Lajme
Instituti i Vjenës parashikime jo optimiste për rritjen ekonomike në Shqipëri: E rrezikojnë ngarkesa fiskale dhe kreditë me probleme
Parashikime jo optimiste për rritjen ekonomike në Shqipëri në tre vitet e ardhshme. Në një raport të publikuar së fundmi Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare ngre shqetësimin lidhur me ngarkesën fiskale, nivelin e lartë të kredive me probleme dhe pabarazitë e jashtme, tre faktorë kërcënues për ekonominë shqiptare. Kjo ekonomi vijon të mbështet nga reforma në sektorin e energjisë dhe hyrjet e investimeve të huaja direkte.
Ligji për arsimin e lartë, Fuga reagon ndaj P. Xhufit: "Pëllumbi u "zgjua" pasi ligji u votua"
Artan Fuga ka reaguar me një postim në Facebook ndaj opinionit të Pëllumb Xhufit, publikuar sot në "Panorama". Po e përcjellim të plotë:
Presidenti në takimin “për arsimin e lartë”: Reformat duhen bërë sipas kritereve. Pas takimit dy orësh në Presidencë Nikolla thotë se debati me Nishanin ishte i shëndetshëm
Presidenti i Republikës priti paraditen e sotme në Presidencë ministren e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ku në fokus të takimit ishte reforma në institucionet e arsimit të lartë, e kontestuar fort nga opozita dhe qarqet universitare. Takimi që u zhvillua me dyer të mbyllura, i parapriu pak ditë më parë një tjetër takim mes presidentit Nishani dhe një përfaqësie nga qarqet akademike dhe profesorati, të cilët parashtruan qëndrimet e tyre rreth ligjit ‘për arsimin e lartë’, i miratuar më 20 korrik në parlament, në një seancë të posaçme.
PD paraqet propozimet për pastrimin e parlamentit dhe administratës. Bylykbashi: Ndryshime kushtetuese për dekriminalizimin, gati platforma jonë
Në kuadër të dekriminalizimit dhe ndryshime kushtetuese për pastrimin e parlamentit dhe administratës nga të inkriminuarit, Partia Demokratike propozoi sot platformën e saj. Deputeti Oerd Bylykbashi, tha në një deklaratë për media: “Do kërkojmë ndryshime kushtetuese për të pastruar parlamentin dhe administratën nga të inkriminuarit dhe ndalimin dhe emrimin e tyre në të ardhmen. Partia Demokratike do të kërkojë qe të mos mbajnë funksione publike të gjithë ata përsona qe janë në proçese hetimi apo gjykimi në vendet e Bashkimit Evropin, apo vende te tjera per kryerjen e krimeve të rënda”.
Burg për abuzuesit e pyjeve dhe ndëshkim policëve që mbyllin sytë. Gjithçka do të monitorohet nga sistemi elektronik me kamera
Nga shtatori 2015 do të ashpërsohet dënimi për këdo që do të presë në mënyrë të paligjshme apo do të transportojë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme. Nuk do të ketë më gjoba por dënime me burg. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e paralajmëroi në aktivitetin e sotëm ku u prezantua sistemi elektronik i monitorimit me kamera të pyjeve. Tahiri paralajmëroi dhe ndëshkim për policët që nuk do të kryejnë detyrën me ndalimin e kësaj vepre penale. Sistemi elektronik do të shërbejë dhe si provë në proceset gjyqësore për të ndëshkuar punonjësit e policisë që mbyllin sytë para kësaj vepre penale.
Kosova, çdo vit mbi 100 milionë euro humbje nga korrupsioni. Një vit më parë bashkë me Shqipërinë renditej në “zonën e kuqe”
Korrupsioni i kushton Kosovës mbi 100 milionë euro humbje çdo vit, vlerësojnë përfaqësues të shoqërisë civile dhe shoqatave ekonomike në vend. Mbi 20 për qind e të gjitha vlerave të kontratave të tenderimit që bëhen brenda vitit, sipas hulumtimeve të bëra, keqpërdoren nga zyrtarë të institucioneve të Kosovës. Fidan Kalaja, nga Lëvizja “FOL”, e cila merret me matjen e luftës anti-korrupsion, i ka thënë Radios “Evropa e Lirë” se në bazë të hulumtimeve që kanë bërë del se njëri nga sektorët më të korruptuar në Kosovë është fusha e prokurimit dhe procesi i privatizimit.
Studim i Harvardit, profesor Rikardo Hausman: Diaspora kërkon të investojë por nuk gjen rrugët si të përfshihen në sfidat për ta modernizuar ekonominë Shqiptare
Qendra për Zhvillim Ndërkombëtar në Universitetin e Harvardit dhe një grup studiuesish të saj publikuan në Tiranë një seri studimesh mbi zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare dhe sfidat e rritjes së saj, informon “Zëri i Amerikës”. Drejtuesi i “Ekipit Shqipëria”, profesor Rikardo Hausman, theksoi se Shqipëria duhet të kujdeset më shumë për mikroekonominë, sepse të dhënat makro-ekonomike si inflacioni apo shpenzimet janë të qëndrueshme.
Analiza/ Nafta në vend është rritur me 18% në raport me fillimin e vitit. Bie ndjeshëm në bursa, tregtohet në nivele rekord në Shqipëri
Çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare kanë rënë gjatë kësaj jave në nivelin më të ulët që nga shkurti i këtij viti, duke zbritur deri në 52.28 dollarë, raporton “Monitor”. Në raport me fillimin e këtij viti, nafta në vend është rritur me 18%. Nëse ajo do të shtrenjtohet sërish në bursat ndërkombëtare, atëhere karburanti në tregun vendas duket se do të shkojë drejt një ekuilibri dhe rekordi të ri, mbi 200 lekë/litër.
Fjala e Veliajt: "Unë besoj te një Tiranë e shanseve të barabarta. Do të befasojmë cinikët dhe snuksat me ndryshime"
Sot Erjon Veliaj është betuar si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Po përcjellim më poshtë fjalën e mbajtur prej tij me këtë rast:
Sot është një ditë shumë e veçantë për te gjithë ne sepse nga sot kemi privilegjin t’i shërbejmë qytetarëve të Tiranës me kohë të plotë.
Ky është një moment kthese në punët e kryeqytetit! Nga tani Bashkia e Tiranës do të ketë një model të ri qeverisjeje, i cili bazohet mbi një parim të thjeshtë: me qytetarin, për qytetarin.
Kryeministri: “Nuk kemi ndërmend ndryshime në qeveri. Në shtator nisim një tjetër aksion të ashpër kundër informalitetit”
Kryeministri Edi Rama, ka mohuar se do të ketë ndryshime në qeveri në muajin shtator. “Rifreskimin qeveria do ta bëjë gjatë muajve të gushtit. Çdo qeveritar do shkojë të freskohet në gusht e do vijë i freskët në punë. Nuk kemi ndërmend ndryshime në qeveri. Në shtator do të fillojmë një tjetër aksion të madh që do jetë i ngjashëm me atë të energjisë, territorit, mbylljes së universiteteve, etj.. Sa i takon natyrës dhe ashpërsisë, do të jetë aksioni kundër informalitetit.
