Lajme
Të mos kesh as njohuritë bazë gjeografike. Ekipi i Skënderbeut nxjerr viza për në Irlandë, duke menduar se janë i njëjti shtet me Irlandën e Veriut
“Të mësosh, bir, se shkolla kurrë nuk humbet”. Këshillat e prindërve e gjyshërve të dikurshëm do t’i kishin hyrë në punë më shumë se kurrë ekipit të Skënderbeut të Korçës, drejtuesit e të cilës pajisën lojtarët me viza, për në… shtetin e gabuar. Jo se gabimi nuk u rregullua, por ekspozimi i kësaj gafe nga shtypi britanik, tregon edhe mjerimin e njohurive gjeografike të të paktën dikujt në klub.
Pronësia e “Rovenës”, këngëtarja humbet gjyqin e lokalit ndaj Doshit e Babasit, prona u kalon atyre
Një çështje “e rëndomtë” prone ka marrë vëmendje të veçantë për shkak të personazheve të përfshirë. Deputeti shkodran Tom Doshi dhe ish deputeti Ndriçim Babasi kanë fituar një gjyq
Greqia në kërkim të normalizimit ekonomik, paguhet borxhi, rihapen bankat dhe rritet TVSH-ja
Agjensia e lajmeve AFP njofton se Greqia i pagoi dje borxhet BQE-së dhe FMN-së, një shumë prej rreth gjashtë miliardë euro duke rihapur gjithashtu bankat me shërbime ende të limituara pas tre javësh të mbyllura dhe duke rritur TVSH-në ashtu si e kërkuan kreditorët. Në sajë të 7,16 miliardë eurove të zhbllokuara menjëherë nga BE-ja, Greqia i ka paguar dy kestet e prapambetura Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) më 30 qershor dhe 13 korrik, për një total prej dy miliardë eurosh.
Xhaferaj thotë se PD nuk po ndahet nga rrugaçët me kollare që ndanin tenderat dhe vranë karrierat politike të atyre që nuk pranuan të bëheshin palë në grabitje
Ferdinand Xhaferaj, ish-ministër Kulture dhe një nga eksponentët kryesor të PD-së, në një intervistë për gazetën “Sot” ka deklaruar se PD gjatë dy viteve nën drejtimin e Lulzim Bashës nuk është ndarë nga rrugaçët që merrnin dhe shisnin tendera gjatë qeverisës “Berisha”. “Duhet theksuar se në këto dy vite PD-ja nuk arriti të ndahej nga rrugaçet me kollare që gjate qeverisjes së PD vetëm sa ndanë tenderat dhe vranë karrierat politike të atyre që thjesht nuk pranuan të bëheshin palë për të grabitur”, thotë Xhaferaj në intervistë.
Dokumentacioni i kërkesave të mbylljes së bizneseve “ka humbur për shkak të sistemit të ri”, qindra subjekte që prej një viti presin përgjigje, duhet të fillojnë gjithçka nga e para. Arsyeja e vërtetë…
Biznese që kanë kryer procedurat e mbylljes që një e dy vjet më parë, duke nisur nga kërkesa për mbyllje e deri tek shlyerja e detyrimeve të përcaktuara me ligj, por që së fundi rezultojnë se nuk kanë asnjë dosje në degën e tatimeve të Tiranës. Këto ditë rradhë të gjata janë krijuar në degën e QKR pranë bashkisë së kryeqytetit, pasi subjekte që mendonin se e kishin kopsitur dokumentacionin dhe prisnin përgjigjen e fundit, kanë marrë lajmin se “për shkak të sistemit të ri”, dokumentet e tyre nuk figurojnë asgjëkundi.
Nisma ligjore/Bizneseve që nuk u rimbursohet TVSH, u lind e drejta e mospagimit të detyrimeve tatimore në masën e TVSH-së së pretenduar për rimbursim”
Kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe deputeti Ervin Koçi, kanë iniciuar një nismë ligjore që synon të lehtsojë marrëdhëniet tatimore me biznesin. Sipas kësaj nisme bizneseve që nuk u kryehet rimbursimi në kohë i TVSH-së, u lind e drejta që të mos paguajnë detyrimet e tjera tatimore.
Shqipëria mbetet streha e fundit
Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian do të vendosin sot për të shpallur vendet e Ballkanit Perëndimor, si vende të sigurta të origjinës. Efekti i këtij vendimi është se kërkesat për azil do të refuzohen dhe se azilkërkuesit do të riatdhesohen. Është ndoshta një rast i paprecedentë dhe cinik që brenda një kontinenti të vendoset ky lloj blloku për të drejtën e punës, pasi emigrimi është në thelb kërkesë për punë. Duke lënë mënjanë këtu murin që po ngre Hungaria, mund të thuhet se BE po sanksionon sot një nga aktet më konservatore të politikës së vet.
Banorët e dëbuar të shtëpive të kthyera pronarëve, letër Ramës: Na e thoni troç, na keni mashtruar pasi ju dhamë votën?
Banonin në shtëpitë ish pronë private që regjimi komunist i bëri pronë shtetërore, e pas ndryshimit të sistemit dhe kthimit të pronarëve të vjetër, u hodhën në rrugë. Sot 3300 kryefamiljarë të hedhur në rrugë nga Akti Normativ i qeverisë Berisha në vitin 2012 i dërgojnë një mesazh kryeministrit Rama: “Ishit Ju që kur ishit në opozitë e dënuat me forcë këtë padrejtësi historike që bëri z. Sali e kompani duke u larguar nga salla e Kuvendit në shenjë proteste.
Avokati i Popullit raport shqetësues për situatën e rëndë në burgje: Të burgosurit flenë me turne, në 4 shtretër 8 burra
Avokati i Popullit prezantoi një raport voluminoz, rezultat i 100 inspektimeve në insitucionet e vujates se dënimit në vend. Për të shpjeguar gjendjen e rëndë mund të veçojmë vetëm një moment të raportit ku thuhet se në burgje të dënuarit flene me turne. Avokatit të Popullit thotë se gjendje të e burgjeve në vend aështë larmante. Jorida Rustemi e cila Institucioni i prezantoi dhe raportin vjetor për 2014, tha se përveç rasteve të mbipopullimit dhe keqtarjtimit të të dënaurve, shteti ende nuk garanton rehabilitimin e tyre. Shqetësimi ishte konkret dhe i thënë thjesht.
Deputetët e PS komentojnë debatin Rama-Blushi. Për Doklen debatet brenda socialistëve janë pozitive. Koço thotë se nuk bëhet fjalë për përplasje por për ballafaqim idesh
Debatet në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, mes Deputetit Ben Blushi dhe Kryeministrit, Edi Rama, duket se ka përfshirë edhe Grupin Parlamentar. Pas mbledhjes së zhvilluar mesditën e së hënës, nuk kanë munguar komentet mbi atë që ndodhi në Asamble. Deputeti Namik Dokle thotë se debatet brenda socialistëve kanë diçka pozitive. Deputeti Koço Kokëdhima thotë se nuk bëhet fjalë për përplasje Rama-Blushi, por për ballafaqim idesh. Kokëdhima thotë se mënyrën e zgjedhjes së Kryetarit të Partisë do ta vendosë Kongresi.
