Lajme
Arrestohet ish-zyrtari i Spiro Kserës, ishte në kërkim për korrupsion me vizat amerikane të punonjësve të ministrisë
I dënuar një vit më parë me 2 vjet burgim për veprat penale të "Falsifikimit të dokumentave" dhe "Mashtrimit" dhe i shpallur në kërkim nga ana e Seksionit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorine e Policise së Tiranës, Klevis Bitro u ndalua nga forcat e policisë. Ish-drejtori i Kabinetit të Ministrise së Punës po ashtu është dënuar dënuar me 10 muaj burgim për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, ndërkohë është nën hetim një tjetër procedim penal ndaj tij për veprën penale “Fallsifikimi i dokumentave”.
Ministri Çuçi prish betimin e Veliajt
Prania e ministrit të Pushtetit Vendor Bledi Çuçi në mbledhjen parë të Këshillit Bashkiak të Tiranës është bërë mollë sherri mes këshilltarëve të majtë dhe atyre të djathtë dhe ka prishur ceremoninë e betimit të kryebashkiakut të ri, Erion Veliaj.
Mobiljet e reja të Kryetarit të Bashkisë. Veliaj ndryshon arredimin e Bashës, sjell kolltukë ngjyrë vishnje, të njëjtën ngjyrë me të cilën janë arreduar edhe sallat e Kryeministrisë
Mobiljet e reja të Kryetarit të Bashkisë duket sikur të të kujton dhe përrallën “Rrobat e reja të mbretit”. Në fakt kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të hyjë sot në zyrën e tij të rimobiluar. Para se të merrte detyrën, Veliaj është marrë vetë me arredimin e zyrës së kryetarit të Bashkisë, nga ku ai do të drejtojë për katër vitet e ardhshme kryeqytetin. Mësohet se puna ka nisur dy ditë më parë, ku zyrës së kryetarit të Bashkisë i është ndërruar krejtësisht pamja, shkruan “Panorama”.
Rikthehen netët e errësirës, nga veriu në jug pa energji elektrike. Dëmtohet sezoni turistik
Rikthehen netët e errësirës, por dhe ditët ku njerëzve u duhet të durojnë temperaturat e larta të këtij fundkorriku.Kjo nuk është ndonjë gjë e pazakontë për shqiptarët por gjithsesi vitet e fundit ishin mësuar me një sistem më të rregullt të furnizimit me energji dhe mungesa e saj tanimë shkakton alarm. Zona e Kinostudios në Tiranë ka qenë pa energji elektrike. “Lapsi.al” shkruan se ka mësuar që ndërpreja ka zgjatur për më shumë se 9 orë. Por kjo nuk ka qenë zona e vetme pa energji. Kufizime me orë të tëra ka pasur edhe në disa zona në veri të vendit.
Paga e re minimale, dy ministri i lënë “dopjo gjashtën” njëra-tjetrës. Bizneset të paqarta sa duhet të deklarojnë nga korriku
Paga e re minimale është një çështje ende në diskutim në Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Financave dhe nuk është vendosur ende nëse do ta ndryshojnë apo jo. Aktualisht paga minimale për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore është 22 mijë lekë. “Monitor” shkruan se pas pas vendimit të fundit të qeverisë për indeksimin e pensioneve me 1.4%, pritet që të vendoset edhe për pagën minimale për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, nëse ajo do të ndryshojë (rritet) apo do të mbetet njëlloj.
Disa sqarime nga Arben Ndoka pas raportit të DASH. Nga emigrimi tek duralumini dhe aludimet per një histori rozë mes Lulzim Bashës dhe Argita Berishes. Asnjë inat me Edi Ramën
Deputeti Arben Ndoka, e ka parë të arsyeshme të bëjë disa sqarime rreth të kaluarës së tij pas publikimit të raportit të DASH ku ai përmendet si një person që ka fituar mandatin e deputetit edhe pse ka qenë i dënuar për trafik të qënieve njerëzore.
Ndoka e quan aksident dënimin e tij nga gjykatat italiane për shfrytëzim prostitucioni dhe thotë se ai ka rënë viktimë e një kurthi, duke shpresuar se do ta pastrojë figurën e tij.
Çështja e Maqedonisë, ish-kryeministri Berisha mendon se Federalizimi jep një zgjidhje
Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, publikoi dje në profilin e vet në “Facebook”, një shkrim të gjatë lidhur me situatën në Maqedoni. Berisha bën një paraqitje të shkurtër historike, ku sjell edhe disa kujtime të vetat nga takime me zyrtarë amerikanë, si ish-sekretari i Shtetit, Igëllberger, apo me ish-presidentin francez Miteran. Po kështu Berisha vlerëson lart rolin e ish-presidentit maqedonas, Gligorov, për të shtuar se armiqësia e madhe që ushqen te fqinjët brishtësia e këtij shteti në rajon, cenon paqen.
Reforma në drejtësi, zbardhen disa propozime: “Prokurori të zgjidhet nga Presidenti me propozim të Këshillit të Prokurorisë”. Presidenti dhe m. i Drejtësisë, jo më pjesë e KLD-së
“Vizion Plus” ka zbardhur sot disa propozime që ekspertët kanë bërë në kuadër të reformës së sistemit të drejtësisë. Një propozim është për prokurorinë: “Sipas ekspertëve duhet ndërhyrë në kushtetutë për numrin një të organit të akuzës. “Ndryshimin e procesit të emërimit të Prokurorit të Përgjithshëm, duke i atribuar këshillit të prokurorisë të drejtën për t’i propozuar presidentit dy kandidatë të kualifikuar””, rëportn VP. Po kështu propozohet një ligj për Presidentin e Republikës, i cili bashkë me ministrin e Drejtësisë, mendohet të mos jetë më pjesë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Shqipëri-Serbi do të zhvillohet në “Elbasan Arena”
Ndeshja Shqipëri-Serbi, e vlefshme në kuadër të eliminatoreve për kampionatin Europian të Futbollit, do të luhet në “Elbasan Arena”. Lajmi përcillet nga “News24” që citon Federatën Shqiptare të Futbollit. Nuk jepen arsyet e ndryshimit të stadiumit, por më herët ishte bërë e ditur se pala shqiptare ka menduar të aplikojë disa kritere sigurie për shitjen e viletave, siç është kërkesa për kartë identiteti. Po kështu stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodrës, ku ishte parashikuar zhvillimi i ndeshjes, ka qenë në proces rehabilitimi gjatë këtyre kohëve.
Këmbimi valutor në Tiranë, shtohen agjencitë që aplikojnë komision deri në 8%
Në Tiranë ka nisur të përhapet praktika e këmbimit valutor kundrejt komisioneve. Prej disa vitesh, kanë qenë vetëm disa agjenci që e aplikonin këtë gjë, por së fundmi, siç raporton “Monitor”, kjo prirje është zgjeruar. Komisioni shkon deri në 8% për blerjen e valutës dhe nuk aplikohet në shitje nga agjencitë. Apeli për qytetarët është që të tregohen të vëmendshëm, pasi veprimi i kryer vështirë të kthehet, pasi ka patur jo pak raste deri edhe të përplasjeve. Disa agjenci së fundmi kanë nisur të afishojnë aplikimin e komisioneve.
