Basha: Mediu është keqkuptuar. Nuk ka flirt me LSI-në, aleanca jonë është me shqiptarët

Postuar në 14 Korrik, 2015 04:27

Basha u ka dhënë përgjigje zërave brenda opozitës për një afrim të mundshëm të Partisë Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Pas takimit që pati me presidentin e Parlamentit Europian Martin Schulz, Basha shpjegoi deklaratat e kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu për flirt të Partisë Demokratike me LSI-në e Ilir Metës. Basha  tha se opozita nuk është e interesuar t’i hipë pushtetit me ndihmën e LSI-së, por nga aleanca me qytetarët. “Ju do ta keni keqkuptuar. PD nuk bën zgjidhje mes dy të këqijave, por ka zgjedhur të jetë në krah të shqiptarëve për të luftuar çdo të keqe. PD dhe demokratët nuk kanë interes t’I hipin kalit të pushtetit, por ka interesin e qytetarëve. Aleanca jonë është vetëm me shqiptarët”-ka theksuar Basha.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.