Lajme

Si u bë Shqipëria parajsa e bizneseve greke deri në 2010-n. “Dështimi” me Bankën së Kursimeve ka ulur ekspozimin ndaj krizës

Postuar në 11 Korrik, 2015 01:16

Pas viteve ’90, kompanitë greke ia dolën në Shqipëri të investojnë në pika mjaft fitimprurëse, ku më kryesoret janë bankat dhe telekomunikacionet. Sipas ‘Monitor” një drejtues i një banke greke thoshte dikur që Shqipëria është një minierë floriri. Kjo strategji në fakt u ndoq në gjithë rajonin. Nëpërmjet blerjes së ndërmarrjeve publike në vendet e Ballkanit Perëndimor të porsadala nga regjimet totalitare, Greqia synonte të kishte në zotërim një rrjet rajonal bankash, telekomunikacionesh dhe një lidhje infrastrukturore, ku të shiste mallrat e veta në tregjet thuajse të virgjëra të rajonit.

Merkel në mes të “Thanasit” dhe “Hansit”

Postuar në 10 Korrik, 2015 16:33

Në një analizë të rrjetit televiziv CNN, theksohet se Kancelarja gjermane Merkel rrezikon një votë mosbesimi në Bundestag (parlamentin gjerman), në qoftë se bie dakord me propozimin për tí dhënë Greqisë borxhe të reja. Deri më sot, “Hansi” mesatar gjerman u ka dhënë 700 euro borxh “Thanasëve” grekë.

Gjenerali Danford: Rusia, kërcënimi më i madh për SHBA, duhet t’i ofrojmë ndihmë Ukrainës

Postuar në 10 Korrik, 2015 15:19

Gjenerali  amerikan Xhozef Danford, i cili parashikohet të marrë detyrën e shefit të Shtatmadhorisë në Pentagon tha se Rusia paraqet kërcënimin më të madh për sigurinë e Shteteve të Bashkuara.  “Nëse doni të flisni për një vend që mund të paraqesë një kërcënim të qenësishëm për Shtetet e Bashkuara, dua të them, Rusia”. Disa ligjvënës amerikan kanë apeluar për t’i garantuar ndihmë me armë qeverisë Ukrainës, një lëvizje që gjenerali Danford e quajti të arsyeshme. “Pa këtë lloj ndihme, ata nuk janë në gjendje të mbrojnë veten kundër agresionit rus-tha ai”.

Dështon për të disatën herë afati për mbylljen e punimeve në rrugën Tiranë – Elbasan, pak shpresë se rruga do të përfundojë në fund të këtij viti

Postuar në 10 Korrik, 2015 12:47

Mbeten të paralizuara punimet për segmentin e ri të rrugës që lidh Tiranën me Elbasanin, raporton “Tv Klan”. Përveç zvarritjes nga ana e firmës kontraktorë që po kryen punimet, fati i këtij segmenti, nga rreth rrotullimi i TEG deri në hyrje të tunelit Elbasan ka mbetur në udhëkryq pas dorëheqjes së Drejtores së Njësisë së Menaxhimit të këtij projekti dhe mos zëvendësimit me një tjetër person.

Vdes aktori Omar Sharif

Postuar në 10 Korrik, 2015 11:52

Ka vdekur në moshën 83 vjeçare aktori i njohur, Omar Sharif. Ai vuante nga Alzheimer dhe siç njofton agjenti i tij, dje ka pësuar edhe një goditje në zemër. Sharif, i lindur, Michel Chalhoub në Aleksandri të Egjiptit, më 10 prill 1932, ai mori famë ndërkombëtare me dy rolet e veta në filmat “Lorenci i Arabisë” dhe “Doktor Zhivago”. Sharif luajti edhe në role të tjerë filmash epikë si “Che” dhe në filmin kushtuar Genghis Khan. Ai ka fituar disa çmime, përfshirë një nominim për“Oscar” për rolin e tij në filmin “Lorenci i Arabisë”.
s.z

Akuzat për korrupsion, KLD pezullon dy gjyqtarë, një në Sarandë dhe një në Lezhë

Postuar në 10 Korrik, 2015 11:29

Këshill i Lartë i Drejtësisë ka pezulluar nga detyra dy gjyqtaret, për te cilët prokuroria ka nisur procedimin penal dhe madje ka vendosur masën arrest me burg. Rasim Doda në Gjykatën e Sarandës dhe Parashqevi Ademi ne Gjykatën e Lezhës, akuzohen për korrupsion. Vendimi është marre ne mbledhjen e se premtes pas kërkesës se prokurorisë. KLD ka propozuar tre gjyqtaret Daniela Shirja,  Miliana Muça dhe Bib Ndreca për ne Gjykatën e Shkalles se Pare për krime te renda, si dhe disa delegime gjyqtaresh.

Qeveria ka nevojë për para. Nxjerr në shitje INSIG, kompaninë publike të sigurimeve

Postuar në 10 Korrik, 2015 11:14

Qeveria nxjerr në shitje kompaninë publike INSIG. Kjo kompani do të privatizohet përmes një tenderi të hapur. Qeveria ka miratuar propozimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, sipas të cilit shoqëria financiare do të shitet në masën 100 për qind. Një vendim i Këshillit të Ministrave ka përcaktuar edhe kriteret e vlerësimit të ofertave. Sipas formulës, peshën më të madhe të pikëve, prej 80 për qind, do ta ketë çmimi i ofruar, ndërsa plani i biznesit dhe cilësia e blerësit do të kenë respektivisht nga 10 pikë.

Politika justifikon ditën e punës me 3 pikët kundër Serbisë. Sugjeron të ecim përpara!

Postuar në 10 Korrik, 2015 11:04

Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit ishte argumenti i ditës në kafene, zyra, pika bastesh sportive apo kudo tjetër ku Shqipëria gdhiu një ditë pa Merkelin dhe ngjarjet që përcillen njëkohësisht në lidhje direkte dhe ku dominojnë raportimet nga bëmat e politikës. Entuziazmi që mbërtheu mediat dhe opinionin për një vendim të drejtë të Gjykatës së Lozanës u festua me shampanjë dhe gota kristali në Federatën Shqiptare të Futbollit si dhe u komentua gjerësisht në rrjete sociale dhe ambjente publike.

Radikalizmi fetar dhe shoqëria shqiptare, Komuniteti Mysliman dënon çdo akt terrorist që maskohet pas simbolikave të fesë

Postuar në 10 Korrik, 2015 08:21

Përfaqësues fetarë, diplomatikë, studiues dhe qeveritarë morën sot pjesë në konferencën mbi radikalizmin fetar dhe ekstremizmin e dhunshëm, ku u diskutua për të forcuar bashkëpunimin përballë këtyre dukurive jo të lehta për t'u trajtuar. Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, i kërkoi qeverisë që të analizojë me kujdes anketat dhe studimet e shoqërisë civile mbi këto dukuri, sepse ata qëndrojnë më pranë njerëzve. Komuniteti Musliman shqiptar ka dënuar çdo akt terrorist, i cili maskohet prapa simbolikave fetare.

Debat në Twitter/ Vuçiç thotë se serbët do të fitojnë në zemër të Tiranës. Kundërpërgjigjet Rama: Mos fol sikur varet fitorja nga ty, e meqë ra fjalë, ndeshja do të luhet në Shkodër

Postuar në 10 Korrik, 2015 08:06

Pas dhënies së tre pikëve Shqipërisë për ndeshjen e Beogradit, reagimet kanë qenë të shumta. Menjëherë pas lajmit reagoi kryeministri Rama “Supeeeer! Ja ç”dmth drejtesi europiane! 3 pike per Kombetaren Kuqezi ne Beograd!!!”. Por atij iu kundërpërgjigj homologu serb në Twitter. “Ne do të fitojmë në zemër të Tiranës dhe pa pasur nevojë për dronë”, shkruante Vuçiç në Twitter. Rama iu kundërpërgjigj pas disa minutash. “Do ta duartrokasim së bashku fituesin miku im dhe mos fol sikur varet fitorja nga ty”, i shkruan Rama.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme