Lajme
Shënim: Siguria e plazheve në pikëpyetje, pushuesit të trembur nga vjedhjet
Në periudhën më të nxehtë të sezonit turistik, korrik e gusht padyshim, vazhdojmë të surprizohemi nga e keqja. Pikërisht në ditët kur plazhet janë të mbipopulluara jo vetëm me vendas por edhe me pushues të huaj, qetësinë e prishin vjedhësit e rrugës. E kam fjalën për ata që janë të pakualifikuar sepse mjeshtrat qëndrojnë pas kompjuterave në zyra me kondicionerë. Ky problem haset rëndom, sidomos në bregdetin e Durrësit. Rastet të lënë pa fjalë. E dhimbshme, por e vërtetë. Hajdutë të moshave të ndryshme, që nga të rinj e deri “adultë” siç përdoret në psikologji për të rriturit.
Vëzhguesit vendorë raport për zgjedhjet 2015: Financimi i fushatës shumë i kushtueshëm e jo transparent, KQZ përgjegjëse
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka publikuar një raport ku theksohet se fushatat zgjedhore të subjekteve kryesorë politikë janë cilësuar si tepër të kushtueshme, krahasimisht me realitetin ekonomik që kalon Shqipëria. Ndërkohë që në të gjitha rastet theksohet se financimet janë shoqëruar me pikëpyetje dhe kritika në lidhje me ligjshmërinë e burimeve. Për krijimin e kësaj situate me përgjegjësi ngarkohet Komisioni Qendror Zgjedhor.
Raporti i SHKB për korrupsionin në polici: Për 6 muaj 28 policë të arrestuar, 125 efektivë hetohen në gjendje të lirë
Për gjashtë muajt e parë të këtij viti, janë arrestuar 28 efektivë policie, për të cilët është dhënë edhe masa disiplinore “përjashtim nga radhët e Policisë së Shtetit”, raporton “Gazeta Shqiptare” Të dhënat janë publikuar në raportin “Për punën dhe performancën e shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat për periudhën JanarQershor 2015”, të cilin “Gazeta Shqiptare” e publikon sot. Raporti thekson se gjatë këtij 6mujori, janë 125 efektivë policie të cilët vazhdojnë të hetohen në gjendje të lirë.
Videolajm/Ja kush pushon në rezidencën qeveritare në Dhërmi, që iu refuzua Presidentit
Parathuhet fituesi i tenderit 61 milionë euro për shërbimin e dializës. Flitet për kompaninë e Bujar Gazhelit, mikut të kryeministrit Rama sipas opozitës. Beqaj: Do kemi garë ndërkombëtare
Dy ditë para tenderit për Shërbimin e Dailizës sipas formës së konçesionit Partneritet Publik Privat, opozita ka folur për fituesin që sipas saj është i paracaktuar dhe është mik i drejtëpërdrejtë i kryeministrit Edi Rama.
Parathuhet fituesi i tenderit 61 milionë euro për Shërbimin e Dializës. Flitet për kompaninë e Bujar Gazhelit, mikut të kryeministrit Rama sipas opozitës. Beqaj: Do kemi garë ndërkombëtare
Dy ditë para tenderit për Shërbimin e Dailizës sipas formës së konçesionit Partneritet Publik Privat, opozita ka folur për fituesin që sipas saj është i paracaktuar dhe është mik i drejtëpërdrejtë i kryeministrit Edi Rama.
Ja kush po pushon në vilën qeveritare të Dhërmiut, ku Nishani kërkoi të kalonte ca ditë (Video)
Në kulmin e debatit mbi refuzimin që Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare I bëri kërkesës së Presidentit të Republikës për të pushuar në rezidencat qeveritare të Dhërmiut dhe Vlorës, Tv Klan ka publikuar pamje nga vila e Dhërmiut ku janë duke pushuar dy femra që largohen sapo pikasin që janë nën vëzhgimin e kamerave. Në pamje shihen dhe punonjës të Gardës të Republikës që duket të kenë njohje me vajzat që pushojnë në vilë.
Vëzhguesit vendorë: Financimet e partive politike jo transparente, KQZ përgjegjëse
Koalicioni i vëzhguesve vendorë ka dalë me një qëndrim zyrtar sa i takon transparencës së financimit të partive politike. Me anë të një deklarate KVV shprehet se: “Mungesa e transperencës financiare nga subjektet është mosefikasitet i KQZ-së si institucioni përgjegjës”. Sipas këtij koalicioni, KQZ nuk ka përmbushur detyrat.
Makina kalon në korsinë tjetër. Pas ndërhyrjeve të fundit, lartësia e bordurës ndarëse në autostradën Tiranë-Durrës u zvogëlua
Një makinë tip Volkswagen, me targë AA 989 GX, ka kaluar bordurën ndarëse në autostradën Tiranë-Durrës dhe ka përfunduar në korsinë tjetër. Ky aksident vjen pas ndëryrjeve në këtë aks, ndërhyrje të shumëkritikuara qoftë për mungesë e transparencës, qoftë për ndryshimet e papërshtatshme. Aksidenti dëshmon një problem sigurie, në një autostradë, ku për shkak të ndërhyrjeve të fundit, vendosen kufizime absurde të shpejtësisë, deri në 60 km/orë.
Delegati i UEFA-s: Kukësi rrezikon përjashtimin nga Kupat Europiane
Dhuna midis skuadrës së Kukësit dhe Legia Warszawas në stadiumin ‘’Qemal Stafa’’ mund t’i kushtojë rëndë të dyja skuadrave. Delegati polak i UEFA-s, Kazimierz Oleszek tha për mediat vendase se masat disiplinore do të jenë të rrepta nga ana e EFA për incidentin e shkaktuar në ndeshjen ndaj Legia Varshavës në kuadër të Europa League. Siç raporton ‘’SkySport’’ Oleszek tha se: “Fillimisht mendoj se Kukësi do të gjobitet me një shumë të madhe, nuk do të luajë në fushën e tij për disa takime.
