Lajme
Mediat serbe paralajmërojnë skenare të errëta, sulme terroriste në rajonet kufitare të Maqedonisë
Mediat serbe po vazhdojnë të paralajmërojnë skenare të ndryshme të errëta në Maqedoni. Sipas agjensisë së lajmeve “Ina”, portali serb “Telegraf” paralajmëron për incidente të tjera apo siç i quan sulme terroriste në rajonet kufitare në pjesën veriore dhe perëndimore të Maqedonisë. Këto paralajmërime vijnë gjoja të bazuara në informacione të shërbimeve sekrete serbe. Megjithatë “INA” raporton se MPB në Maqedoni nuk ka komentuar këto informacione. Ditë më parë kjo ministri theksoi se ka shtuar masat e sigurisë.
I nxehti afrikan i Tiranës shoqërohet me mungesën e ujit të pijshëm. Ndërprerja e energjisë në stacionin e Qafë-Mollës, do nxjerrë nga funksioni stacionin e pompimit
Tmerr në ditët e të nxehtit afrikan. Megjithatë temperaturat e larta në Tiranë nuk do të jenë shqetësimi më i madh për kryeqytetasit, por mungesa e ujit të pijshëm. Prej ditësh situata e furnizimit me ujë paraqitet problematikë në disa zona të Tiranës, por për 24 orë mungesën e ujit të pijshëm do të vuajë gjysma e qytetit. Qytetarët tashmë duhet të marrin masa që të paktën për 24 orët e ardhshme të sigurojnë ujin e pijshëm.
Kosova nuk i shpëton modelit shqiptar, mbingarkon administratën shtetërore me staf partiak
Paga mesatare në administratën shtetërore në Kosovë arrin në 429 euro, ndërsa në sektorin privat 349 euro. Kjo është dhe një nga arësuet pse të gjithë synojnë të punojnë në shtet. “Radion Evropa e Lirë” thotë se me gjithë faktin se shkalla e papunësisë në Kosovë mbetet më e larta në rajon, disa organizata joqeveritare pohojnë se institucionet shtetërore kanë numër të madh të të punësuarve, madje pa pasur nevojë. Në një hulumtim të publikuar ditë më parë nga Instituti për Studime të Avancuara “GAP”, thuhet se qeveria aktuale ka shtuar numrin e ministrive, nga 19 në 21.
Opozita paralajmëron dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të ligjit të pronave
Kryerepublikani Fatamir Mediu deklaroi se qeveria Rama nuk po zgjidh çështjen e pronave, por po tenton të miratojë një reformë antikushtetuese. Ai paralajmëroi dërgimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuërese nëse projektligji miratohet me forcën e kartonave të mazhorancës në Kuvend shtatorin që vjen.
Artan Fuga: Refuzova 420 mijë euro nga privati, të hapen llogaritë për të parë sa pushtetarë kanë përfituar nga sistemi privat i arsimit të lartë
Artan Fuga fton të hapen llogaritë për të parë se sa pushtetare, politikanë, nepunesa shteti ose të afërm të tyre kanë përfituar nga sistemi privat i arsimit të lartë privat honorare, çmime, subvencione etj. Fuga, pedagog dhe shef i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në UT u është përgjigjur në faqen e tij në facebook, akuzave të lëshuara nga foltorja e Kuvendit kur u diskutua ligji për arsimit të lartë.
Zemërimi i Beogradit me Athinën, Kathimerini: Serbia nuk mund të na tregojë kur do e njohim Kosovën
Në një editorial të saj gazeta greke “Kathimerini” duke iu referuar turit ballkanin të ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias dhe reagimit të Beogradit për deklaratat e shefit të diplomacisë greke në Prishtinë thotë se Serbia nuk mund t’i imponojë Greqisë strategjinë e politikës së jashtme na rajon. “Ka ardhur koha që miqtë tanë serbë të kuptojnë se Greqia ka politikën e saj të jashtme me parakusht interesat e saj dhe paqen e stabilitetin në rajon. Me pak fjalë, kur dhe si do ta njohë Greqia Kosovën këtë e vendos Athina bazuar në interesat e saj dhe këtë nuk ia ndalon dot Beogradi.
Halimi flet për ndryshime kushtetuese, gjë që ka të bëjë me reformën në drejtësi: Nuk luftohet korrupsioni në drejtësi me thirrje jakobine
Ndryshime Kushtetuese për hir të reformës në drejtësi. “PD do dalë me paketë të plotë të amendimeve Kushtetuese që ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese në Këshillin e Lartë të Drejtësisë me qëllim që ky Këshill të jetë më eficent dhe i pavarur nga politika, me qëllimin që çështjen e procedimit disiplinor të mos e ketë vetëm ministri i drejtësisë, me alternativën kushtetuese që ministri i Drejtësisë dhe Presidenti i Republikës të mos jetë pjesë e këshillit të lartë të drejtësisë gjatë emërimit dhe shkarkimit të gjyqtarëve”.
Telefonata "bombë" e Julian Sinanajt për News 24: Didi më ka kërkuar të mos flas për Ilia Karçinin. Skerdilajd Konomin e kanë vrarë njerëz që sot dalin në ekrane
Julian Sinanaj ka telefonuar në News 24 nga numri 04 42 07 041 i Spitalit të Burgut në Tiranë, duke rrëfyer prapaskenat që lidhen me atentatin e përgatitur nga Ilia Karçini për Pirro Baren dhe vrasjen mafioze të Skerdilajd Konomit. Megjithëse biseda e tij është ndërprerë nga gardianët e Spitalit të Burgut ai ka arritur të tregojë disa detaje që duket se hapin një cikël të ri implikimesh të ish-drejtuesve të policisë dhe njërëzve të politikës në disa nga ngjarjet më kriminale në vend.
“Planifikim kaotik i turizmit”. Enver Mehmeti i Shoqatës së Turizmit thotë se qeveria nuk ka mbajtur premtimet për ta mbështetur këtë sektor
“Mungesa e ligjit për sektori e turizmit ka sjellë situatë kaotike në zhvillimin e tij dhe ineficiencë në zbatimin e politikave ekonomike”. Kështu është shprehur për “Tv Scan” kreu i Shoqatës Shqiptare të Turizmit, Enver Mehmeti. Sipas tij, ligji duhet të jetë i zbatueshëm dhe të përcaktojë qartë prioritetet ku do të mbështetet për zhvillimin e turizmit. Përveç mungesës së një ligji, Mehmeti thotë se, sektori po penalizohet edhe nga fakti se qeveria nuk ka mbajtur premtimet në sektor.
Apeli i ambasadorit Hoffmann: Azilantët shqiptarë, 6 mijë kërkesa vetëm në qershor. Azil për arsye ekonomike nuk ka, të gjithë do kthehen
Gjermania do të kthejë të gjithë shqiptarët që kanë kërkuar të qëndrojnë si azilant. Ministria e Punëve të Brendshme dhe pala gjermane, kanë intesifikuar përpjekjet në luftën kundër migracionit të paligjshëm. Zv/ministrja e Brendshme Elona Gjebrea dhe Ambasadori gjerman në Tiranë Hellmut Hoffmann inspektuan, pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, ku kanë nisur punën për përpunimin e shtetasve që udhëtojnë jashtë Shqipërisë, efektivë nga Policia kufitare shqiptare dhe Policia Federale.
