njëherë fjala: “Në gjykatë mos të çoftë halli”. Po përcjellim shkrimin të plotë:
Jep dorëheqjen ministri grek i Financave. “Disa partnerë preferojnë “mungesën” time në takime. Kryeministri e vlerësoi si të dobishme për arritjen e marrëveshjes”
Ministri i Financave i Greqisë, Yanis Varoufakis, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. “Shumë shpejt pas lajëmrimit të rezultateve fë referendumit, unë u vura në dijeni të një farë preference të disa pjesëmarrësve të Eurogrupit dhe ‘partnerëve’ për ....”mungesën” time në takime; një ide që kryeministri e gjykoi potencialisht të dobishme në arritjen e marrëveshjes. Për këtë arsye po largohen nga Ministria e Financave sot”, shkruan Varoufakis në një postim të vetin në blogun personal.
Ambasadori Dervishi nga Athina siguron se nuk do të ketë kthim emigrantësh në Shqipëri: Janë të integruar, i kanë paraprirë rezultatit të referendumit
Rezultati kundër reformave të kreditorëve në referendum ishte i pritshëm dhe një skenar i daljes nga Eurozona është i mundur. Kështu ka deklaruar, ambasadori shqiptar në Greqi, Dashnor Dërvishi në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike për “Ora News” nga Athina. Ambasadori Dervishi deklaroi gjithashtu se situata në Greqi do të ndikojë në stabilitetin e Ballkanit, por nuk do të ketë impakt negativ tek vendet që aspirojnë të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.
"Tash e tutje turistët do të jenë mëse të sigurtë"
U desh vrasja makabre e dy turistëve çekë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako të japë garanci se "tash e tutje ngjarje të tilla nuk do të ndodhin" dhe se turistët e huaj që vizitojnë zonat Shqipërinë do të jenë më shumë se të sigurtë. Një premtim që shikon nga e ardhmja po që nuk kuptohet pse nuk ishte i vlefshëm edhe dje, pardje, javën e kaluar apo vitin që lamë pas. Fatkeqësisht nevojën për të qenë vigjilente dhe më e angazhuar për sigurinë publike në zonat me rrrezikshmëri për të huajt, policia e kupton pasi janë "palosur" dy turistë me plumb pas koke.
JO
Exit pollet e para thonë se Greqia ka votuar kundër masave shtrënguese. Madje me diferencë të madhe. Mediat raportojnë se nesër, Merkel dhe Presidenti francez, Holande, do të takohen për të diskutuar se çfarë do të bëhet. Duke parë rezultatet, zëdhënësi i qeverisë greke, Gavriil Sakellaridis, ka deklaruar se “negociatat që do të nisin shumë shpejt dhe ne do të ndërmarrim çdo përpjekje që të nënshkruajmë sa më shpejt marrëveshjen”.
s.z