Lajme
Prova e radhës për Drejtësinë para vjeshtës së reformimit. Të hënën Fullani del para gjykatës
Drejtësia shqiptare do të vihet në provë para se i gjithë sistemi t'i nënshtrohet një reformimi drastik sipas objektivit të shpallur nga kryeministri Rama. Përballë gjyqtarëve do të jetë një nga "peshqit" e mëdhenj të elitës financiare të vendit që u shkarkua pas skandalit të vjedhjes në Bankën e Shqipërisë. Pas një viti hetimesh, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Dosja për vjedhjen e 713 lekëve nga arka e thesarit është gati dhe të hënën do të dërgohet në gjykatë.
Shqipëria, në vend të 18 në Europë për nivelin e borxhit. Por e fundit për konkurueshmërinë ekonomike
Shqipëria renditet e 18-a në Europë për nivelin e borxhit nga 45 vende. Renditja në këtë vend publikohet nga revista “Monitor” që merr si të dhënë bazë listën e publikuar nga “Eurostat” e përpiluar vetëm për 28 shtete. Shqipëria është e 18-a me 70% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por është ekonomia më pak konkuruese.
FMN e padëshiruar në Greqi, negociatat vetëm me Komisionin Europian dhe Bankën Qendrore Europiane
Komisioni Europian dhe Banka Qendrore Europiane pritet të nisin negociatat në Athinë, mbi një paketën e re shpëtimit për Greqinë. Abc News raporton se vendimi për rifillimin e negociatave u mor menjëherë pasi parlamenti grek miratoi edhe një grup të ri reformash, duke u gdhirë e enjte.Marrëveshja për paketën me vlerë 86 miliardë euro, synohet të dakordohet brenda tri javëve të ardhshme.
Raportim i kryeministrit të Republikës së Shqipërisë: "Kemi ulur me 50 për qind numrin e vrasjeve". Një arritje terapeutike që nuk ishte premtuar
Mund ta mirëkuptojmë kryeministrin kur kërkon të na bindë me shifra se ekonomia në letra është më e mirë se ajo që prekim në realitet, kur përpiqet të na sqarojë së rritja e çmimit të energjisë nuk është rritje por mesatarizim, kur mundohet të shpjegojë se nuk ka dashur të thotë atë që ka thënë e kështu me radhë...Por të prezantojë si arritje të qeverisë në parlament uljen me me 50 për qind të numrit të vrasjeve kjo nuk shërben si statistikë.
Intervista/ Sonila Qato, drejtoresha e AKKP: Kthim-kompensimi i pronave jo më një “mision i pamundur”, brenda 10 vjetësh zgjidhje e plotë
Leonard Veizi
Videolajm/Babai i Igli Metës, autor i vrasjes së Ismael Lullit, përlotet dhe kërkon falje
Si duhen marrë akuzat e Berishës për “Hakmarrjen për Drejtësi”? Fantazi, apo ekzagjerime të qëllimshme?
Sot në Parlament akuzat dhe insinuatat nuk kanë pushuar. Ndonëse përsëriten shpesh dhe në vazhdimësi, disa akuza, ngjajnë të jenë mesazhe diskredituese, shantazhuese, mesazhe presioni, apo edhe gjysmë informimi apo me natyrë diversive. Mirëpo këto dy vjet kemi parë që disa akuza, të pabesueshme në dukje, më vonë janë provuar. P.sh trafiku i drogës me avionë. Doli se kishte bazë. Sot ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka ndaluar për orë të tëra. Ndër të tjera bëri edhe këtë akuzë:
Nasa njofton zbulimin e planetit të ngjashëm me Tokën
Agjencia hapësinore amerikane NASA njoftoi zbulimin historik të një planeti të ngjashëm me Tokën. Binjakun e planetit tonë, shkencëtarët e kanë quajtur Kepler-452b, sipas teleskopit Kepler që bëri të mundur zbulimin e tij. “Toka e re” është 60% më e madhe se planeti ynë. Vjetërsia e planetit të zbuluar së fundi është rreth 6 miliardë vite, rreth 1.5 milion vite më i vjetër se toka. Shkencëtarët thonë se në këtë planet ka ujë në gjendje të lëngshme. Kushtet janë të përshtatshme për zhvillimin e jetës, megjithatë nuk mund të vërtetohet nëse është apo jo i banuar.
Drogë "anembanë" Parlamentit. Opozita zbulon dy të droguar te mazhoranca: Ministrin e Brendshëm dhe kryeministrin
Një marrëveshje bashkëpunimi mes ShBA dhe Shqipërisë në kuadër të luftës kundër trafikut të drogës, është bërë shkak për shkak për debate në Parlament. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deklaroi se financimi prej 7 milionë dollarësh që jep Departamenti Amerikan i Shtetit, është një gjë e mirë. Mirëpo për opozitën kjo dëshmon se Shqipëria është bërë burim i furnizimit me drogë. Siç mund të pritej, në krye të akuzave qëndronte ish-kryeministri Sali Berisha, që e cilësoi Tahirin “shtylla e krimit”.
ATSH nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me TANJUG
Marrëdhëniet me Serbinë shkojnë përherë e më shumë drejt normalizimit. Sot Agjencia Telegrafike Shqiptare, njofton se ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me agjencinë serbe, TANJUG. “Marrëveshja parashikon shkëmbimin e lajmeve midis dy agjencive, por edhe të fotove e videove, të cilat do t’i mundësojnë publikut të dy vendeve më shumë informacion për ekonominë, turizmin, traditat kulturën etj.”. Marrëveshja është nënshkruar në Beograd nga Drejtori I Përgjithshëm i ATSH-së, z. Gëzim Podgorica dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë TANJUG, znj. Branka Djukic.
k.f
