Lajme

Shtyhet marrja e detyrës nga Veliaj që ishte parashikuar në 27 korrik, Konservatorët e Ruços ankesë për rezultatin e Tiranës

Postuar në 16 Korrik, 2015 01:01

Shtyhet çasti i marrjes së detyrës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës nga Erion Veliaj. Kjo pasi Partia Konservatore, me kryetar Armando Ruçon, ka paraqitur në momentet e fundit kërkesë ankimore për rezultatin e zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë. Ndërsa ishte parashikuar që Veliaj të hynte në zyrën e tij në bashki në datën 27 korrik, kjo gjë nuk pritet të ndodhë në këtë datë. Ankesa e konservatorëve ka bërë që të shtyhen të gjitha afatet për certifikimin e zgjedhjeve dhe marrjen e detyrës nga Erion Veliaj.

Ballkani Perëndimor, liria e medias në rrezik! Sulme kundër faqeve online që mbajnë qëndrime kritike ndaj qeverive

Postuar në 15 Korrik, 2015 23:53

Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch bëri të ditur se gazetarët në Ballkanin Perëndimor janë të detyruar të punojnë në një mjedis armiqësor. Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch, u bëri thirrje autoriteteve në Bosnjë Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi e Serbi që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të krijuar një mjedis të sigurt për veprimtarinë e mediave dhe t’i japin fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve.

Parlamenti francez miraton thuajse me unanimitet paketën e ndihmës për Greqinë

Postuar në 15 Korrik, 2015 13:31

Parlamenti francez i ka dhënë një mbështetje thuajse unanime paketës së ndihmës për Greqinë. Asambleja Kombëtare e Francës zhvilloi një debat, iniciuar nga Partia Socialiste në pushtet, në përfundim të të cilit 412 deputetë votuan pro mocionit të sjellë nga kryeministri Manuel Valls dhe vetëm 69 kundër. Ndërkohë në Athinë kanë nisur protestat kundër paketës së ndihmës që u miratua në samitin e Eurozonës. Kjo pasi kryeministri Aleksis Tsipras i tha “po” një sërë masave, të cilat shihen si në kundërshtim me frymën dhe votën e referendumit.
s.z

Rishfaqet Erjon Veliaj: “Na tregoni cilat janë 3 gjërat që sipas jush, kanë nevojë për ndërhyrje urgjente në Tiranë”. Një dhe kryesore: Çfarë do bëhet me Projektin e Hyrjes së Liqenit?

Postuar në 15 Korrik, 2015 10:00

Një ditë më parë, kryeministri publikoi fotoalbumin e iftarit të shtruar në Kryeministri. Një nga fotot e ekspozuara ishte edhe ajo e kryetarit të ri të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i cili ka disa ditë që nuk del në media. Herën e fundit u shfaq në një video ku kryeministri e injoronte.

UEFA ribën llogaritë e grupit I. Shqipëria zbret në vendin e tretë, Danimarka pas Portugalisë. Reagon FSHF: Na penalizon goli që hëngrëm në Elbasan

Postuar në 15 Korrik, 2015 07:00

Duket se UEFA ka qenë jo pak e çoroditur nga vendimi i Gjykatës së Lozanës që  i dha 3 pikë Shqipërisë. Të nesërmen e vendimit kombtarja shqiptare në klasifikimin e UEFA-s u rendit në vendit e dytë, duke shtuar jo pak entuziasmin e tifozëve që filluan të ëndërrojnë për një kualifikim në Euro 2016. Por sot UEFA e ka ndryshuar sërish renditjen duke e zbritur përfaqësueen e Shqipërisë në vendin e tretë por me pikë të barabarta me Danimarkën e vendit të dytë.

Kapriçoja e Edi Ramës për të votuar në Surrel e mpleks me shkelje të Kodit Zgjedhor. Opozita thotë se u transferua jashtë afateve në qendrën e re të votimit

Postuar në 15 Korrik, 2015 04:49

Vota e kryeministrit Rama në 21 Qershor sipas opozitës është e pavlefshme pasi transferimi i tij nga qendra e votimit në Shkollën Budi në qendrën e votimit në Surrel është bërë jashtë afateve që përcakton Kodi Zgjedhor. Vota e tij nuk ndryshon asgjë në rezultat, por sipas Partisë Demokratike është tregues i lehtësisë me të cilën kryeministri shkel ligjet për kapriçot e tij personale.

Gropa në tatime dhe dogana sugjeron vazhdimin e dobësisë në planifikimin e buxhetit dhe administrimin e taksave. Rritja vjetore e borxhit 13.7 për qind

Postuar në 15 Korrik, 2015 03:31

Gropa në tatime dhe dogana do të jetë me efekt edhe në periudhën e mbetur të vitit. Një raport i Komisionit Europian për tremujorin e dytë të vendeve kandidate për anëtarësim vëren se rënia e të ardhurave në periudhën e parë të vitit, do të jetë me pasoja edhe për periudhën në vazhdim, ku ekonomia do të performojë dobët.

Ndërmjetësim për pajtim me Ramën apo rikthim nga dera e pasme? Ruçi: Nuk është lajm që takova Tom Doshin, mund të pij kafe edhe me Sali Berishën

Postuar në 15 Korrik, 2015 02:20

A po rikthehet Tom Doshi në grupin parlamentar socialist? Koha dhe mënyra sesi kjo mund të ndodhë është një prej hamendësimeve pas takimit të djeshëm  që ai pati me Gramoz Ruçin, I njohur si një nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës. Gjithsesi të dy nuk kanë pranuar të bëjnë publike detajet e bisedës dhe qëllimin e takimit. Për kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi  takimi një ditë më parë me deputetin Tom Doshi nuk ka pse të përbëjë lajm për mediat.

Ateisti i përmendur nga Rama është ..... Much Nano

Postuar në 14 Korrik, 2015 16:16

Kryeministri Rama shtroi mbrëmjen e së martës një Iftar me rastin e muajit të Ramazanit në Kryeministri, ku morën pjesë përfaqësues të besimeve fetare si dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, artistë dhe gazetarë. Në fjalën e tij Rama tha se tryeza e iftarit është një tryezë ku mund të mblidhen së bashku njerëz të besimeve të ndryshme fetare, por edhe ata që nuk besojnë. “Më bëri përshtypje refuzimi i ftesës nga një njeri i ditur i cili me mirësjellje i tha protokollit të kryeministrisë se ishte ateist dhe si i tillë nuk mund të ulej në një sofër si kjo e kësaj mbrëm

Identifikohen “kosovarët” që vranë sarandiotin; tre në pranga e tre në kërkim nga Kruja e Laçi

Postuar në 14 Korrik, 2015 14:59

“Kosovarët” e përfolur si autorë të vrasjes së 32 vjeçarit Edmond Theodhori (Mehmeti) në Sarandë, janë një grup të rinjsh nga Laçi e Kruja. Ishin me pushime në qytetin jugor por instikti i zgjidhjes fatale të një sherri të çastit, fitoi mbi qëllimin e vajtjes në bregdet. Policia ka vënë në pranga 3 të rinj, të dyshuar si autorë të ngjarjes. Ata janë: Ledi Hysa, 25-vjeç, banues në Laç;  Ylli Qemal Reçi, 23-vjeç, banues në Gjorm-Krujë; Ajman Agron Zyba, 21-vjeç, banues në Laç.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme