Lajme

Videolajm/ Raporte të ftohta mes kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës (video)

Postuar në 08 Korrik, 2015 08:05

Kryetari i ri i Bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj, i ulur në rreshtin e parë, tentoi t'i fliste kryeministrit, i cili, nga ana e tij, i kaloi pranë pa ia hedhur sytë. Siç shihet në videon e mëposhtme të “ABC News”, kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës ngrihet në këmbë për ta takuar kryeministrin. Por kur Rama i kalon pranë pa kthyer as kokën, Veliaj mbetet i shtangur nga injorimi.

Ndërhyrja në fasadën e kryeministrisë, Lubonja: "Deliri i një njeriu që kërkon vëmendje dhe të dëshmojë se është më i rëndësishëm se historia"(video)

Postuar në 08 Korrik, 2015 07:46

Fatos Lubonja është treguar i ashpër në Agon Channel duke komentuar ndryshimet që kryeministri Rama i ka bërë selisë së kryeministrisë me nismën e vet personale dhe pa pyetur as këshilltarët e tij më të afërt për trashëgiminë. Për Lubonjën vendosja e strehësh dhe ndërhyrjet që i janë bërë kryeministrisë nga Rama janë treguesi i gjendjes së tij mendore. “Për mua është i sëmurë. Ai thotë: mos shikoni historinë që ka kjo godinë, por më shikoni mua. Aty tani futet një gjë komplet moderne që krijon kakofoni me ndërhyrjet e tjera.

Konkursi për hyrjen te liqeni, PD: “Veliaj nuk lë pusetë dhe fëmijë rom pa shfrytëzuar për të dalë në tv. Të deklarohet edhe për këtë çështje”

Postuar në 08 Korrik, 2015 06:47

Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me konkursin për hyrjen në parkun e liqenit. Deputetja Jorida Tabaku e ka vlerësuar projektin si vazhdim të modelit të betonizimit në Bashkinë e Tiranë, duke shtruar edhe një pyetje që e bëjnë të gjithë: Ku është Erjon Veliaj? “Nuk besoj që do të jetë e largët dita kur ne do të shohim edhe në Sheshin Skënderbej të njëjtin projekt; betonizim. Betonizim aty ku ka hapësira publike sepse sigurisht që hapësirat private do kthehen në hapësira të gjelbërta.

Merkeli dhe “shtetrrethimi”, vizita e kancelares “blindon” Tiranën me 700 policë në ruajtje të saj

Postuar në 08 Korrik, 2015 03:11

Merkel viziton sot për herë të parë vendin tonë. Ndërkohë Tirana është “blinduar” nga masat e forta të sigurusë. Në ruajtjen e “Zonjës së hekurt” të Europës janë angazhuar të paktën 700 forca policore. Burimet nga policia thanë se mbikqyra policore, do te jetë e të njëjtave nivele me atë të vizës së Atit të Shenjtë dhe kryeministrit serb në Shqipëri.

Servet Pëllumbi analizon votën e 21 qershorit dhe thotë se PS­ LSI nuk duhet t'i trajtojë votuesit si dele

Postuar në 08 Korrik, 2015 03:00

Servet Pëllumbi vlerëson fitoren e koalicionit qeverisës në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, por mbi të gjitha filozofinë e dialogut dhe mirëkuptimit të shfaqura në këtë fushatë. Në një intervistë për “Panorama”, duke analizuar rezultatin e këtyre zgjedhjeve, Pëllumbi vëren se kërkohet një analizë për 310 mijë votave më pak që mori e majta krahasuar me zgjedhjet e 2013, ndërsa kërkon më shumë kujdes për votuesit kur propozohen kandidatët. Pëllumbi mendon se vota e shqiptarëve më 21 Qershor ishte një votë kundër Katovicës së Ramiz Alisë.

Shqipëri-Gjermani, beteja e humbur me eksportet dhe investimet, partneri i parë tregëtar ndaj Serbisë

Postuar në 08 Korrik, 2015 02:39

Ndërsa Gjermania është destinacioni kryesor i eksporteve të pothuajse gjithë rajonin, në Shqipëri ajo renditet vetëm e teta, teksa është investitori i gjashtë më i madh në vend. Ndërsa i gjithë rajoni ka si destinacion kryesor të eksporteve Gjermaninë, Shqipëria ka mbetur shumë prapa. Gjermania ishte partneri i tetë i eksporteve të Shqipërisë në vitin 2014, me 2.8% të totalit, (7.2 miliardë lekë, apo rreth 51 milionë euro), nga vendi i katërt që zinte në 2005-n, me rreth 3.3% të totalit.

Reforma në Drejtësi, Eduart Halimi sqaron pse opozita po hyn në komision që e shkuara të mos përsëritet

Postuar në 08 Korrik, 2015 00:22

Reforma në drejtësi do të bëhet edhe me opozitën. Sipas “ABC News” demokratët vendosën të martën të bëhen pjesë e komisionit të përkohshëm parlamentar, i cili u ngrit nga mazhoranca kur ata ishin ende në periudhën e bojkotit 6 mujor. Prej muajsh ai po funksionon pa prani opozitare. Eduart Halimi, i cili që nga e enjtja do të jetë nënkryetar i komisionit, tha se në dy kërkesat e tyre kryesore, demokratët fituan barazinë e anëtarëve me mazhorancën në komision, ndonëse jo bashkëkryesimin. Romana Vlahutin e BE dhe Donald Lu i SHBA luajtën intensivisht rolin e ndërmjetësit mes palëve.

Do këndojë Anastacia. Elvira Dones e quan nismën palaçollëk. Dhe përcjell një mesazh zhgënjimi nga politika në Shqipëri

Postuar në 07 Korrik, 2015 16:37

Elvira Dones është bërë edhe njëherë lajm. Kësaj radhe nga një status Facebook-u, ku e vlerësonte si palaçollëk nismën e kryeministrit për të sjellë në Shqipëri Anastacia-n, kushtuar diskriminimit të femrës. “Për organizuesit e këtyre nismave nga këto anë marr mundimin të them se betejat kundër formave të diskriminimit nuk janë palaçollëqe, por një punë serioze; se për të tilla nisma gratë shqiptare kanë nevojë të shohin në skenë artiste të angazhuara, të cilat me muzikën, mendjen e angazhimin e tyre janë realisht burim frymëzimi.

Unioni i Gjyqtarëve: Na jepni emra për gjyqtarët e korruptuar. Ambasada britanike përsërit: Është ngritur një klikë shumë e korruptuar

Postuar në 07 Korrik, 2015 12:52

Një ditë pasi ambasadori amerikan, Donald Lu, përsëriti deklaratat e tij për korrupsionin në gjyqësor, kreu i Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha, ka reaguar përmes një interviste për A1 Report. “Duke përgjithësuar, duke mos identifikuar personat konkretë, minojmë besimin e qytetarëve tek ajo pjesë e shëndoshë e sistemit të drejtësisë, që për mendimin tim është shumica”, tha ai. Ndërkohë në kuadër të konsultimeve që anëtarët e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, është zhvilluar një forum në universitetin “Nehemia” në Pogradec.

210 milionë euro janë blerë për 5 mijë lekë të vjetra. Manovra me “Rapiscan” dhe qeveria Rama e pafuqishme për të ndërhyrë...

Postuar në 07 Korrik, 2015 11:58

Një denoncim i lënë përgjysmë nga kreu i komisionit të ekonomisë Erion Braçe hedh po përgjysmë, dritë mbi një koncesion problematik. Kompania “Rapiscan”, pasi mori koncesionin 210 milionë euro për skanimin e mallrave në doganat shqiptare, më 16 shtator 2013 i ka transferuar kompanisë ICMS 49 për qind e aksioneve, për vetëm... dy paketa cigare: 5 mijë lekë të vjetra. Nga dokumentet e QKR-së rezulton se, aksioneri i vetëm i ICMS është mjeku Olti Pecini. Qeveria i pranon faktet, por thotë se është e pafuqishme për të vepruar, siç deklaroi në këtë komision ministri Shkëlqim Cani.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme