Lajme
Ish-drejtuesit e "Mjaft" bashkohen sërish. Arbër Mazniku kalon nënkryetar i Bashkisë së Tiranës me kërkesë të Veliajt dhe pëlqimin e Endri Fugës
Krahu i djathtë i Erion Veliajt në bashkinë e Tiranës me shumë gjasë do të jetë një nga bashkëpunëtorët e e tij më ngushtë në drejtimin e Lëvizjes "Mjaft". Bëhet fjalë për zv/ministrin aktual të Arsimit, Arbën Mazniku, i përfolur së fundmi për abuzime, të gjetura nga kontrolli i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Deputeti trafikant në raportin e DASH. PD publikoi dosjen e Arben Ndokës, nga PS nuk pati asnjë reagim. Përkundrazi Rama u shfaq me Ndokën edhe në fushatën e zgjedhjeve të 21 qershorit
I vetmi deputet i Shqipërisë i dënuar për trafik të qenieve njerëzore, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion është Arben Ndoka. Dosja e deputetit socialist të Lezhës u publikua më 12 korrik të vitit 2014 nga Partia Demokratike. Ai rezulton i dënuar me 7 vjet e 5 muaj burg nga gjykata e Romës, shkruan “lapsi.al”. Edhe pas publikimit të këtij skandali që i tregonte botë se në Parlamentin e Shqipërisë kishte hyrë një i dënuar për favorizim prostitucioni, nga Partia Socialiste nuk pati asnjë reagim.
Nevila Xhindi këshilla për kryebashkiakun e ri: Veliaj të mos veprojë si qeveria Rama në 2013, në Bashki do gjejë dy pasuri; asetet njerëzore dhe 110 projekte
Erion Veliaj do të marrë detyrën ditën e enjte me 30 korrik gjatë një ceremonie ku të pranishëm do të jenë edhe drejtuesit aktualë të Bashkisë. Ai do të gjejë në tryezën e tij të punës si Kryebashkiak projekte të lëna gati nga paraardhësi i tij Lulzim Basha. Në një intervistë për “Ora News”, nënkryetarja e Bashkisë Nevila Xhindi thotë se Veliaj do të gjejë dy pasuri në Bashkinë e Tiranës, njëra është asetet njerëzore, Drejtorët e Bashkisë së Tiranës do të jenë aty dhe thesari i dytë janë 110 projekte.
Gjashtë mujori i parë 2015 ngec tregtia, importet në rënie pas eksporteve
Pas eksporteve edhe importet kanë pësuar rënie për këtë vit. Importet janë tkurrur me 1.2% për 6 mujorin e parë të këtij viti, duke përshpejtuar ritmet e rënies. “Monitor” shkruan se e kombinuar kjo me rënien e eksporteve, ky është një tregues i ngadalësimit të aktivitetit të tregtisë në vend. Sipas të dhënave të INSTAT, importet në total për 6 mujorin e parë ishin 255 miliardë lekë, me një rënie prej 1.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Vuçiç konfirmon ardhjen në Shqipëri për ndeshjen me Serbinë. Tirana zyrtare kërkon shitjen e biletave me karta identiteti
Kryeministri Rama kërkoi dje nga drejtuesit e lartë të shtetit që merren me sigurinë në vend që të marrin masat për sigurinë gjatë ndeshjes, ShqipëriSerbi. Ndeshja e kthimit ShqipëriSerbi pritet të zhvillohet më 8 tetor, por Rama mblodhi në zyrën e tij, kreun e SHISH, Visho Ajazi Lika, ministren e mbrojtjes, Mimi Kodheli, ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri si dhe kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka. Në takim, është diskutuar pikërisht për masat e sigurisë që do të ndërmerren gjatë ndeshjes ShqipëriSerbi që luhet më 8 tetor.
Kishte ndodhur në 97-ën, ndodh edhe tani: Ish ministrisë së Kulturës i grabisin dyert, prizat, llampat…
Për herë të fundit ka ndodhur ne vitin 1997 me objektet shtetërore që ishin mall pa zot. Ka ndodhur sërish së fundmi me godinën e ish-Ministrisë së Kulturës në Tiranë, në rrugën e Kavajës pranë Lidhjes së Shkrimtarëve. Burime nga policia bëjnë me dije se persona të paidentifikuar kanë vjedhur dyert e brendshme dhe prizat elektrike të mjediseve të brendshme të ndërtesës. Nuk dihet nëse ndërtesa roje dhe çfarë statusi ka aktualisht, por vandalizmi i shpenguar është mjaft domethënës. Nuk dihet gjithashtu nëse për ngjarjen ka lajmëruar dikush apo është denoncuar në policinë dixhitale.
Ish guvernatori Fullani njihet zyrtarisht me akuzën. Më në fund, pas 5 vitesh prokuroria vëren diçka që nuk shkon me shit-blerjen e hotel Dajtit
U desh një vit nga nisja e skandalit të vjedhjes së bankës dhe që solli largimin e tij nga kreu i BSH, që ish guvernatori i Bankës së Shqipërisë Adrian Fullani të vihej zyrtarisht nën akuzë për shpërdorim detyre. Fullani është njohur me akuzën ndaj tij rreth orë 16:00 në zyrën e prokurorit Ndini Tavani në praninë e avokatit të tij Maks Haxhia. Hetimet për Fullanin u mbyllën një vit pas skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve në Thesarin e Bankës si dhe verifikimit të tenderit të blerjes së Hotel Dajtit dhe tenderave të qirasë për objekte të marra në shfrytëzim nga BSH.
Nga vjeshta, qeveria do bëjë ligj të ri për lënien jashtë politikës të personave me precedentë kriminalë. Dmth, deri tani nuk kishte ç’tu bënte, se s’kish ligj?!
Ngjan me një stil kinez komunikimi politik, kur për çështje djegëse qeveria flet përmes zv.ministrave. Kështu, raporti i Departamentit të Shtetit që flet për një deputet shqiptar me të kaluar të verifikuar kriminale, për të cilën edhe është dënuar, është “zbërthyer” nga mediat online me një emër faktikisht të përmendur: Deputetin e Lezhës për PS-në, Arben Ndoka, i cili në shtator 2005 është liruar nga burgu i Shënkollit pas dënimit për akuzat e trafikimit për prostitucion.
Uji i Vlorës (dhe qyteteve të tjera). Arsyetimi i zyrtarëve: Ujë ka plot, por e shpërdorojnë qytetarët…
Pas problemeve të Tiranës, është shndërruar në çështje mungesa e ujit në Vlorë, sidomos në këto temperatura të larta dhe në sezon turistik. Drejtoresha e ujësjellësit, Varvara Gjika ka thënë se qytetarët janë edhe shpërdoruesit më të mëdhenj të ujit të pijshëm. Shqetësim tjetër që ngre drejtoresha e ujësjellësit është mosarkëtimi i të ardhurave sipas planit. “Sasia e ujit që vjen në qytet është e madhe dhe mund të shërbejë për furnizimin e dy qyteteve sa Vlora. Por ne kemi shumë shpërdorim të ujit të pijshëm.
inuku thjesht...NUK
Gazetari i gazetës “Tema” Bledi Mane denoncon raste të reja të ndërtimit pa leje, tashmë në Përmet. Ndërrimi i pushtetit duket si i ka lënë rrugë të lirë betonomanisë që selitet e rritet me heshtjen e plotë të INUK dhe Ministrisë së Brendshme. Më poshtë denoncimi i gazetarit:
