Lajme
Peka i kundërvihet hapur Çilit, pse ka marrë “ekskluzivitetin” e ndikimit mbi Lulzim Bashën. "Nuk mund të jenë probleme të PD-së, problemet e bizneseve të Henrit”
Kanë filluar xhelozitë në mesin e “mediatikëve të djathtë”. Gazetarit Çim Peka nuk i pëlqen që kreu i PD-së Lulzim Basha ka rënë në sferën e ndikimit të Henri Çilit, dhe e ka shprehur këtë në një shkrim, ku nuk i kursen fjalët e mira për Bashën, por thotë se ai duhet të shkëputet nga ndikimi që ka mbi të Çili.
Kriza “zgjidhet” në Athinë, por mbërrin në Tiranë, paraliza që ka kapluar aktivitetin ekonomik në Greqi është shtrirë edhe në Shqipëri
Bizneset shqiptare që punojnë me Greqinë edhe pas hapjes së bankave, nuk janë shumë optimiste. “Monitor” shkruan se ndërsa u druheshim bankave greke në Shqipëri, bankat e mbyllura në Greqi po rezultojnë “Thembra e Akilit” edhe për sipërmarrësit shqiptarë. Paraliza që ka kapluar aktivitetin ekonomik në Greqi është shtrirë edhe në vendin tonë. Biznese fason, shoqëri transporti, call center e kompani tregtare pothuajse kanë ndërprerë aktivitetin, pasi nuk kryejnë dot pagesat mes tyre.
Rama i ftuar në Rai 3, flet për refomën ekonomike dhe taksat e ulëta: Shqipëria do të hyjë në Bashkimin Europian me çdo kusht
“Edhe pse nuk është e lehtë rruga e integrimit, Shqipëria do te hyje në Bashkimin Europian me çdo kusht.” Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama gjate pjesemarrjes në emisionin “Agora” ne rrjetin televiziv italin Rai 3. Në këtë interviste kreu i ekzekutivit foli dhe për krizen greke, emigracionin e shqiptareve dhe ndryshimin e kahut në levizjen e qytetareve gjate viteve te fundit, me shtimin e shtetasve italiane që jetojnë e studiojnë në Shqipëri.
Marko Bello i bashkohet Blushit: Rama mund të bëjë ç't'i dojë qejfi me PS-në, por një kryetar partie që është edhe kryeministër s'ka frikë nga zgjedhja
Me shqetësimit e Ben Blushit, se Edi Rama po e pakëson demokracinë në Partinë Socialiste, bashkohet dhe ish –deputeti dhe ish –ministri socialist Marko Bello. Duke theksuar nevojën e zgjedhjes së kryetarit në parti, siç përcakton statuti, Bello thotë se Rama po ecën tashmë në rrugën e arrogancës dhe kryetarit të gjithëpushtetshëm. “Disa argumentojne se ne nje parti ku njeshi "bën ligjin", nuk ka rendesi zgjedhja e tij, por zgjedhja e kryetareve të organizatave të partisë!!!
Pedagogët kundërshtojnë pr/ligjin për Arsimin e Lartë një ditë para se të votohet në parlament: Është antikushtetues, Qeveria godet universitetet
Pedagogët kundërshtojnë hapur dhe fort pr/ligjin duke e quajtur antikushtetues por dhe shkatërron sistemin arsimor. Një ditë para se pr/ligji për arsimin e lartë të votohet në parlament, opozita mblodhi në një tryezë pedagogë dhe përfaqësues të shoqërisë civile të cilët kanë oponencë për këtë pr/ligj. Tryeza ka temën “Qeveria godet arsimin e lartë” “Në seancën e së nesërmes duam të jemi dhe zëri i atyre që kanë folur kanë shkruar dhe kanë dalë nëpër sheshet e protestave dhe që nuk janë dëgjuar’ tha Basha.
Ristrukturim borxhi, Gjermania do t’ja “lehtësojë jetën” Greqisë, por kërkon përshpejtim të miratimeve ligjore në parlament
Ka përsëritur kancelarja gjermane Angela Merkel se nuk do të ketë shkurtim klasik të borxhit 30 deri në 40% për Greqinë. Por një rrugëdalje lehtësuese ekziston. Merkel la dje të hapur mundësinë për të diskutuar uljen e normave të interesit dhe zgjatjen e afatit të shlyerjes së borxhit, thënë ndryshe ristrukturimin e tij, por kjo vetëm pasi të bihet dakord me detajet e marrëveshjes së ndihmës.
Skandali/ Barnat e skaduara me përmbajtje kimike te rrezikshme qëndrojnë në territor të hapur pa mbrojtjeje. Asnjë zgjidhje për asgjesimin e tyre
Asnjë zgjidhje për asgjesimin e tonelatave me medikamente jashtë standartit. 5 muaj pas hedhjes në natyre të tonelatave me ilaçe të skaduara nga kompanitë dhe distributoret farmaceutik, heqja e tyre ka mbetur pa zgjidhje. “Vizion Plus” në një kronikë të trasmetuar prej tij thotë se drejtues të komunës së Zall Herrit, ku janë depozituar këto mbetje farmaceutike, u përpoqën të siguronin fondin prej 1 milionë lekësh për zhvendosjen e medikamenteve të rrezikshme, por pa rezultat. Ndërkohë pas zgjedhjeve te 21 qershorit, problemi i kalon Bashkisë së re të Tiranës.
Një shkrim për Shqipërinë, apo për kryeministrin?
Fotoja në fjalë, është shpërndarë nga kryeministri në profilin e vet në Facebook. Bëhet fjalë për një artikull të botuar në “Financial Times” që titullohet: “Kur një artist drejton një vend”. Kryeministri ka shoqëruar linkun e artikullit me këtë koment: “Hapesira krejt e veçante e prestigjiozes Financial Times dhe pena e nje gazetari nder me te shquarit e faqeve te kultures e te artit ne bote, jane nje arsye per t'u ndjere mire qe bejme te flitet kaq mire per Shqiperine.
Përdoruesit e drogës në Shqipëri, persona me status të lartë ekonomik dhe intelektual. Porf dr.Zihni Sulaj: Në Toksikologji kemi pasur individë shumë të njohur
Në Shqipëri, shifrat e larta të përdoruesve të drogës nuk i referohen vetëm grupeve të riskut. Sipas statistikave të Institutit të Shëndetit Publik, rreth 5% e përdoruesve të drogës janë persona me status të lartë ekonomik dhe intelektual, përfshirë dhe persona VIP. Një pjesë mirë e personave të njohur që janë konsumatorë të drogës janë trajtuar në Shërbimin e Toksikologjisë në QSUT, shumë prej tyre i drejtohen klinikave të huaja, ndërkohë që të tjerë e vuajnë pa u trajtuar për shkak se druajnë t’u mësohet fakti i të qenit përdorues droge.
"Amerika e re”, nga 2060-a, vetëm 43% e popullsisë së ShBA do të jetë e bardhë
“Pew Research Center” publikon së fundmi një studim, me bashkëautor, Paul Taylor, që merret me demografinë e ShBA. Dhe siç mund të imagjinohet raportet kanë ndryshuar shumë brenda popullsisë amerikane, por edhe kryqëzimi racor ka bërë të vetën. “Më 1960 popullsia e SHBA ishte 85% e bardhë, nga viti 2060 e tutje do të jetë vetëm 43% e bardhë. Dikur ishim një vend me të bardhë dhe të zinj. Tani jemi si ylberi”, shkruan Pew. Ky ndyshim historik, vjen edhe si pasojë e ardhjes së 40 milionë emigrantëve që nga viti 1965.
