Lajme

Hotel “Tirana”, del jashtë listës së monumenteve të kulturës. Këshilli Kombëtar i Restaurimit thotë se nuk ka vlera historike dhe as arkitektonike

Postuar në 26 Korrik, 2015 01:27

Me një vendim të datës 3 korrik 2015, hotel “Tirana” ka dalë nga lista e objekteve nën mbrojtje. Deri  para këtij vendimi, prej vitit 2000, ky hotel ishte i shpallur monument kulture i kategorisë së dytë, si pjesë e qendrës historike. “Gazeta Shqiptare” raporton se vendimi është marrë nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit pranë Ministrisë së Kulturës. Në relacionin që shoqëron vendimin, sqarohet se monumenti nxirret nga lista dhe si rrjedhojë nuk është më monument dhe as nuk gëzon mbrojtjen e shtetit, për arsye se nuk ka as vlera historike dhe as arkitektonike.

Rikthimi i Greqisë në Ballkan. Të majtët radikalë të Athinës konfirmojnë kursin europian

Postuar në 25 Korrik, 2015 15:03

Në përfundim të takimit me Këshillin Kombëtar të Politikës së Jashtme, të përbërë nga përfaqësues të partive politike, ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias tha se turi i tij ne 7 vende të rajonit shënon rikthimin e Greqisë në Ballkan.
"Greqia rikthehet në Ballkan dhe politika jonë bazohet në dy shtylla. E para të mbështesim bashkëpunimin me çdo vend dhe perspektivën europiane të tyre dhe e dyta të gjejmë mënyrën për të rindërtuar Ballkanin, zhvillim që do të lehtësojë pozitat e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian"-theksoi Kotzias.

Botërori i futbollit, Rusia 2018, Shqipëria në grup me Italinë dhe Spanjën

Postuar në 25 Korrik, 2015 14:41

Është hedhur shorti i botërorit të futbolli 2018, i cili do të zhvillohet në Rusi. Shqipëria do të ketë në grup, Italinë, Spanjën, Izraelin, Maqedoninë, Lihtenshtejnin. Shorti është drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm Zherom Valcke, por ceremoninë e ka përshëndetur edhe presidenti rus, Vladimir Putin. Më poshtë të gjitha grupet:

PD grup pune kundër reformës qeveritare të pronës, Tabaku: Kjo që po kërkon të bëjë qeveria është zhvlerësim i pronës dhe mbyllje pa zgjidhje e saj

Postuar në 25 Korrik, 2015 10:45

Partia Demokratike do të ketë dhe alterantivën e saj se si mund të zgjidhet çështja e pronave. Sipas deputetes Jorida Tabaku, kjo që po kërkon të bëjë qeveria është zhvlerësim i pronës dhe mbyllje pa zgjidhje e saj. Në një prononcim për “Abc News” Tabaku pohon përgjegjësine e PD që nuk arriti ta mbyllë këtë çështje, por ajo tërheq vëmendje ndaj opinionit publik e grupve të interesit të bëjnë mirë dallimin mes dy filozofive, tek e quan antikushetuese këtë të qeverisë Rama. “Një grup pune është ngritur në Partinë Demokratike për të analizuar projektligjin e qeverisë për pronat.

Fatos Tarifa: “Ligji “Për arsimin e lartë” është shumë i mirë”. Prova? “Atë po e shan Kastriot Islami”

Postuar në 25 Korrik, 2015 09:33

Fatos Tarifa shkruan sot një opinion në gazetën “Mapo” që i shtohet debatit për ligjin e sapomiratuar “Për arsimin e lartë”. Opinioni i Tarifës polemizon me Kastriot Islamin, për të cilin Tarifa nuk i kursen sulmet. “Lexues të nderuar! Vini re! Ligjin për arsimin e lartë po e “kritikon” e po shan K. Islami, politikani shqiptar më obskur, më i dështuar e më famëkeq në çerekshekullin e fundit...Për shkak se ai ka dështuar në çdo sipërmarrje akademike e politike, në të cilën është angazhuar deri më sot, mund të thuhet me plot gojën se, nëse K.

Fotolajm/"Në vigjilje të hapjes së re të Partisë Socialiste"

Postuar në 25 Korrik, 2015 08:57

Fotoja është realizuar dje në aktivitetin e Forumit Eurosocialist në Jal të Vunoit dhe është postuar nga kryeministri në profilin e tij në "Facebook".

Atentat ndaj zyrtarit të lartë shqiptar në Maqedoni, Argëtim Asani ndërron jetë në spitalin e Strugës

Postuar në 25 Korrik, 2015 08:08

Ndaj Argëtim Asani, zëvendësdrejtori i Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) dhe kuadër i BDI-së është kryer në një atentat. Informacionet e para zyrtare bëjnë të ditur se ai ka ndërruar jetë. Sipas disa portaleve lokalenë Maqedoni, ndaj Asanit është shtënë me breshëri plumbash nga një makinë në lëvizje pranë hotelit “Drim” në Strugë. Ai menjëherë është dërguar në Spitalin e Strugës. Sipas “Plusinfo”, Asani ka ndërruar jetë pas plagëve të rënda.

Gazetarët bojkotojnë Shkëlqim Canin

Postuar në 25 Korrik, 2015 07:17

“Mapo” raporton se 18 gazetarë të thirrur për një takim informal me ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, e kanë bojkotuar atë. Sipas gazetës në fjalë, shkak për bojkotimin është bërë arroganca e vazhdueshme e ministrit, sulmet e ministrisë ndaj medias për disa kronika, si dhe fakti që ministria nuk jep informacionin e kërkuar. Për këto arsye takimi nuk është zhvilluar, por zyra e shtypit njoftoi se ai ishte anuluar.

Mediat serbe paralajmërojnë skenare të errëta, sulme terroriste në rajonet kufitare të Maqedonisë

Postuar në 25 Korrik, 2015 05:56

Mediat serbe po vazhdojnë të paralajmërojnë skenare të ndryshme të errëta në Maqedoni. Sipas agjensisë së lajmeve “Ina”, portali serb “Telegraf” paralajmëron për incidente të tjera apo siç i quan sulme terroriste në rajonet kufitare në pjesën veriore dhe perëndimore të Maqedonisë. Këto paralajmërime vijnë gjoja të bazuara në informacione të shërbimeve sekrete serbe. Megjithatë “INA” raporton se  MPB në Maqedoni nuk ka komentuar këto informacione. Ditë më parë kjo ministri theksoi se ka shtuar masat e sigurisë.

I nxehti afrikan i Tiranës shoqërohet me mungesën e ujit të pijshëm. Ndërprerja e energjisë në stacionin e Qafë­-Mollës, do nxjerrë nga funksioni stacionin e pompimit

Postuar në 25 Korrik, 2015 05:13

Tmerr në ditët e të nxehtit afrikan. Megjithatë temperaturat e larta në Tiranë nuk do të jenë shqetësimi më i madh për kryeqytetasit, por mungesa e ujit të pijshëm. Prej ditësh situata e furnizimit me ujë paraqitet problematikë në disa zona të Tiranës, por për 24 orë mungesën e ujit të pijshëm do të vuajë gjysma e qytetit. Qytetarët tashmë duhet të marrin masa që të paktën për 24 orët e ardhshme të sigurojnë ujin e pijshëm.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme