Lajme

Arrestohet Sokol Mjacaj, autori që dyshohet se vrau dy turistët çekë

Postuar në 05 Korrik, 2015 09:00

Ka përfunduar në prangat e policisë Sokol Mjacaj, autori i dyshuar i vrasjes së dy turistëve çekë në Prekal të Dukagjinit mbrëmjen e 3 korrikut. Mjacaj u kap gjatë tentativës për t'u larguar, 200 metra larg shkollës 9-vjeçare në zonën e Grudës së Re. Në operacionin për kapjen e tij u përfshinë 350 forca nga Policia e Shtetit, ajo e Shkodrës, forcat RENEA, FNSH dhe struktura të tjera të specializuara. Operacioni i policisë u drejtua nga Altin Qato dhe Ardian Çipa.

Marrëveshja FRD-PS, Topi: Mund të shtrihet edhe në betejat e tjera elektorale, PD mungon me oferta

Postuar në 05 Korrik, 2015 07:22

Topi është afruar më shumë me Ramën. Padyshim dhe oreksi është bërë më i madh. Njëherë për një herë Fryma e Re Demokratike, është rreshtuar në koalicionin e majtë vetëm për administrimin e pushtetit vendor, ku pritet që për Tiranën të ketë dhe një nënkryetar të Bashkisë. Por ky  bashkëpunim sipas Kryetarit Bamir Topi, mund të shtrihet dhe në betejat e tjera elektorale, në mungesë të një ofertë nga Partia Demokratike. “Në mungesën e një bashkëpunimi, të një oferte, sigurisht që njerëzit që bëjnë pjesë në një parti politike nuk mund të qëndrojnë jashtë kompeticioneve politike.

Artan Fuga i përgjigjet Ramës për arsimin e lartë: Po e shkatërron politika, universitetet private përdoren për fushata elektorale

Postuar në 05 Korrik, 2015 05:40

Pasi kryeministri Rama deklaroi publikisht se ligji i ri për arsimin e lartë nuk nënkupton që paratë e universiteteve publike të shkojnë për universitetet private, Prof. Artan Fuga, ka reaguar në rrjetin social facebook. Ai thotë se arsimi e lartë po e shkatërron politika dhe se ajo është përgjegjëse për gjithçka. Fuga është një ndër kundërshtarët e ligjit të ri për arsimin e lartë, pasi e sheh si shkatërrim të universiteteve publike dhe favorizim të privatëve.

Update/Vrasja e turistëve në Dukagjin, autori një 20-vjeçar nga zona e Dukagjinit. Donte t’u merrte fuoristradën dy çekëve

Postuar në 05 Korrik, 2015 05:15

Policia e Shkodrës  thotë se ka zbardhur ngjarjen makabre të së premtes në Dukagjin ku mbetën të vrarë dy turistët çekë. Sipas saj nga hetimet rezulton se autor i krimit të dyfishtë është një 20 vjeçari Sokol Mjacaj nga zona e Dukagjinit në Shkodër, i cili ka dashur t’u marrë fuoristradën dy turistëve çekë.

Greqia në referendum. Cipras: Demokracia do ta mundë frikën, hapim një rrugë të re për popujt e Europës

Postuar në 05 Korrik, 2015 03:20

E diela e sotme është vendimtare për grekët që u janë drejtuar kutive të votimit për të vendosur me referendum nëse do të pranojnë ose jo masat shtrënguese të kreditorëve. Një ditë deçizive si për grekët ashtu edhe për qeverinë dhe kryeministrin Aleksis Cipas që dha mesazhin e tij pasi hodhi votën kundër planit të kreditorëve. “Sot është një ditë feste, jam i sigurt se nga nesër do të kemi hapur një rrugë të re për popujt e Europës. Kur demokracia mund frikën vjen dhe shpëtimi. Qytetarët dërgojnë sot një mesazh bashkimi, dinjiteti dhe vendosmërie për zgjedhjen që ata kanë vetë në dorë.

Rritet për herë të katërt radhazi çmimi i karburanteve, shtrenjtohet 17% që nga janari. Ndërkohë javën e fundit çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka rënë

Postuar në 05 Korrik, 2015 01:28

Çmimi i karburanteve ka shënuar një tjetër rritje gjatë dy ditëve të fundit me rreth 3 lekë për litër, për të arritur në 184-185 lekë për litër nafta dhe 185-186 lekë për litër benzina, duke iu afruar me shpejtësi nivelit të janarit 2014, kur ai arriti rekordin prej rreth 190 lekë për litër, raporton “Monitor”. Kjo është rritja e katërt radhazi që nga shkurti i këtij viti, pasi çmimet zbritën deri në 158 lekë për litër, si rrjedhojë e rënies së tyre në tregjet ndërkombëtare deri në 42 dollarë për fuçi nga njëra anë dhe presionit publik nga ana tjetër.

Kryeministria ndërhyrje moderne në fasadën e projektit të 1930-ës. Ministria e Kulturës jep lejen pasi kishin filluar punimet

Postuar në 05 Korrik, 2015 00:44

A mund të cilësohet kjo dhe si arroganca e shtetit në qendër të kryeqytetit? Tanimë që është bërë fakt i kryer, po. Godina e Kryeministrisë do të pësojë ndryshime në fasadën e saj. Edhe pse është monument kulture i kategorisë së dytë, qeveria nuk është ndalur të bëjë atë që i pëlqen. “Gazeta Shqiptare” raporton se punimet për ndryshimet kanë filluar ditë më parë, ndërsa projekti ka kaluar në Këshillin Kombëtar të Restaurimit pranë Ministrisë së Kulturës, vetëm ditën e premte, datë 3 korrik. Në fasadën e saj, me pamje nga bulevardi, do të ndërtohet një strehë e gjerë, e mbushur me drita.

Topalli kritika opozitës: PD-ja duhet të ishte më koherente gjatë dy viteve të fundit

Postuar në 04 Korrik, 2015 12:08

Jozefina Topalli,  ish-kryetarja e parlamentit, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” shprehet se standartet zgjedhore më 21 qershor u cënuan rëndë. “Opozita duhet të jetë më e besueshme dhe të bëjë diferencën me koalicionin e majtë”. Ish-kryetarja e parlamentit, dhe ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli e cila dha dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet e 2013, analizon në një intervistë për Zërin e Amerikës, votën e 21 qershorit. Sipas saj, në zgjedhjet për pushtetin lokal, të cilat u humbën thellë nga e djathta, u cënuan rëndë standartet.

Pikëllim facebooku

Postuar në 04 Korrik, 2015 11:41

Një situatë e përzishme ka mbushur rrjetet sociale. Qaramane, e trishtë e disi qesharake. Komentues të përhershëm dhe të tjerë që shkruajnë më rrallë po publikojnë shënime të njëpasnjëshme rreth tragjedisë më të fundit të shqiptarëve me të huajt. Dy turistë çekë gjetën vdekjen në një zonë të thellë të veriut të vendit dhe  politikanë por dhe njerëz të tjetër publikë nga Tirana, prej shtëpive të tyre komode apo në ndonjë rast dhe nga zyrat me ajër të kondicionuar,  lëshuan nga pak rreshta në facebook. “M'vjen kaq turp për barbarinë e djeshme (të përsëritur)... Kaq shume turp! Derra!

Bashkia e Tiranës, Rama i premton Topit nënkryetarin dhe tri njësi. Në “luftë” për poste dhe LSI e PDIU

Postuar në 04 Korrik, 2015 10:06

Nisin ethet e ndarjes së posteve për Baskinë e Tiranës. Gazeta “Sot” shkruan se pas festës së fitoreve dhe urimeve formale, në koalicionin e Aleancës për Shqipërinë Evropiane, kanë nisur pretendimet e para për postet në bazë të rezultatit të zgjedhjeve. Këto zgjedhje konfirmuan Partinë Socialiste si subjektin më të madh në vend, Lëvizjen Socialiste partinë e dytë më të madhe në koalicionin fitues si dhe PDIU-në e çamëve partinë e tretë më të madhe brenda aleancës.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme