Kolumbiani i drogës së Malit të Zi, seanca e parë në krimet e Rënda. Pamjet e para të Cesar Trianas

Postuar në 14 Korrik, 2015 09:46

Ngjarja e narkotrafikut që dyshohet se ka nxitur një zinxhir ngjarjesh të rënda në Tiranë, kapja e 250 kg kokainë në Bar të Malit të Zi, ka rinisur tashmë si çështje gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë. Me përkthyes dhe me praninë e dy të afërmve të tij nga Spanja, kolumbiani Cesar Augusto Triana doli për herë të para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Më 9 qershor të 2014-ës në policia bëri publik arrestimin e tij në Rinas. A1 Report jep pamjet e para të kolumbianit 37-vjeçar. Triana akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik narkotikësh kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, ndërsa vetë ai ka mohuar këtë akuzë duke kërkuar lirimin nëpërmjet avokatit Vladimir Meçi. Kreu i trupës gjykuese Sandër Simoni për shkak të sekretit hetimor dhe kërkesës së prokurores Elisabea Imeraj vendosi që procesi ndaj kolumbianit të zhvillohet nga sot pa praninë e kamerave dhe pamja e tij pas hekurave do të mbetet e tillë deri në dhënien e një vendimi përfundimtar nga Krimet e Rënda. Ngjarja e Barit është përmendur nga mediat si shkak i mundshëm që fsheh edhe arsyen e vrasjes së bankierit Santo.    

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.