Lajme

Nis me Srebrenicën për të kaluar te Selenica. E paqartë cilin “ironizon” këshilltari i Edi Ramës, Ilir Metën apo Sali Berishën

Postuar në 11 Korrik, 2015 10:26

Fate Velaj ka gjetur një mënyrë për të vënë në dukje injorancën që ai konstaton te deputetët e Parlamentit shqiptar; sugjeron që të lexohet një shkrim i tij. Bëhet fjalë për temën e Srebrenicës, për të cilën Këshilltari për Diplomacinë Kulturore dhe Rilindjen Europiane i kryeministrit të Shqipërisë, ka bërë një shkrim të posaçëm. Kuptohet, shigjeta niset drejt Saliut dhe të vetëve, por ka gjasë, që pa dashje ndoshta, pa e ditur, apo qëllimisht, të ketë përfunduar tek Ilir Meta. Ja se çfarë shkruan Velaj: “sot, te gjitha mediat kryesore ne vend, botuan shkrimin tim me titull “srebrenica”.

Dyshime për terrorizëm me ujësjellësin, arrestohen pesë persona në Prishtinë. Ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të kryeqytetit

Postuar në 11 Korrik, 2015 08:51

Policia e Kosovës tha se ka arrestuar pesë persona nën dyshimet për përfshirje në veprime që ndërlidhen me terrorizëm. Tre prej tyre janë arrestuar gjatë natës në afërsi të liqenit të Badovcit rreth gjashtë kilometra në lindje të Prishtinës, që është një nga furnizuesit me ujë të kryeqytetit. Hetimeve u janë bashkuar edhe njësitë tjera përfshirë atë për luftë kundër terrorizmit dhe ndërkohë janë arrestuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar, të cilët janë të ndërlidhur me tre të parët.

Paradoksi shqiptar, në botë çmimi i naftës bie, te ne ngrihet. Demokratët i bëjnë thirrje qeverise të heqë taksën e qarkullimit e kështu të ulë çmimin e naftës

Postuar në 11 Korrik, 2015 07:17

Në botë çmimi i naftës ka rënë, në Shqipëri është ngritur. Një paradoks i përhershëm. Por lajmi i uljes së çmimit në botë përcillet me gëzim,por  dëshpëron shqiptarët. Kjo për shkak se çmimi i naftës vetëm po rritet dhe ka arritur në nivelet që ishte kur nafta kishte kapur rekordin në bursa. Ndërkohë Partia Demokratike i bëri jehonë këtij shqetësimi me një deklaratë për shtyp të shtunën. “Çmimi i naftës ka arritur deri në 190 lekë litri, më i shtrenjti në rajon e më gjerë, duke ndikuar në shtrëngimin edhe më tej të jetesës.

Videolajm/Kryeministri serb, Vuçiç, qëllohet me gurë në Srebrenicë

Postuar në 11 Korrik, 2015 06:49

Aleksandër Vuçiç është ndjerë keq gjatë vizitës së tij në Srebrenicë. Boshnjakët duket se nuk e kanë pritur aspak mirë praninë e kryeministrit të Serbisë në 20 vjetorin e masakrës. Rreth orës 12:50 në Potocari ku po mbahej ceremonia Vuçiç është sulmuar me gurë. Lajmi raportohet nga “Telegrafi” serb, shoqëruar me foto e video nga incidenti. Sipas “Telegrafi”, Vuçiç ishte duke vendosur lule në një pllakë përkujtimore, kur u sulmua me gurë nga masa që ishte prezente. Ndërhyrja ka qenë e shpejtë duke e mbrojtur atë dhe duke e shoqëruar për në makinë.

Konsumi "përgënjeshtron" rritjen ekonomike, regjistrohet një rënie e madhe

Postuar në 11 Korrik, 2015 05:53

“Instat” bëri të ditur se ekonomia shqiptare u rrit me 2.82% në tremujorin e parë të vitit. Ky ishte një rezultat më i lartë se pritshmëritë, duke pasur parasysh se të gjitha institucionet e specializuara kishin shfaqur projeksione pesimiste për tremujorin e parë të vitit, për shkak të përmbytjeve dhe efekteve negative të transmetuara nga ekonomia europiane. Por në një kronikë të trasmentuar nga “TV Scan” thuhet se ndërkohë, rezultat mjaft zhgënjyes dha konsumi, që pësoi rënie me 1.07%, ku në veçanti konsumi final i popullatës regjistroi rënie edhe më të madhe, me 1.22%.

Ish-deputeti Fatos Hoxha: PD drejt shpërbërjes, Berisha-Basha kërkojnë t’i ikin fajit të humbjes

Postuar në 11 Korrik, 2015 04:44

Ish-deputeti demokrat, Fatos Hoxha, një prej zërave më kritikë brenda PD-së, ka komentuar rezultatin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 21 Qershorit dhe shkarkimet në masë në strukturat e forcës më të madhe politike në opozitë. “Sot” shkruan se Fatos Hoxha ia faturon fajin e humbjes së PD në zgjedhjet lokale dy liderëve, Berisha-Basha, ndërsa shkarkimet në strukturat e PD në rrethe, i cilëson një taktikë të dyshes në fjalë për të kamufluar arsyet e vërteta të humbjes.

20-­vjetori i masakrës së Serbrenicës, Vuçiç lë shënim në librin e kujtimeve, pasi më parë kishte bërë thirrje publike për vrasjen masive të boshnjakëve. Thaçi nuk lejohet të kalojë

Postuar në 11 Korrik, 2015 03:58

Bosnja shënon sot 20 vjetorin e masakrës së Srebrenicës, masakra më e rëndë në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. Në korrik 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara. Rreth 15 mijë djem e burra arritën të shpëtojnë duke u larguar përmes pyllit, por shumë prej tyre u vranë nga ushtarët serbë që u zunë pritë të maskuar me uniforma të OKB-­së. Lufta në Bosnje kishte shpërthyer në prill 1992. 20 vjet pas vrasjeve, ende vazhdojnë të gjenden varre masive.

LSI nuk do të ankimojë procesin ku ka pretendime, si në rastin e Vorës. Meta thotë se nuk duhet të zvarritet certifikimi i zgjedhjeve

Postuar në 11 Korrik, 2015 02:04

Ilir Meta bëri të ditur se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të ankimojë procesin zgjedhor në ato zona ku ajo ka pretendime për pjesëmarrje në votim të zgjedhësve fiktivë. Sipas Metës, LSI kërkon që të mos zvarritet procesi i certifikimit të tyre dhe të nisin nga puna menjëherë kryetarët e rinj të bashkive. “Së pari, LSI ka qenë dhe është e interesuar për standardin e zgjedhjeve, edhe përpara zgjedhjeve, edhe pas zgjedhjeve.

Si u bë Shqipëria parajsa e bizneseve greke deri në 2010-n. “Dështimi” me Bankën së Kursimeve ka ulur ekspozimin ndaj krizës

Postuar në 11 Korrik, 2015 01:16

Pas viteve ’90, kompanitë greke ia dolën në Shqipëri të investojnë në pika mjaft fitimprurëse, ku më kryesoret janë bankat dhe telekomunikacionet. Sipas ‘Monitor” një drejtues i një banke greke thoshte dikur që Shqipëria është një minierë floriri. Kjo strategji në fakt u ndoq në gjithë rajonin. Nëpërmjet blerjes së ndërmarrjeve publike në vendet e Ballkanit Perëndimor të porsadala nga regjimet totalitare, Greqia synonte të kishte në zotërim një rrjet rajonal bankash, telekomunikacionesh dhe një lidhje infrastrukturore, ku të shiste mallrat e veta në tregjet thuajse të virgjëra të rajonit.

Merkel në mes të “Thanasit” dhe “Hansit”

Postuar në 10 Korrik, 2015 16:33

Në një analizë të rrjetit televiziv CNN, theksohet se Kancelarja gjermane Merkel rrezikon një votë mosbesimi në Bundestag (parlamentin gjerman), në qoftë se bie dakord me propozimin për tí dhënë Greqisë borxhe të reja. Deri më sot, “Hansi” mesatar gjerman u ka dhënë 700 euro borxh “Thanasëve” grekë.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme