Kotzias viziton Prishtinën, Vuçiç nesër me shqiptarët e Preshevës. A po ndryshon për mirë klima politike e rajonit?

Dy vizita domethënëse dëshmojnë një tendencë për ndryshimin e klimës politike në rajon.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikolaos Kotzias, me të cilin është biseduar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve ndërmjet dy vendeve.
Kotzias, theksoi përkrahjen e Greqisë për proceset e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë ato të sigurisë, duke shprehur bindjen se këto procese do t’i shërbejnë stabilitetit në rajon, njofton Express. Ndërkaq, Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të vizitojë komunat e Preshevës dhe Bujanocit ditën e nesërme. Edhe pse një “vizitë e brendshme”, kjo është hera e parë që një zyrtar i lartë serb viziton shqiptarët e kësaj zone. Presidenti serb, Tomisllav Nikoliç ka qenë dy herë në këtë zonë, por është takuar me përfaqësues të ushtrisë dhe me serbët, por asnjëherë me shqiptarët. Lajmi është bërë publik nga agjencia “Presheva jonë”, sipas të cilës Vuçiq do të vizitojë edhe refugjatët nga Siria dhe më pas, në qytetin e Bujanocit do të ketë një takim me liderët serbë të kësaj zone.
a.k
Add new comment