Lajme

Makina kalon në korsinë tjetër. Pas ndërhyrjeve të fundit, lartësia e bordurës ndarëse në autostradën Tiranë-Durrës u zvogëlua

Postuar në 01 Gusht, 2015 10:44

Një makinë tip Volkswagen, me targë AA 989 GX, ka kaluar bordurën ndarëse në autostradën Tiranë-Durrës dhe ka përfunduar në korsinë tjetër. Ky aksident vjen pas ndëryrjeve në këtë aks, ndërhyrje të shumëkritikuara qoftë për mungesë e transparencës, qoftë për ndryshimet e papërshtatshme. Aksidenti dëshmon një problem sigurie, në një autostradë, ku për shkak të ndërhyrjeve të fundit, vendosen kufizime absurde të shpejtësisë, deri në 60 km/orë. 

Delegati i UEFA-­s: Kukësi rrezikon përjashtimin nga Kupat Europiane

Postuar në 01 Gusht, 2015 10:42

Dhuna midis skuadrës së Kukësit dhe Legia Warszawas në stadiumin ‘’Qemal Stafa’’ mund t’i kushtojë rëndë të dyja skuadrave. Delegati polak i UEFA-­s, Kazimierz Oleszek tha për mediat vendase se masat disiplinore do të jenë të rrepta nga ana e EFA për incidentin e shkaktuar në ndeshjen ndaj Legia Varshavës në kuadër të Europa League. Siç raporton ‘’SkySport’’ Oleszek tha se: “Fillimisht mendoj se Kukësi do të gjobitet me një shumë të madhe, nuk do të luajë në fushën e tij për disa takime.

Gati “pushtimi”, QSUT rrethohet nga 100 spitale, klinika, laboratorë diagnostikimi dhe farmaci private

Postuar në 01 Gusht, 2015 09:05

Është më tepër se një skandal. Kjo hartë ngjan me lojërat kompjuterike, ku një vend duhet rrethuar për t’u pushtuar. Ne fakt është Qendra Spitalore Universitare “ Nënë Tereza”. Në një kronikë të trasmentuar nga “Vizion Plus” thuhet se institucioni shëndetësor më i madh në Shqipëri është “rrethuar” tashmë nga rreth 100 spitale, klinika, laboratorë diagnostikimi privatë dhe farmaci. Shifra janë alarmante nëse krahasohen me sipërfaqen ku ato ndodhen e që është pak më shumë se 200 mijë metër katror. Këto fakte janë pjesë e një hetimi që ka kryer faqja informative online “Historia Ime”.

Mbyllja e “Alsat”, Carlo Bollino blen licencën e tv-së, grupi “MCN”, aksioner kryesor i “Tema Tv”, blen licencën e radios

Postuar në 01 Gusht, 2015 08:16

Siç është bërë e njohur “Albanian Screen”, i njohur dikur si “Tv Alsat” është mbyllur dhe asetet e të drejtat e tij kanë kaluar për shitje. Bëhet e ditur se licencën televizive të “AS” e ka blerë Carlo Bollino, i cili aktualisht posedon “A1Report” si tv dhe gazetën “Shqiptarja.com”. Licencën radio të “AS” e ka blerë grupi “MCN”, i cili është edhe aksioner kryesor i “Tema Tv”, që ka nisur së fundmi transmetimet. Kështu një nga grupet mediatike më të vjetra në Shqipëri është ndarë mes dy blerësve të rinj, që operojnë aktualisht në tregun mediatik.

Tirana pa ujë, u rikthehet puseve. Një avari teknike në nënstacionin e pompimit lë disa lagje të kryeqytetit pa ujë

Postuar në 01 Gusht, 2015 06:40

Tirana pa ujë. Duket si lajm i vjetër por i ardhur në kohë. Edhe pse ditët e para të gushtit do të shënojnë rekord temperaturash të larta, sërish në kryeqytet uji do të mungojë. Një avari teknike në nënstacionin e pompimit të Bërxullës ka lënë pa furnizim me ujë disa lagje të Tiranës. Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve e kryeqyteit njoftoi se për shkak të një defekti elektrik në këtë stacion, pa ujë kanë mbetur zonat Yzberish, rruga “3 Dëshmorët” dhe ajo e njohur si Unaza e Re. UKT njofton se grupet e punës të OSHEE-së, janë në vendin e ngjarjes duke punuar për riparimin e defektit.

PD thirrje Veliajt: Lëre shown mediatik, mblidh këshillin bashkiak për të ndarë banesat sociale

Postuar në 01 Gusht, 2015 06:22

Në emër të këshilltarë bashkiakë të PD-së dhe aleatëve të opozitës, kreu i tyre, Leonard Olli i bëri thirrje kryetarit të bashkisë Erion Veliaj të lërë mënjanë shown mediatik dhe të thërrasë në mënyrë urgjente mbledhjen e këshillit bashkiak për shpërndarjen e banesave sociale. Përmes një deklarate për shtyp paraditen e 1 gushtit 2015, të mbajtur para bashkisë së Tiranës akuzoi kryeministrin Rama se prej një viti mbajti të bllokuar procesin e shpërndarjes së banesave sociale dhe tani vijon zvarritjen.

Mediat serbe: Putini pranon pasaportën e Kosovës

Postuar në 01 Gusht, 2015 04:35

Vendimi që Rusia të lëshojë viza për shtetasit me pasaporta kosovare ka tronditur Serbinë, sipas agjencisë së lajmeve INA. Ambasada ruse në Beograd ka njoftuar se qytetarët nga Kosova mund të hyjnë në Federatën Ruse vetëm në raste të veçanta apo kur marrin pjesë në ngjarje sportive nën përfaqësimin e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik dhe federatave ndërkombëtare sportive. E përditshmja më e madhe serbe “Blic” në numrin e ditës së sotme ia ka kushtuar tërë ballinën këtij lajmi, transmeton Indeksonline.

“Ngrijnë” 190 projekte, Qeveria vendos të pezullojë përkohësisht financimet në shkolla, ujësjellësa e rrugë që kanë si autoritet kontraktor komunat

Postuar në 01 Gusht, 2015 02:55

Qeveria ka vendosur të pezullojë përkohësisht financimin e 190 projekteve infrastrukturore që kanë si autoritet kontraktor komunat. Vendimi i Këshillit të Ministrave tashmë ka marrë fuqi ligjore dhe prek investime në shkolla, ujësjellësa e rrugë. Referuar vendimit, pezullimi i përkohshëm është bërë për projektet në vazhdim, me cikël financimizbatimi 2012-­2015, me autoritet kontraktues “Komunat”, të financuara me vendim të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve.

"Lajmi i fundit” nga Kadare ishte në të vërtetë keqkuptimi i radhës nga “Facebook”. Nuk vonon akuza për injorancë të gazetarëve

Postuar në 31 Korrik, 2015 22:06

Para tri ditësh në disa media, kryesisht elektronike, qarkulloi një “lajm” që riprodhonte qëndrimet e shkrimtarit Ismail Kadare për pushtimin osman dhe trajtimin e tij historiografik. “Lajmi” ishte shkëputur nga një postim në një fan page në “Facebook”. Mirëpo dje, administratorët e faqes sqarojnë opinionin mbi këtë postim, duke akuzuar mediat për mungesë profesionalizmi. “Këto dy ditët e fundit, në mediat elektronike shqiptare, qarkullon një artikull mbi Kadarenë. Artikulli është shkëputur nga një prej posteve tona të fundit dhe është kaluar nga këto media si të ishte 'lajm i fundit'.

Veliaj prezantoi 24 administratorët(emrat) e Tiranës dhe u dha një këshillë: Mos e bëni Tiranën gazi i botës, si Kamza

Postuar në 31 Korrik, 2015 12:48

Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi sot 24 administratorët e tij të këtij institucioni. Gjatë fjalës së tij, Veliaj pohoi se këta administratorë do jenë më afër shqetësimeve të komunitetit, ndërsa theksoi se nuk do të ketë shërbime me dy standarde për komunat apo qytetin, bashkinë e madhe të Tiranës. Nga ana tjetër, kryebashkiaku i ri i Tiranës lëshoi një mesazh të qartë për të gjithë ata që do të caktohen në këtë detyrë të re në llojin e saj në Bashkinë e Tiranës, ndërsa theksoi se ata nuk janë përfaqësues më të partive politike.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme