Lajme

Parlamenti shqiptar zbulon “Hitlerin e ri”. Më saktë Berisha cilëson kështu Vladimir Putinin e Rusisë. Deputetët i mbajnë iso

Postuar në 09 Korrik, 2015 08:59

Sot Parlamenti shqiptar ka mbajtur një minutë heshtje për viktimat e masakrës së Srebrenicës. Propozimi ka ardhur nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në fjalën e tij kujtoi këtë ngjarje. Më tej Berisha, që ka qenë edhe president i Shqipërisë, foli për votën e Rusisë kundër rezolutës së propozuar në OKB nga ShBA, e cila cilësonte Srebrenicën genocid. Nuk dihet për ç’arsye Berisha e ka quajtur Vladimir Putinin, presidentin e Rusisë, “Hitleri i ri”. Para disa vitesh kështu quajti Berisha edhe presidentin e Iranit, Ahmedinexhad, një vend me të cilin Shqipëria ka marrëdhënie diplomatike.

Për një parlament zonjash dhe zotërinjsh dhe jo një parlament të padronëve dhe ushtarëve të krimit

Postuar në 09 Korrik, 2015 07:08

“Panorama” boton sot një opinion të Romeo Gurakuqit, i cili trajton kushtet politiko-institucionale të Shqipërisë në kontekstin e një vizite si ajo e kancelares, Angela Merkel. Përveç aspekteve të tjera, në lëmin institucional dhe konstitucional, shqetësimi i Gurakuqit përmblidhet në dy aspekte: depërtimi i krimit në Parlament dhe paaftësia për të krijuar atë që ai e quan elitë parlamentare dhe profilizimi krahinarist i institucioneve përmes një reforme si ajo administrative. “Shqipëria nuk po arrin të krijojë një parlament të zonjave dhe zotërinjve të Shqipërisë.

ILDKPKI padit 17 zyrtarë dhe nëpunës për mosdeklarim pasurie

Postuar në 09 Korrik, 2015 06:21

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka paditur penalisht 17 zyrtarë dhe nëpunës. Shkak për kallëzimin është mosdeklarim pasurie dhe ndaj të gjithëve janë marrë edhe masa administrative.
Të kallëzuarit janë:

Reforma në drejtësi, debate për KLD-në dhe Gjykatën e Lartë

Postuar në 09 Korrik, 2015 06:12

Seanca e kësaj të enjteje e Kuvendit të Shqipërisë ka nisur me një debat mbi reformën në drejtësi, e rekomanduar qartë një ditë më parë nga kancelarja Angela Merkel, si jetike për integrimin e vendit në BE. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi ka vlerësuar vullnetin e shprehur nga opozita për t’iu bashkuar komisionit të posaçëm. “Jeni të mirëpritur t’i bashkoheni komisionit të reformës në drejtësi”, ka thënë Ruçi duke iu drejtuar deputetëve të opozitës.

Ngjela shpreh bindjen se Basha “hodhi PD-në në humnerë”: Nuk ringrihet për 15 vjet, duhet drejtues i ri

Postuar në 09 Korrik, 2015 03:31

Spartak Ngjela ka komentuar situatën e Partisë Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve lokale. Avokat Ngjela ka pohuar se PD është në krizë të rëndë drejtimi, duke shtuar se Basha e çoi partinë më të madhe të opozitës në humnerë. “Sot” shkruan se Ngjela ka dhënë alarmin se PD ka nevojë për ridrejtim, pasi me këtë përqindje votash që mori në 21 qershor, nuk do të vijë në pushtet për 15 vjet. “Partia Demokratike ka nevojë për ridrejtim. PD ka qenë përballë kësaj fatkeqësie.

Merkel vlerësoi Beogradin për gadishmërinë që bën të mundur kompromisin me Prishtinën

Postuar në 09 Korrik, 2015 03:05

Pas Tiranës, Beogradi ishte ndalesa e dyte e turneut te kancelares gjermane Merkel, ne Ballkanin Perëndimor. Ne aeroportin e kryeqytetit serb e priti kryeministri Aleksandër Vuçiç. Përpara Pallatit te Drejtësisë u zhvillua ceremonia shtetërore, ku u luajtën dy himnet kombëtare. Me pas, takimi mes saj dhe shefit te qeverise serbe, i pasuar nga një konference për shtyp. Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës ishte çështja kryesore e bisedimeve, ku kancelarja vlerësoi gatishmërinë e Beogradit për të bërë kompromis me Prishtinën.

Xhafaj shpërthen në kritika ndaj qeverisë: Po bëhet korrupsion me ligj, pikërisht për koncensionin e HEC-­ve

Postuar në 09 Korrik, 2015 02:27

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj, që është dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, ka shpërthyer dje në kritika ndaj projektligjit të qeverisë: “Për koncesionet dhe partneritetin publik dhe privat”. Ai tha se po bëhet korrupsion me ligj. Sipas “Panoramës” Xhafaj ka deklaruar dje se ligji lë shkak për abuzime dhe korrupsion, duke thënë se nëpunësit e lartë të ministrive bëjnë pazare ditë e natë me koncesionet. “Unë jam ligjvënës dhe kam drejtë ta them, historia e hidrocentraleve ka qenë një histori korrupsioni në këtë vend dhe vazhdon të jetë një histori korrupsioni.

Kriza greke, infektimi i 6-të shteteve ballkanike ku përfshihet dhe Shqipëria. Pasojat mbi rritjen ekonomike

Postuar në 09 Korrik, 2015 00:05

Miliona njerëz në Serbi, Shqipëri, Bullgari, Maqedoni dhe Rumani kanë depozitat e tyre në filialet e bankave greke në vendet e tyre, duke vënë Ballkanin në vijën e frontit ndaj krizës greke, shkruan “Associated Press” në një speciale rajonale. Edhe pse bllokimi i pagesave kesh nuk është shtrirë në bankat greke në Ballkan, depozitat mund të jenë në rrezik në rast të kolapsit të bankave mëmë. Për të qenë më të sigurt, shumë shtete të Ballkanit kanë parandaluar dërgimin e fondeve tek bankat mëmë.

Rruga e projekteve me beton nga kinema “17 Nëntori” te hyrja e Parkut të Liqenit

Postuar në 08 Korrik, 2015 17:05

Shtyrja e shpalljes së fituesit për hyrjen e Parkut të Liqenit Artificial u lexua më së shumti si tërheqje taktike e qeverisë për të zbutur reagimin e publikut që duhet thënë se e priti jo mirë konkursin ndërkombëtar të prezantuar nga vetë kryeministri. Një lëvizje e ngjashme me atë të bashkisë së Tiranës për konçesionin e parkimeve me ndryshimin e vetëm se projekti i Hyrjes së Liqenit Artificial ndonëse lidhet infratstrukturën e kryeqytetetit nuk u prit që të diskutohej dhe më pas miratohej në Këshillin Bashkiak.

Riçard Hollbruke "ndalon" në Fier. Asnjë përfaqësues nga ambasada e SHBA...!

Postuar në 08 Korrik, 2015 13:20

Para se të lerë edhe zyrtarisht detyrën e kryebashkiakut të Fierit që e mbajti për  3 mandate, Baftjar Zeqo vendosi të bëjë edhe një inaugurim të fundit. Me iniciativë të një shoqate joqeveritare dhe me mbështetjen e Bashkisë së Fierit në një nga sheshet në dalje të Fierit u vu busti i ish-diplomatit amerikan Riçard Hollbruke. Vendosja e bustit u vu me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme